• Kontakt
Sunday, July 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Si do ecet më tej me pokerin e anëtarësimit në BE

09:35 : 25/10/2019
në AKTUALITET, POLITIKE

Kryetarët e shteteve dhe të qeverive të BE-së kanë dështuar, sepse i refuzuan bisedimet e anëtarësimit Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, thotë Parlamenti i BE-së.

Nga Deutsche Welle

Me një shumicë votash- 412 kundrejt 136, deputetët e Parlamentit të BE-së në Strazburg votuan të enjten (24.10) për një rezolutë, në të cilën kërkohet hapja e bisedimeve të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Nuk është hera e parë, që parlamenti angazhohet fort për Ballkanin Perëndimor. Por deri tani vendet anëtare të BE-së i kanë refuzuar kërkesat e parlamentarëve. 28 kryetarët e shteteve dhe të qeverive nuk mundën të bien dakord në samitin para një jave në Bruksel, për të tretën herë brenda 16 muajve ata nuk dakordësohen unanimisht për këtë vendim. Komissioni i BE-së vlerëson se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë kryer reformat dhe janë të gatshme për bisedimet e anëtarësimit.

“Gabim strategjik”
Në rezolutë Parlamenti në Strazburg bën fjalë për një „gabim strategjik”, që BE-ja nuk ka vendosur për bisedimet. Ky qendrim e minon kredibilitetin e unionit, jep një shembull të keq për kandidatët e tjerë si Bosnje-Hercegovina dhe Kosova, që tani mund t’i lenë pas dore përpjekjet e tyre në këtë drejtim. Po ashtu rritet rreziku, që shtete të tjera me interesa të forta në Ballkan – si Rusia, Kina dhe Turqia – mund ta rrisin influencën e tyre. Shumë deputetë akuzojnë Francën, Holandën dhe Danimarkën, që e kanë bllokuar procesin kryesisht për interesa të politikës së brendshme.

Eurodeputetja socialdemokrate nga Holanda, Kati Piri
Deputetja socialdemokrate nga Holanda, Kati Piri kritikoi presidentin francez Emmanuel Macron, që nuk tregon forcën drejtuese njësoj si kryeministat e vendeve kandidate. “Zoti Macron nuk ka të njëjtin guxim politik. BE-ja kishte mundësinë më në fund të merrte përgjegjësinë politike dhe të tregonte pjekuri politike. Ne kemi dështuar turpshëm”, tha Kati Piri në sallën plenare.
Presidenti francez Macron kërkoi reformimin e procesit të anëtarësimit me vendet e reja. Kjo mund të zgjasë me vite. Kancelarja Angela Merkel argumenton si edhe tani eurodeputetët, se reformimi i procesit dhe kriteret mund të vazhdojnë edhe përgjatë procesit. Shumë ekspertë llogarisin, se bisedimet e anëtarësimit mund të zgjasin shumë vite.

Lexo edhe:

Këmbimi valutor 27 korrik/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

GJK e Kosovës pezullon çdo veprim për konstituimin e Kuvendit! Çfarë pritet të ndodhë?

Shansi tjetër në 2020
Deputeti ekologjist, Reinhard Bütikofer tha, se BE nuk duhet t’u a mbyllë portën para hundës vendeve të Ballkanit. “Qeveria gjermane duhet të angazhohet me impenjim për t’i vendosur bisedimet e negociatave në agjendën e samitit të ardhshëm. Kushtet për pranimin janë përmbushur, tha Bütikofer. Deri tani kryetarët e shteteve dhe të qeverive të BE-së mendojnë ta trajtojnë këtë temë sërish në samitin në Kroaci në maj 2020. Kroacia është anëtare e BE-së që nga viti 2013 dhe në gjashtëmujorin e ardhshëm do të kryesojë presidencën e radhës së BE-së. Kroacia është për hapjen e bisedimeve me vendet e saj fqinj.

Ilhan Kyuchyuk, deputet i liberalëve, sugjeroi arritjen e reformimit të procesit të anëtarësimit deri në samitin e Kroacisë. „Në rast të kundërt ne rrezikojmë ta humbasim ëndrrën europiane në rajon dhe ta shndërrojmë Ballkanin Perëndimor në një zonë gri të Europës “, tha Ilhan Kyuchyuk. Kategorikisht kundër anëtarëve të rinj në BE u shpreh deputeti populist i djathtë francez, Dominique Bilde. Ai pretendoi, se Shqipëria me popullsi myslimane është një strehë e terroristëve islamistë. As Maqedonia e zhytur në korrupsion dhe as Shqipëria nuk kanë vend në BE.

Presidenti në largim i Komisionit të BE-së, Jean-Claude Juncker, u shprehu qartë zhgënjimin e tij ndaj qendrimit të vendeve anëtare: “BE le përshtypjen, se nuk i përmbahet premtimit “. Në parim vendimi është marrë në BE qysh në vitin 2003, që të gjitha vndet e Ballkanit të anëtarësohen në BE.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Këmbimi valutor 27 korrik/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:52 : 27/07/2025
RAJONI

GJK e Kosovës pezullon çdo veprim për konstituimin e Kuvendit! Çfarë pritet të ndodhë?

08:45 : 27/07/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Zjarri në Borsh del jashtë kontrollit, flakët kërcënojnë banesat dhe bizneset

08:38 : 27/07/2025
AKTUALITET

Sateliti i NASA-s zbulon vatrat e zjarrit në Mesdhe, Shqipëria një ndër më të prekurat

08:18 : 27/07/2025
AKTUALITET

Çmimet e bulmetit në Shqipëri, ndër më të shtrenjtat në Europë

08:06 : 27/07/2025
AKTUALITET

Ulen temperaturat, njihuni me parashkimin e motit për sot

08:01 : 27/07/2025
Para

Në pranga Babagyshi i bërë tap/ Letra Santa Clausit: Më fal, harrova që jemi ende tetor…

TË GJITHA

Këmbimi valutor 27 korrik/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:52 : 27/07/2025

GJK e Kosovës pezullon çdo veprim për konstituimin e Kuvendit! Çfarë pritet të ndodhë?

08:45 : 27/07/2025

VIDEO/ Zjarri në Borsh del jashtë kontrollit, flakët kërcënojnë banesat dhe bizneset

08:38 : 27/07/2025

Sateliti i NASA-s zbulon vatrat e zjarrit në Mesdhe, Shqipëria një ndër më të prekurat

08:18 : 27/07/2025

Çmimet e bulmetit në Shqipëri, ndër më të shtrenjtat në Europë

08:06 : 27/07/2025

Ulen temperaturat, njihuni me parashkimin e motit për sot

08:01 : 27/07/2025

Horoskopi, 27 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 26/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com