• Kontakt
Friday, May 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi OP-ED

Mos-hapja e negociatave: Pesë fakte përtej zhurmës politike

09:50 : 24/10/2019
në OP-ED, POLITIKE

Pasi nuk arritën dot dakordësi për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, udhëheqësit e BE-së vendosën ta shtyjnë vendimin për në pranverën e vitit të ardhshëm. Fatkeqësisht, mbi këtë vendim po bëhet zhurmë politike nga të gjitha palët politike, secila duke e interpretuar në mënyrë manipulative në interes të saj.

Për të qartësuar sadopak opinionin publik, ne po rendisim pesë fakte në lidhje me vendimin e BE-së.

1. Po, moshapja e negociatave ka të bëjë me keqqeverisjen e Shqipërisë

Të paktën tre vende – Holanda, Danimarka dhe Spanja – kanë qenë kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe pro me Maqedoninë e Veriut.

Lexo edhe:

No Content Available

Kjo do të thotë se vendimi i tyre nuk është qëndrim parimor kundër zgjerimit në përgjithësi, por qëndrim i veçantë, që lidhet me gjendjen e Shqipërisë.

Holanda ka shprehur hapur qëndrimin e saj kritik ndaj Shqipërisë, i cili kulmoi me vendimin me dy të tretat të parlamentit të saj për t’i kërkuar qeverisë të votojë kundër negociatave me Shqipërinë. Më herët, parlamenti holandez kishte votuar me shumicë prej 92 votash, nga 150, për t’i kërkuar Komisionit Evropian rikthimin e vizave me Shqipërinë, kërkesë që u refuzua nga Komisioni.

Qëndrimi holandez është reagim ndaj kriminalitetit shqiptar në Holandë. Është fakt se kriminelë shqiptarë, që hyjnë Holandë duke përfituar nga lëvizja pa viza, kanë krijuar rrjete të fuqishme të trafikut të kokainës nga Amerika Latine në Europë, përmes Holandës, kryesisht Portit të Roterdamit. Holanda është gjithashtu pikë kyçe në rrugën e trafikut kriminal të qenieve njerëzore nga Shqipëria drejt Mbretërisë së Bashkuar, çfarë është kthyer në një problem të madh për disa bashki holandeze.

Nga ana tjetër, për shumë vende të BE-së është e papranueshme që BE-ja, vlera themelore e së cilit është shteti i së drejtës, të hapë negociata me një vend që nuk ka Gjykatë të Lartë, nuk ka Gjykatë Kushtetuese, nuk ka Prokuror të Përgjithshëm, nuk ka parlament legjitim, dhe ku politikanët janë të pandëshkueshëm.

Ky qëndrim qe i qartë në kushtet që Bundestagu i vuri qeverisë gjermane për votimin e saj pro Shqipërisë.

2. Po, moshapja e negociatave nuk ka të bëjë me Shqipërinë, por me politikën e brendshme të BE-së

Vendimi përcaktues i Francës për moshapjen e negociatave ka të bëjë kryesisht me qëndrimin e  Presidentit Makron për të ngadalësuar zgjerimin e BE-së, derisa të ndryshojnë politikat e anëtarësimit të vendeve të reja. Është qëndrim i motivuar nga ambicja personale e Makronit për të marrë rolin e udhëheqësit parësor të BE-së, por edhe nga nevoja e tij për të bllokuar fuqizimin e Frontit Nacional—konkurrenti kryesor politik i En Marche! të Makronit—një parti euroskeptike dhe anti emigratëve.

Shqipëria nuk e ka ndihmuar shumë veten duke u bërë pretekst i lehtë për t’u përdorur nga Makroni për interesat e tij politike, veçanërisht për shkak se shqiptarët kanë qenë të dytët ndër vendet me numrin më të madh të azilkërkuesve në Francë gjatë pesë viteve të fundit.

3. Po, Maqedonia e Veriut është “viktimë” e Shqipërisë

Është e arsyeshme të mendohet se nëse do të ishte vetëm Maqedonia e Veriut, vendimi i BE-së do të ishte pozitiv. Jo vetëm sepse Maqedonia ka nivel më të përparuar demokratik dhe të shtetit të së drejtës, por edhe sepse ajo ka ndërmarrë, me nxitjen e BE-së, disa reforma të thella, përfshi ndërrimin e emrit, me premtimin se do të pranohej në NATO dhe do t’i hapeshin negociatat.

