• Kontakt
Monday, October 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

KQZ nis shqyrtimin për mandatin e Kajmakut të Vorës/ Ja çfarë deklaroi Rama…

10:17 : 01/11/2019
në AKTUALITET, POLITIKE

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të vendosë sot mbi mandatin e Kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku. Në KQZ po shqyrtohet kërkesa e Prokurorisë së Përgjithshme, e cila bazuar në ligjin për dekriminalizimin kërkon ndërprerjen e mandatit për të.

Mbledhja e KQZ-së është thirrur nga kryetari Klement Zguri dhe ka në rend dite vetëm një pikë: “Shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për funksionarin publik, z. Agim Ymer Kajmaku, me funksion kryetar i Bashkisë Vorë, Qarku Tiranë, në zbatim të ligjit nr.138/2015 ‘Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, thuhet në letrën e KQZ-së.

“Prokuroria shqiptare u vu në lëvizje pas denoncimit nga Partia Demokratike, e cila publikoi dokumente mbi arrestimin e zotit Kajmaku në Greqi, nën emrin Jorgo Toto dhe hetimin e nisur ndaj tij. Kryebashkiaku socialist mohoi në mënyrë të përsëritur akuzat e PD-së, duke këmbëngulur se nuk është arrestuar ndonjëherë në Greqi e duke folur për një ‘sulm politik’ ndaj tij. Por krahasimi i shenjave të gishtërinjve mes atyre të marra nga autoritetet greke në 2003 dhe atyre të zotit Kajmaku, vërtetuan se bëhej fjalë për të njëjtin person.

Vetëm pas kësaj, kryebashkiaku dorëzoi pranë autoriteteve vendimin e shtatorit të këtij viti të Gjykatës së Janinës, që e shpallte atë të pafajshëm, ndonëse më parë kishte mohuar çdo fakt që e lidhte atë me ngjarjen e ndodhur në janar të vitit 2003, kur ishte arrestuar në flagrancë, pasi kishte qenë në zotërim të kartëmonedhave false, ndërsa po tentonte të bënte një pagesë. Por kjo nuk e shpëton atë nga fakti se ai nuk e ka deklaruar arrestimin në Greqi në formularin e dekriminalizimit, gjë që sipas një vendimi të posaçëm të Parlamentit, çon në shkarkim të menjëhershëm nga detyra”, shkruan “Zëri i Amerikës”.

Kryeministri Edi Rama nuk ka reaguar ende lidhur me rastin Kajmaku, pasi prokuroria konfirmoi akuzat e ngritura më herët nga Partia Demokratike.

Lexo edhe:

Dështon mbledhja e Komisionit Rregullator të KQZ-së për zgjedhjet, mungojnë anëtarët e PD-së

Zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki, Celibashi: Kostoja e procesit llogaritet të jetë 306 mln lekë

Në kohën kur PD hodhi akuzat e para ndaj Kajmakut, Kryeministri Edi Rama u vu në mbrojtje të tij, pothuajse njëlloj si edhe në rastin e Valdrin Pjetrit, ish-kryebashkiakut të Shkodrës.

Gjithsesi në daljen e fundit publike, në një emision televiziv, Rama tha se kush kapet me gënjeshtër në formularin e dekriminalizimit, do të shkojë në burg.

“Ne do ta bëjmë tani ndryshe. Të mos regjistrohen më kandidatura, një ditë para se të fillojë fushata, por një muaj para se të nisë fushata dhe të verifikohet nga Prokuroria dhe Policia, dhe nëse dalin të dënuar, do të futen në burg”, tha Rama.

Kërkesa e Prokurorisë

Prokuroria e Përgjithshme konfirmon se Agim Kajmaku është i njëjti person me Jorgo Toton, ndaj të cilit, në Greqi, në Gjykatën e Janinës ka pasur një procedim penal për përdorim dhe shpërndarje të parave të falsifikuara.

Megjithatë, sipas organit të akuzës, nga hetimet e kryera rezulton se më datë 13.09.2019 ka një vendim pafajësie ndaj Kajmakut. Bazuar në vendimin e Prokurorisë së Përgjithshme të dërguar në KQZ, pafajësia e tij e bën që Kajmaku të mos jetë në kushtet e ndalimit të ushtrimit të detyrës së kryetarit të Bashkisë së Vorës.

“Subjekti deklarues Agim Ymer Kajmaku, me funksion kryetar i Bashkisë Vorë, nuk përfshihet në fushën e veprimit të nenit 2 të ligjit Nr. 138/2015 ‘Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose që ushtrojnë funksione publike’, thuhet në dokumentin e Prokurorisë. Por kryebashkiaku i ri i Vorës, i dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit, rrezikon të penalizohet për faktin se nuk ka deklaruar në formularin e vetëdeklarimit që ka qenë në hetim apo i arrestuar ndonjëherë. Subjekti Agim Kajmaku përfshihet në përcaktimet e pikës 3 germa ‘ç’, kreu III i vendimit nr. 17/2016 i Kuvendit të Shqipërisë”.

Etiketa: kajmakuKQZmandati

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dështon mbledhja e Komisionit Rregullator të KQZ-së për zgjedhjet, mungojnë anëtarët e PD-së

11:37 : 04/10/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki, Celibashi: Kostoja e procesit llogaritet të jetë 306 mln lekë

13:41 : 03/10/2025
AKTUALITET

Dekreti për bashkinë e Tiranës, Celibashi: Nuk i vëmë në diskutim vendimmarrjet e Presidentit

13:34 : 03/10/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki/ KQZ propozon datën 1 nëntor për çeljen e fushatës zgjedhore

14:45 : 02/10/2025
AKTUALITET

Veliaj e kundërshtoi, qeveria njofton KQZ-në për vendimin e shkarkimit

13:51 : 29/09/2025
AKTUALITET

Mandatin e mori “qyl” nga PD, por Mesilda Doda refuzon të jetë pjesë e grupit: Jam deputete e pavarur!

18:55 : 17/09/2025
Para

Gara diplomatike mes Ramës dhe Metës

TË GJITHA

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, Berisha: Kërkoj dënimin më të rreptë ligjor për ekzekutorin

17:27 : 06/10/2025

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, autori pranon krimin

17:17 : 06/10/2025

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, PD kërkon dorëheqjen e ministrit të Brendshëm dhe Drejtësisë

17:11 : 06/10/2025

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, reagon policia: U qëllua gjatë një procesi gjyqësor

17:04 : 06/10/2025

Vritet brenda Gjykatës së Apelit gjyqtari Astrit Kalaja, autori në proces per pronat

16:53 : 06/10/2025

Kush është autori i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja

16:39 : 06/10/2025

Vrasja me armë në Apelin e Tiranës,  të plagosur edhe dy persona të tjerë

16:26 : 06/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com