• Kontakt
Saturday, June 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SHENDETI

Shqiptarët përtojnë të bëjnë fizkulturë, të parët në Ballkan …

08:16 : 23/10/2019
në SHENDETI, SPORT

Vrapi, ecja në natyre apo ushtrime të tjera fizike që shtojnë aktivitetin e frymëmarrjes dhe ritmin e zemrës janë një sport i papreferuar për pjesën më të madhe të shqiptarëve, ndryshe nga vendet e tjera të Europës.

Sipas shifrave të Eurostat dhe të INSTAT, të përpunuara nga Monitor, rezulton se femrat dhe meshkujt shqiptarë kanë përqindjen më të lartë të mungesës së aktivitetit fizik në Europë. 82% e grave dhe 76% e burrave nuk bëjnë asnjë aktivitet fizik gjatë një jave normale, sipas INSTAT. Mesatarisht rreth 80% e popullsisë në vend është inaktive.

Ndërsa mesatarja europiane e grave dhe burrave që nuk bëjnë fare aktivitet fizik është shumë më e ulët, përkatësisht 28.6% dhe 26%, sipas të dhënave të raportuara të Eurostat, që i përkasin vitit 2017.

Në Europë, më aktivët janë rumunët dhe estonezët, ku vetëm 3.9 dhe 4.7% e popullsisë nuk bëjnë asnjë aktivitet fizik. Më pas vijnë danezët, holandezët, gjermanët, suedezët, finlandezët.

Ballkanasit në përgjithësi shquhen për dembelizëm. Pas Shqipërisë, në listë renditen serbët, me 76% të popullsisë që nuk kryen asnjë aktivitet fizik, të ndjekur nga maqedonasit (56%).

Lexo edhe:

“Më mirë thuaj jam serb, se kosovar”/ Aktori ndez debatin: S’ka kosovarë, ka vetëm shqiptarë

Të rrezikuar nga lufta, evakuohen nga Izraeli 4 shqiptarë

Ushtrimet sipas grupmoshave e qyteteve, durrsakët vetëm rrinë

Për të vlerësuar nivelin e ushtrimeve aerobike gjatë një jave të zakonshme, të anketuarit shqiptarë u pyetën: Në një javë normale, a bëni aktivitete të tilla si ecja, biçikleta, joga, ose gjëta të tjera që shtojnë ritmin e frymëmarrjes dhe rrahjeve të zemrës? Në total, vetëm 12% e femrave nga 15-49 vjeçe raportuan se bënin një formë ushtrimesh aerobike 5-7 herë në javë, 4% i bëjnë 3 ose 4 herë në javë, 3% e tyre një ose 2 herë në javë dhe 82% nuk bëjnë asnjë lloj ushtrimi aerobik. Midis meshkujve të të njëjtës grupmoshë, 11% ushtrohen 5 deri në 7 herë në javë, 7% ushtrohen 1 deri 4 herë në javë dhe 76% nuk bëjnë asnjë lloj ushtrimi aerobik. Anketimi u krye nga Instat, për llogari të Institutit të Shëndetit Publik.

79.6% e grave në qytet dhe 84% e atyre në fshat në Shqipëri nuk bëjnë asnjë ushtrim aerobik në javë, sipas INSTAT.

Te burrat, kjo përqindje është pak më e ulët, por mbetet gjithsesi më e larta në Europë. 74% e burrave në zonën urbane dhe 78% në atë rurale, nuk ushtrojnë asnjë aktivitet fizik gjatë javës.

Sipas grupmoshave, më aktivët janë të rinjtë, ku 73% e femrave nga 15 në 19 vjeç, nuk bëjnë aktivitet fizik, kundrejt 85% të moshës 30-34 vjeç.

Tek meshkujt, sërish mosha 15-19 vjeç janë më aktivet (edhe për faktin që bëjnë fiskulturë në shkollë), me 63% që nuk bëjnë aktivitet, përkundrejt më dembelëve po të grupmoshës 30-34 vjeç.

