• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mustafa Nano ‘shpërthen’ kundër Elvis Naçit: Është një hipokrit!

10:18 : 26/10/2019
në AKTUALITET

Gazetari Mustafa Nano ka reaguar sërish kundër Imamit, Elvis Naçi. Në monologun e lexuar në emisionin ‘Provokacia’ në ABC News, Nano ka thënë se Naçi është hipokrti dhe nuk u del për zot frazave të Kuranit.

Problem quan Mustafa Nano edhe natyrën tonë shumëfetare, për të cilën thotë se kurohet, jo duke e injoruar, por duke debatuar pa doreza dhe duke pranuar njëri-tjetrin.

MONOLOGU I PLOTË

Nuk e prisja që reagimi im i fundit të kishte atë reagim dhe kishte disa që më thanë: “Nuk ke pse merresh me Elvisin që është imam modern”. Këta lënë të kuptohet se shyqyr që kemi këtë që vishet alla frënga, që flet për atdheun, që është shqiptar për shqiptarët, që nuk thotë allahu po thotë zoti, e që distancohet nga Islami radikal. Në fakt, këta njerëz nuk e kanë keq. Mirëpo, unë kam një problem: nuk e duroj dot hipokrizinë. Sepse me hipokritët (munafikë quhen në kuran hipokritët) nuk ke se çfarë të bisedosh. Unë dua të debatoj, dhe me ata nuk debaton dot, pasi ata e fshehin veten. Ata të rrëshqasin. Ata të përvidhen.

Unë e kam më të lehtë, e me më shumë kënaqësi, të debatoj me Shefqet Krasniqin, apo edhe me Armand Aliun (të cilët, në të vërtetë, nuk i ka lënë mendja vijnë në studio), sesa me Elvis Naçin. Kam qenë me këtë të fundit në një debat televiziv, ku ky më la pa gojë me guximin për të mos u dalë zot frazave kuranike. Unë thoja që në Kuran thuhet se gruaja është një shkallë më poshtë se burri, ai thoshte jo, kjo nuk është e vërtetë, kurani nuk e thotë këtë. Unë thoja se në Kuran thuhet që myslimanët nuk duhet të bëhen miq me të krishterët, e ai po njësoj thoshte jo, nuk është e vërtetë. Dhe kështu mua m’u duk se përballë nuk kisha një mysliman, por një qafir të maskuar.

Lexo edhe:

Presidenti Begaj liron nga detyra Mustafa Nanon si Ambasador i Shqipërisë në Zvicër

Hoxha biznesmen rikthehet në ekran, moderimin e emisionit ia beson Kiara Titos

Le ta themi copë: Myslimanët e vërtetë janë të tjerët, janë ata që zotit i thonë allah e jo ata që allahut i thonë zot. Dhe unë dua të flas me myslimanët e vërtetë. Është e sigurtë që me ta nuk do të bie fare dakord, por të paktën do ketë kuptim debati. Dhe unë dua të debatoj. Ne duhet të debatojmë. Duhet të shkëmbejmë e ballafaqojmë ide, qoftë edhe me rrezikun se mund të fyejmë njëri tjetrin. Është më mirë ta fyejmë njëri tjetrin (pa e pasur këtë si qëllim, kuptohet), sesa të mos i themi gjërat që mendojmë.

Ne kemi një problem si komb. Ky problem është natyra shumë fetare e jonë. Duhet ta fusim mirë në kokë që ky është një problem. Nuk është një avantazh. Duhet ta fusim mirë në kokë që ka fërkime, mllefosje, animozitete brenda nesh për këtë shkak. Dhe ky problem nuk zgjidhet duke e injoruar problemin. As duke injoruar problemet që lidhen me problemin. Sëmundja nuk shërohet duke e fshehur. Sëmundja shërohet duke e njohur sëmundjen, duke folur për të, e duke provuar kura të ndryshme.

Në rastin tonë kura më e mirë është debati. Debati i plotë, i ditëpërditshëm, pa tabura, pa doreza, pa rezerva, pa sjellje ndysëkëqija e paternaliste, duke e duruar njëri tjetrin, duke ia pranuar njëri tjetrit edhe fyerjet e lëndimet. Është kjo që bëhet në botën e qytetëruar, ku ky problem është edhe më i vështirë për t’u zgjidhur. Debat, debat, debat. Kjo është receta.

Etiketa: elvis naciMustafa Nano

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Presidenti Begaj liron nga detyra Mustafa Nanon si Ambasador i Shqipërisë në Zvicër

10:53 : 21/01/2025
SHOW BIZ

Hoxha biznesmen rikthehet në ekran, moderimin e emisionit ia beson Kiara Titos

18:21 : 23/08/2024
AKTUALITET

Mustafa Nano në Komisionin e Jashtëm: Po ndihem i llastuar

14:28 : 12/06/2023
SHOW BIZ

Bora Zemani apo Ilda Bejleri? Mustafa Nano zbulon me kë do të flinte një natë

09:10 : 12/05/2022
AKTUALITET

Mustafa Nano ‘apel’ Ramës: Lëri librat e shenjtë! Bëj atë që njerëzit presin (VIDEO)

11:29 : 14/12/2019
SHOW BIZ

Këngëtari reagon ashpër: Muç Nano lëpihet për “partinë mëmë” që ti hedhin ndonjë kockë

08:12 : 12/12/2019
Para

Vdes 2-vjeçari, paratë e mbledhura për shërimin e tij babai i harxhoi me prostituta, drogë e alkool

TË GJITHA

Gonxhe injoron shqetësimet për Spaçin dhe mbron vijimin e punimeve

12:26 : 06/06/2025

Shëngjin/ Kapen me kanabis dhe armë: Arrestohet 22-vjeçari, procedohet një tjetër

12:19 : 06/06/2025

Sarandë/ 21-vjeçari i plagosur në gjendje të dehur, autori në kërkim (EMRAT)

12:16 : 06/06/2025

Pse vajza më e madhe e familjes Obama hoqi dorë nga mbiemri i saj?

12:04 : 06/06/2025

Si filloi grindja midis Donald Trump dhe Elon Musk? Ja detajet

11:53 : 06/06/2025

U kthyen nga Stambolli me 14 valixhe me ilaçe dhe 300 mijë €, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq 5 kosovarët

11:41 : 06/06/2025

Shpërndante droga të forta në Tiranë, arrestohet 25-vjeçari

11:30 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com