• Kontakt
Saturday, June 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Shefi i OKB: Të formohet qeveria e re e Kosovës dhe të rifillojë dialogu me Serbinë

13:26 : 31/10/2019
në RAJONI

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres tha se pauza e gjatë në dialogun Beograd-Prishtinë ndaloi përparimin drejt normalizimit të marrëdhënieve, gjë që hapi rrezikun e stabilitetit në këtë fushë.

Kriza e dialogut të ngrirë mes Kosovës dhe Serbisë ka kaluar dje një nivel më lart në skenën ndërkombëtare, teksa Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, në një prononcim të gjatë e të detajuar ka kërkuar shmangie të vonesave për dialogun. Duke kërkuar më shumë llogari nga Kosova sesa nga Serbia, Guteres tha se pauza e gjatë në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë ka ndaluar përparimin drejt normalizimit të marrëdhënieve, gjë që hapi rrezikun e destabilizimit. “Formimi i shpejtë i një qeverie të re të Kosovës pas zgjedhjeve, do të bëjë që dialogu me Beogradin të mund të rifillohet shpejt, si dhe të heqë çdo pengesë për vazhdimësinë e tij. Ndërtimi i besimit të opinionit te autoritetet në Kosovë kërkon forcimin e sundimit të ligjit dhe një gjyqësor të besueshëm, të pavarur dhe të paanshëm”, tha ai. Në një raport të ri tremujor mbi punën e UNMIK që do të diskutohet në Këshillin e Sigurimit të OKB, Guterres përshëndeti përpjekjet që synojnë të sigurojnë përfshirje më të madhe të segmenteve më të gjera të shoqërisë në proceset politike në Kosovë, duke shtuar se veçanërisht inkurajon gratë dhe të rinjtë që të përfshihen dhe të udhëheqin në qeverisjen demokratike të Kosovës.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së mirëpriti përpjekjet për të siguruar që viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë të kenë të drejtën e kompensimit, por tha se procesi i kompensimit për viktimat nuk ishte plotësisht përfshirës. Guterres u bëri thirrje të gjithë aktorëve përkatës që të mbrojnë trashëgiminë fetare të Kosovës dhe të sigurojnë që vendet e adhurimit të jenë të sigurta, në mënyrë që të gjitha komunitetet të praktikojnë besimin e tyre në paqe. Ai gjithashtu u bëri thirrje institucioneve të Kosovës dhe aktorëve ndërkombëtarë që të vazhdojnë mbështetjen dhe bashkëpunimin e tyre të plotë në përpjekjet për të hetuar krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, të cilat ai i konsideroi thelbësore për të ardhmen paqësore të Kosovës. Në raport, Guterres përshëndeti përpjekjet e vazhdueshme të Grupit të Punës për Personat e Zhdukur si dhe ndryshimin e planifikuar në Ligjin për Personat e Zhdukur, duke thënë se sqarimi i fatit të të zhdukurve në Kosovë është thelbësor për arritjen e besimit afatgjatë.

Shtim i fondeve të komuniteteve

Guterres tha se ishte i zhgënjyer nga kontributet e vogla në Fondin për të mbështetur komunitetet minoritare në Kosovë, ashkali, egjiptian dhe romë, të prekur nga helmimi nga plumbi në Kosovë, dhe u bëri thirrje vendeve anëtare, aktorëve dhe organizatave të tjera që të kontribuojnë në këtë fond. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së shprehu shqetësim serioz për ndalimin e anëtarëve të UNMIK më 28 maj dhe vazhdimin e procedurave gjyqësore kundër tyre nga autoritetet e Kosovës, nga të cilat ai kërkoi të sigurojnë respektimin e privilegjeve dhe imunitetit të anëtarëve të OKB. Kreu i OKB i referohej incidentit me punonjësin rus të UNMIK, larguar tashmë nga Kosova. Secila palë tregoi versionin e vet për ngjarjen e 28 majit, kur gjatë një operacioni për arrestimin e personave të dyshuar për përfshirje në vepra kriminale, një punonjës i nacionalitetit rus të OKB në Kosovë u lëndua, arrestua, dhe lirua dhe u shpall persona ‘non grata’, pasi kishte vepruar haptazi në favor të serbëve etnikë për të penguar aktivitetin e kosovarëve në zonë. Zëvendësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB, për çështjet ligjore, Miguel de Serpa Soares, ka bërë më herët një sqarim për rregullat juridike të imunitetit që ka stafi i OKB në Kosovë, rregulla të vendosura që në gusht të vitit 2000. Sipas tyre, “personeli i UNMIK është imun ndaj proceseve ligjore kur është duke kryer punën zyrtare”.

Lexo edhe:

OBSH publikon raportin përfundimtar të Covid-19: Nuk ia gjejmë dot origjinën

Përplasja me armë me të riun/ Policia e Lezhës: Nuk iu bind urdhrave, e qëlluam në gomë

Lajme të lidhura

BOTA

OBSH publikon raportin përfundimtar të Covid-19: Nuk ia gjejmë dot origjinën

15:36 : 28/06/2025
AKTUALITET

Përplasja me armë me të riun/ Policia e Lezhës: Nuk iu bind urdhrave, e qëlluam në gomë

15:22 : 28/06/2025
BOTA

Si e spiunoi Mossad-i programin bërthamor iranian për vite me radhë

15:21 : 28/06/2025
Dy drejtuesit e koalicionit Nisma “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj dhe Endrit Shabani
AKTUALITET

Lapaj tha se do “shkrihen” në një parti/ Shabani: Adriatiku, i lirë të rikthehet te “Nisma”

15:09 : 28/06/2025
AKTUALITET

SPAK sekuestron mjete luksoze? Realiteti i ngjan “varrezave të makinave” (FOTO)

15:00 : 28/06/2025
SPORT

VIDEO/ Jasir Asani nuk ndalet, sërish protagonist me gol dhe asist në Kore

14:49 : 28/06/2025
Para

Dorëlëshuar me kullat, Veliaj “shtrëngon” lejet për rikonstruksione banesash

TË GJITHA

OBSH publikon raportin përfundimtar të Covid-19: Nuk ia gjejmë dot origjinën

15:36 : 28/06/2025

Përplasja me armë me të riun/ Policia e Lezhës: Nuk iu bind urdhrave, e qëlluam në gomë

15:22 : 28/06/2025

Si e spiunoi Mossad-i programin bërthamor iranian për vite me radhë

15:21 : 28/06/2025
Dy drejtuesit e koalicionit Nisma “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj dhe Endrit Shabani

Lapaj tha se do “shkrihen” në një parti/ Shabani: Adriatiku, i lirë të rikthehet te “Nisma”

15:09 : 28/06/2025

SPAK sekuestron mjete luksoze? Realiteti i ngjan “varrezave të makinave” (FOTO)

15:00 : 28/06/2025

VIDEO/ Jasir Asani nuk ndalet, sërish protagonist me gol dhe asist në Kore

14:49 : 28/06/2025

Thirrje “Kosova është Serbi” në Gazimestan, policia ndalon një serb në Festës e Vidovdanit

14:44 : 28/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com