• Kontakt
Friday, June 26, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Qytetarët të pakënaqur me transportin urban, “Tirana e Re” linja më problematike

16:51 : 23/10/2019
në AKTUALITET, POLITIKE, SOCIALE

Çfarë ndodh me transportin urban në kryeqytetin me thuajse 1 milionë banorë, katër vjet pas rritjes së çmimit të biletës? “Faktoje” konstatoi se masat ndëshkuese ndaj operatorëve të linjave janë përgjysmuar, por qytetarët që detyrohen të udhëtojnë me autobusë të linjave urbane janë gjithnjë e më të pakënaqur.

………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………..

Që prej janarit 2016, çmimi i biletës për transportin publik urban në Tiranë u rrit nga 30 në 40 lekë. Arbër Mazniku zëvendës kryetari i Bashkisë Tiranë , në një dalje për mediat disa ditë pas aplikimit të çmimit të ri të biletës, premtoi se do të ngrihej një grup i posaçëm pune,  i cili do të kontrollonte ofrimin e shërbimit dhe do t’u garantonte qytetarëve cilësi në transportin publik urban.

“Do të sigurohemi që për çdo shkelje të ketë gjobitje, deri në heqje të licensës. Nuk do të hezitojmë që të marrim asnjë masë që na lejon ligji ndaj kompanive që do të ketë shkelje. Agjencia e Mbrojtes së Konsumatorit por edhe Policia Bashkiake do të jenë gjatë javëve në vijim, në mënyrë të vazhdueshme, në kontroll drejt kompanive për të siguruar që 10 masa kryesore të jenë të sigurta që do të bëhen,”- u shpreh ndër të tjera Arbër Mazniku.

Lexo edhe:

Dashuri, surpriza dhe ndryshime në financa, horoskopi ditor për nesër

“Non-grata duhet të jenë Rama dhe Lamallari”, Igballe Huduti: Nuk kam lidhje me Iranin

Në 10 masat kryesore që bashkia mori për përmirësimin e cilësisë në transportin urban përfshihen: zbatimi i orarëve të autobusëve, frekuenca, shpejtësia e lëvizjes, qëndrimi në stacion, pastrimi i mjeteve, ambjent i kondicionuar, përmirësimi i komunikimit me qytetarët, tabelat informuese për çdo autobus, cilësia në shërbim etj.

Thuajse 4 vjet pas rritjes së çmimit të biletës së transportit publik, nisur edhe nga ankesa të qytetarëve të mbërritura në redaksi, “Faktoje” kërkoi të dhëna nga Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit në Bashkinë Tiranë.

Nga viti 2016-2019 janë kryer 7307 kontrolle për sjelljen dhe sigurinë e operatorit dhe zbatimin e frekuencës, ndërsa masat administrative gjobë për këtë periudhë është 2439.

Ajo që bie në sy nga shifrat e vëna në dispozicion nga Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit është se nga viti i parë që u vendos rritja e çmimit të biletës e në vijim, numri i kontrolleve dhe gjobave ka ardhur në zbritje, deri në përgjysmim.

Në vitin 2016 janë bërë gjithsej 2409 kontrolle dhe janë vendosur 1084 gjoba operatorëve të linjave të autobusëve, ndërsa në vitin 2018 janë kryer gjithsej 1918 kontrolle dhe janë vendosur 593 masa administrative, gjoba.

Linjat më problematike sipas Agjencisë së Mbrojtes së Konsumatorit janë dhe linjat kryesore siç është “Tirana e Re”, “Unaza” Kombinat-Kinostudio” dhe “Instituti Bujqësor”. Për këto linja janë kryer më shumë kontrolle dhe janë konstatuar shkelje në frekuencën e autobusëve, por edhe për sjelljen dhe sigurinë që ofrohet në to.

Por ndërsa ushtrimi i kontrolleve dhe vënia e gjobave që u janë vendosur operatorëve të transportit publik në Tiranë kanë ardhur në ulje, situata në autobusë dhe në stacionet e pritjes sipas vëzhgimit të “Faktoje” është e rëndë.

