Atentati/ Anëtari i KLP-së vizitë në spital Arjan Ndojës, zbulohet arsyeja

Tartar Bazaj anëtarit i KLP-së ka vizituar ditën e sotme në spital Prokurorin Arjan Ndoja. Bazaj do të shqyrtojë nëse duhet mbrojtje e përhershme fizike ndaj prokurorit.

Ndoja tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe ka dalë nga reaminacioni.

Atentati ndodhi pasditen e djeshme teksa prokurori Arjan Ndoja po udhëtonte me dy persona të tjerë në automjetin tip “Benz” të llojit fuoristradë me targa ‘AA 333 ZD’, pranë Mbikalimit të Shkozetit.

LEXO EDHE  50 infermierë të rinj tek “Shefqet Ndroqi”, Manastirliu paralajmëron ditë të vështira

Bashkë me Ndojën kanë mbetur të plagosur edhe dy personat e tjerë, shoferi i prokurorit, Andi Maloku 30 vjeç dhe Aleksandër Laho, i cili ishte pasagjer.

Laho njihet ndryshe edhe si Landi Muharremi dhe si “i tmerrshmi i Sukthit”. Deri më tani në polici është shoqëruar Julian Meçe, anëtari i Bandës së Durrësit, mik me Lul Berishën dhe Plarent Dervishaj, kunati i Lul Berishës.