Në fakt, arsyeja kryesore pse Maqedonisë nuk iu hapën negociatat ishte këmbëngulja e Francës dhe e disa vendeve të tjera, se veçimi i dy vendeve do të ishte gabim i madh, pasi do të shkurajonte faktorin shqiptar dhe do të rriste rrezikun e destablizimit në rajon. Sikurse e bëri të qartë Presidenti Makron, veçimi do të ishte “gabim fatal politik”, pasi e shkuara ka treguar se “në Shqipëri dhe në të gjitha vendet me [popullsi] shqiptare ka pasur lëvizje politike dhe shoqërore që [kanë çuar] në dhunë të paparashikuar”.

Si pasojë, të dyja vendet u trajtuan njësoj.

4. Po, vullneti i BE-së për integrimin e Ballkanit Perëndimor është gjeostrategjik

Nuk ka dyshim se Maqedonia e Veriut, dhe veçanërisht Shqipëria, kanë nivelin më të ulët të përgatitjes dhe zhvillimit që ka pasur ndonjëherë ndonjë vend në momentin e hapjes së negociatave, me përjashtimin ndoshta të Turqisë. Për BE-në, vlera e vetme e integrimit të këtyre vendeve është strategjike.

Integrimi në BE i Ballkanit Perëndimor është rruga më e sigurt për të mbyllur problemet historike të Ballkanit, veçanërisht konfliktet ndëretnike dhe ndërfetare, të cilat kanë sjellë pasoja për rajonin dhe Evropën.

Nga ana tjetër, BE ka interes që Ballkani Perëndimor të mos bjerë nën ndikimin e fuqive jomiqësore ndaj tij, veçanërisht Rusisë dhe Kinës, çfarë do të sillte probleme të sigurisë për vetë BE-në.

Këto dy interesa strategjike janë artikuluar qartë nga BE, jo vetëm si motivi kryesor i zgjerimit të saj në Ballkan, por edhe si justifikim për hapjen e negociatave, pavarësisht nivelit të demokracisë dhe zhvillimit ekonomik të këtyre vendeve.

5. Hapja e negociatave ka vetëm rëndësi politike, por jo praktike, për qytetarët shqiptarë

Sikurse u shpreh Presidenti Makron, hapja e negociatave nuk do të sillte në vetvete asnjë ndikim në jetën e përditshme të qytetarëve shqiptarë dhe maqedonas. Të nesërmen e hapjes së negociatave këto vende do të merrnin “një pyetësor me 700 rregulla”, për të cilat do të negociohet me vite, por “a do të ndryshonte kjo jetën e [maqedonasve]?” – pyeti në mënyrë retorike Makroni.

Përfitimet vijnë pas anëtarësimit. Por anëtarësimi do të kërkojë shume vite e ndoshta dekada. Është qëndrim i BE-së që Serbia dhe Mali i Zi nuk do të anëtarësohen para vitit 2025, dhe ka gjasa që ky afat i mëparshëm të shtyhet me disa vite. Kjo do të thotë se parashikimi më i arsyeshëm për Shqipërinë në BE të jetë viti 2030 e mbrapa.

Natyrisht, në parim, sa më parë të hapen negociatat, aq më herët do të anëtarësohemi.

Kjo kërkon reflektim të sinqertë dhe të përunjur për gjendjen ku jemi dhe për refuzimin e BE-së, dhe nuk kërkon zhurmën politike që ka mbërthyer debatin publik këto ditë/ exit.al

Etiketa: Moshapja e negociatavePesë faktezhurmë politike

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Policia tenton të shpërndajë protestën kundër Borchardt/ "Atë gishtin e ngriti edhe ndaj jush e nënave tuaja"

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

“Putin nuk e do paqen”/ Starmer nga Tirana: Nëse s’do vendosim sanksione, s’ka armëpushim

11:37 : 16/05/2025

I riu nga Korça niset drejt Gjermanisë dhe humb kontaktet me familjen, e motra denoncon në Polici

11:29 : 16/05/2025

Negociatat me Ukrainën, Von der Leyen nga Tirana: Duhet t’i bëjmë më shumë presion Rusisë

11:17 : 16/05/2025

Vjosa Osmani mesazh BE-së: Po i hapni derën atyre që shkojnë te Putini dhe bllokoni Kosovën

11:15 : 16/05/2025

Rutte nga Tirana: Topi është në fushën e Putin! Duhet të jetë serioz

10:48 : 16/05/2025

Premtimet që mbetën në letër! Spitali i Dibrës ende i parikonstruktuar

10:46 : 16/05/2025

Lufta në Ukrainë, Kallas paralajmëron sanskione të reja: Rusia nuk do paqe

10:34 : 16/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com