Sipas shpeshtësisë, nga femrat, m ëtë fiksuara janë 15-19 vjeçaret, 16% e të cilave bëjnë aktivitet 5-7 herë në javë. Ndërsa nga meshkujt janë 40-44 vjeçarët, 13.5% e të cilëve bëjnë aktivitet fizik 5-7 herë në javë.

Sipas qyteteve, më dembelët janë meshkujt durrsakë, 94.6% e të cilëve nuk praktikojnë asnjë ushtrim gjatë javës. Më aktivët janë tiransit (61.9%), madje rreth 18% e tyre ushtrohen 5-7 herë në javë.

Nga femrat, sërish kryeson Tirana, që ka përqindjen më të ulët të vajzave e grave që nuk bëjnë aktivitet, me 71.9% të totalit (gati 19% e tyre ushtrohen 5-7 herë në javë, më e larta në rang republike), ndërsa me dembelet janë sërish durrsaket, me 96% të tyre që rezultojnë që nuk kryejnë asnjë ushtrim fizik gjatë javës.

Sipas raportit të ISHP-, kryerja e rregullt e ushtrimeve jep efekte të dobishme për zemrën, si dhe për tërë trupin. Provat akumuluese sugjerojnë që madhësia e këtyre përfitimeve rritet proporcionalisht me intensitetin e ushtrimit individual, dhe ka rezultuar që kryerja e rregullt e ushtrimeve mund të zvogëlojë mosfunksionimin e vetë zemrës dhe, të paktën pjesërisht, të rivendosë aftësinë e tij për të funksionuar në mënyrë efektive si pompë. Në mënyrë të ngjashme, literatura sugjeron se veprimtaria ushtrimore dhe fizike ka efekte të dobishme për shëndetin mendor. Rrjedhimisht aktiviteti fizik ndikon pozitivisht dhe në produktivitetin dhe rendimentin në punë. /Monitor/

Etiketa: fizkultureshqiptarevrap

Lajme të lidhura

SHOW BIZ

“Më mirë thuaj jam serb, se kosovar”/ Aktori ndez debatin: S’ka kosovarë, ka vetëm shqiptarë

09:35 : 25/06/2025
AKTUALITET

Të rrezikuar nga lufta, evakuohen nga Izraeli 4 shqiptarë

09:43 : 23/06/2025
AKTUALITET

Përplasje me armë zjarri mes shqiptarëve për larje hesapesh në Itali

10:49 : 20/06/2025
AKTUALITET

Tensionet në Lindjen e Mesme/ Evakuohen 5 shqiptarë nga Izraeli

14:12 : 17/06/2025
AKTUALITET

Itali/ Ferma marihuane dhe trafik kokaine, zbulohet depo me gjysmë toni drogë! Arrestohen 12 shqiptarë

13:13 : 17/06/2025
AKTUALITET

Kapet me mbi 2 kg kokainë në valixhe, arrestohet një 22-vjeçare shqiptare në portin e Rodosit

22:08 : 15/06/2025
Para

Këshillat e Berishës duhen dëgjuar, shpresoj që Basha mos jetë.../ Gazetari thumbon kreun e PD

TË GJITHA

Jeff Bezos martohet në Venecia, dasma “valë të artë” për ekonominë e qytetit

23:00 : 27/06/2025

Horoskopi ditor, e Shtunë 28 Qershor 2025

22:53 : 27/06/2025

Kurti i përgjigjet Vuçiçit: Ushtria jonë e pathyeshme, më e pajisur se kurrë më parë

22:47 : 27/06/2025

Kaloi grupin në Botërorin e Klubeve, zbulohet shuma e majme që fitoi Interi

22:36 : 27/06/2025

Banorët e Durrësit pa ujë, bashkia dhe ujësjellës kanalizime nuk riparojnë rrjetin

22:35 : 27/06/2025

“Burim infeksioni”, banorët e Astirit denoncojnë përzierjen e ujit të pijshëm me ujërat e zeza

22:20 : 27/06/2025

“Çfarë pret SPAK-u?!”, gazetari: Mbi 10 deputetë të PS përfaqësues të krimit

22:16 : 27/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com