• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zbardhen detajet/ Si dhe kush e ekzekutoi babain shqiptar të 4 fëmijëve në Australi

20:42 : 23/10/2019
në AKTUALITET, KRONIKE

Policia australiane ka zbardhur kronologjinë e ekzekutimit të një 51-vjeçar me origjinë shqiptare, Mitat Rasimit në makinën e tij në Melbourne të Australisë.

Disa muaj pas ngjarjes së ndodhur në Mars të këtij viti, autoritetet vendase dyshojnë se eliminimi i tij erdhi për shkak të një borxhi për pazare droge që i kishte një grupi motoristësh.

Një ish-ortak i Tony Mokbel, një bos droge i cili vuan dënimin me burg, 51-vjeçari shqiptar u qëllua për vdekje rreth orës 22:00 të datës 3 Mars, vetëm pak metra nga shtëpia e tij në Dandenong, në juglindje të Melbourne.

Tanimë policia beson vrasësit e ndoqën 51-vjeçarin me një makinë të vjedhur, përpara se t’i afroheshin e ta qëllonin për vdekje. 30 minuta më vonë, ata tentuan që t’i vinin flakën Ford Ranger-it ngjyrë portokalli, në rrugën McMahens, në Bangholme.

Sipas asaj që shkruajnë mediat australiane, disa orë përpara se të ekzekutohej për vdekje, Rasimi po pinte kafe në rrugën Lonsdale, në Dandenong, në një lokal të frekuentuar kryesisht nga komuniteti shqiptar atje.

Lexo edhe:

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

Policia thotë se një orë përpara vrasjes, kamerat e sigurisë në rrugë filmuan makinën portokalli nga ku Rasimi u qëllua për vdekje. Vrasësit e ndoqën viktimën nga lokali deri tek shtëpia e tij.

Përpara se të kishte shans për të ndaluar makinën e tij, babai i 4 fëmijëve u qëllua disa herë, duke gjetur vdekjen në vend. Më pas automjeti i tij doli nga rruga dhe u përplas me një shtyllë.

Shërbimet e emergjencës u lajmëruan nga kalimtarë të rastit, të cilët raportuan të shtëna me armë dhe thanë se kishin parë një makinë që ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

“Ky është një akt vërtetë i lig, kjo është një rrugë e banuar e Dandenong“, tha detektivi Andrews Stamper.

“Ata jo vetëm që vranë Rasimin, por makina e tij doli jashtë kontrolli duke u kthyer kështu në rrezik për komunitetin. Kemi të bëjmë me njerëz brutalë, të cilët nuk kanë asnjë lloj mëshire për jetën e njeriut dhe komunitetin”, shtoi zyrtari i australian.

51-vjeçari Rasimi kishte pasur lidhje të shumta me grupe të ndryshme të botës së krimit, përfshirë grupet e motoristëve.

Një burim i tha medias australiane The Age se vdekja e Rasimit kishte ardhur për shkak të një borxhi që i kishte një grupi kriminal motoristësh dhe policia po heton këto banda.

Autoritetet policore thonë se vrasësi është parë 30 minuta pas ekzekutimit, teksa po tentonte t’i vinte flakën makinës që kishte përdorur në vrasje. Ai nuk arriti ta digjte automjetin, pasi u ndërpre nga një dëshmitar. Zjarrfikësit ndërhynë duke shuar flakët dhe automjeti u ekzaminua nga hetuesit.

Dëshmitarë thanë se shoferi i automjetit ishte shtatlartë dhe u largua nga vendi i ngjarjes me një Sedan.

Policia publikoi pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë të makinës portokalli dhe i bëri apel kujtdo që ka informacion të kontaktojë autoritetet.

Detektivi Stamper tha se policia po përpiqet ende të përcaktojë motivin e vrasjes së shqiptarit.

“Mitati ishte emër i njohur për policinë dhe kishte lidhje me disa grupe të organizuara kriminale. Megjithatë motivi ekzakt i vrasjes së tij është ende i paqartë”, tha Stamper.

“Hetuesit besojnë fort se ai ishte në shënjestër, por nuk e dimë kush është përgjegjës. Kërkojmë të flasim me këdo që mund të ketë parë makinën portokalli, qoftë në zonën e Dandenong, qoftë dikur tjetër, para ose pas atentatit“.

Familja e 51-vjeçarit po bashkëpunon me policinë, por inspektori Stamper tha se ka ende shumë paqartësi dhe familja e tij nuk i di rrethanat që çuan në vdekjen e Rasimit.

Në kohën kur ndodhi vrasja, nëpër Melbourne kishin ndodhur disa ngjarje pa lidhje me njëra-tjetrën, nga ku mbetën të vrarë 4 persona. Marsi ishte muaji më vdekjeprurës në Victoria në një dekadë.

Hetuesit thonë gjithashtu se dëshirojnë të bisedojnë me pjesëtarë të komunitetit të shqiptarëve për lëvizjet e Rasimit, përpara vdekjes.

“Mitati ishte me origjinë shqiptare dhe ne e dimë që kishte shumë miq dhe kontakte në këtë komunitet“, tha inspektori Stamper.

“E kuptoj që disa njerëz mund të kenë menduar se nuk kanë asgjë të vlefshme për t’i treguar policisë për vdekjen e tij dhe arsyet pas saj. Por mund të jetë diçka në dukje e parëndësishme. Mund ta keni parë në një dyqan, në shtëpinë e një miku apo ortaku, duke udhëtuar me makinë diku, çdo informacion mund t’i ndihmojë hetuesit”, shtoi më tej Stamper.

Lajme të lidhura

SPORT

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025
SPORT

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025
SPORT

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025
SPORT

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025
AKTUALITET

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025
Para

Negociatat, Vasili: Propozimi McAlister fundi i sigurtë i Edi Ramës

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com