Mëngjesi dhe pasditja është koha kur transporti publik për të gjithë ata që detyrohen ta zgjedhin, kthehet në makth.

Stacioni i autobusit prane gjimnazit Petro Nini, linja Kopshti Zoologjik-Teg

Gjatë këtyre orareve për shumë udhëtarë është e pamundur të hipin e madje edhe të zbresin nga autobusi për shkak të dyndjes. Kjo sepse nuk respektohet frekuenca nga operatorët dhe në një stacion autobusi pritja mund të shkojë 20 minuta ose edhe më shumë, ndërkohë që frekuenca e parashikuar është çdo 10 minuta.

Autobusët punojnë me tejkalim kapaciteti duke shkelur çdo llojë sigurie dhe cilësie në shërbim.

Nuk mungojnë dhe rastet kur njerëzit debatojnë ashpër me shoferët apo fatorinot. Pasagjerët e pakënaqur madje në disa raste refuzojnë të paguajnë biletën, sepse shërbimi cilësohet prej tyre skandaloz.

Shërbimi në linjat e transportit urban në Tiranë, në shumë raste nuk respekton as normat minimale të një shërbimi publik. Mazniku deklaroi se do të merreshin masa për përmirësimin e cilësisë. Pavarësisht penalizimeve siç tregojnë të dhënat e Agjencisë për Mbrojtjen e Konsumatorit, shërbimi  në transportin publik lë shumë për të dëshiruar dhe për këtë janë dëshmitarë çdo ditë përsonat që përballen me vonesat dhe dyndjet në autobusët e linjave. Për këto arsye deklaratën e Arbër Maznikut do ta klasifikojmë PA KATEGORI.

/ANXHELA RUÇI/Faktoje.al

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Dashuri, surpriza dhe ndryshime në financa, horoskopi ditor për nesër

22:59 : 25/06/2026
AKTUALITET

“Non-grata duhet të jenë Rama dhe Lamallari”, Igballe Huduti: Nuk kam lidhje me Iranin

22:57 : 25/06/2026
AKTUALITET

Moti i keq/ Aksident në hyrje të tunelit të Skërficës

22:47 : 25/06/2026
AKTUALITET

Anila Denaj zbulon porositë e Ramës për deputetët

22:45 : 25/06/2026
AKTUALITET

Rama sulmon protestuesin: Do t’ju shpëtojë nga unë patrioti që s’di të lexojë…

22:33 : 25/06/2026
AKTUALITET

Qytetarët ulen këmbëkryq para Parlamentit: Shqipëria kërkon revolucion

22:27 : 25/06/2026
Para

"Bëra se*s me dy burra, ça është ky muhabet 10 € ora”, prostitutat në Tiranë i qahen tutorit/ Italianët që gënjyen Ivën dhe Zogën (SMS)

TË GJITHA

Dashuri, surpriza dhe ndryshime në financa, horoskopi ditor për nesër

22:59 : 25/06/2026

“Non-grata duhet të jenë Rama dhe Lamallari”, Igballe Huduti: Nuk kam lidhje me Iranin

22:57 : 25/06/2026

Moti i keq/ Aksident në hyrje të tunelit të Skërficës

22:47 : 25/06/2026

Anila Denaj zbulon porositë e Ramës për deputetët

22:45 : 25/06/2026

Rama sulmon protestuesin: Do t’ju shpëtojë nga unë patrioti që s’di të lexojë…

22:33 : 25/06/2026

Qytetarët ulen këmbëkryq para Parlamentit: Shqipëria kërkon revolucion

22:27 : 25/06/2026

Aktivisti përplaset me Sara Milen për protestën kundër Ramës: Mos gënje mi goc…

22:23 : 25/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetgrandpashabetholiganbetUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomtimebetjojobet girişbahiscasinoMariobetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasinoroyalbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet