• Kontakt
Friday, June 26, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi EKONOMI

‘Para nga qielli’/ ‘Çmendet’ Banka Qëndrore: Çdo qytetari t’i dhurojmë 200 euro në muaj

11:51 : 23/10/2019
në EKONOMI

Dhurimi i 200 eurove në muaj në llogarinë e çdo qytetari të Eurozonës. Kjo është një nga idetë që po ushqen debatin në rritje për adoptimin, në një të ardhme jo shumë të largët, të një politike te emërtuar “Helicopter Money (para helikopter)”.

Nuk bëhet fjalë për një teori konspirative. Ideja është rimarrë sëfundmi nga  Ben Bernanke, ish guvernator i Federal Reserve që ka rikthyer konceptin e ideuar nga Milton Friedman, që konsiderohet edhe si babai i teorisë monetare dhe që ka marrë edhe çmimin Nobel për Ekonominë.

Ky i fundit në vitet ’60 shkruante në një provokim intelektual: “Të supozojmë se një ditë një helikopter do të fluturonte sipër këtij komuniteti dhe do të hidhte 1 mijë dollarë nga qielli. Sigurisht ato do të mblidheshin me shpejtësi nga qytetarët”.

Sipas Friedman, një lëvizje e tillë do të kishte “automatikisht” një impakt në inflacion, duke e rritur atë. Rritja e inflacionit është një nga sfidat me të cilat po përballet Banka Qendore Europiane prej 10 vitesh. Synimi është arritja e një niveli 2 % të inflacionit por mesatarja e arritur është 1.2 %. Dhe perspektiva e 10 viteve të ardhshme për 19 vendet e zonës euro mbetet e njëjtë, pra inflacion 1.2 %.

Aspekti “kurioz” është që investitorët duket se tashmë nuk besojnë më në mundësinë që politikat e fundit zgjeruese të BQE-së janë në gjendje që të sjellin rritjen e çmimeve në nivelet e kërkuara.

Lexo edhe:

Policia greke shkatërron grupin e drogës në Mykonos, drejtohej nga një shqiptar

Kongresi i tretë i “Lëvizjes Bashkë”/ Arlind Qori rizgjidhet kryetar

Nuk përfundon këtu! Investitorët jo vetëm nuk besojnë te rritja e inflacionit por te e kundërta; te deflacioni. Arsyeja për të cilët BQE (por edhe bankat e tjera qendrore të mëdha) has vështirësi për të ringritur inflacionin i ka rrënjët edhe më të thella. Gjithçka ka nisur në vitet ’80 kohë kur “gërshëra” e barazisë mes të pasurve dhe të varfërve ka nisur të zgjerohet.

Fillimisht ka nisur me ritme të ngadalta por pas rënies së Murit të Berlinit dhe globalizimit, ritmet janë përshpejtuar. Raporti mes të ardhurave të disponueshme të 10 % më të pasur të popullsisë dhe 10 % më të varfër, është rritur me 7 herë nga 1980 dhe me 9 herë në 2015. Përfitimet e rritjes ekonomike përfundojnë në xhepin e një fashe gjithnjë e më të ngushtë të popullsisë, evidentohet në studimin “Income Inequality” (Pabarazia e të ardhurave).

Mes 1975 dhe 2012, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës rreth 47 % e të ardhurave të gjeneruara nga rritja ekonomike ka shkuar për të fryrë portofolet e vetëm 1 % më të pasurve të popullsisë; një fenomen veçanërisht i reflektuar edhe në Kanada, Australi dhe Britani të Madhe.

Si rrjedhojë, shtresa e mesme gjendet gjithnjë e më shumë nën presion.

Motivet e kësaj shpërndarje asimetrike të pasurisë janë shumë. Është mbi të gjitha impakti i globalizimit që ka revolucionarizuar plotësisht flukset tregtare por edhe inovacionin teknologjik, që po krijon profesione të reja me vlerë të shtuar shumë të lartë duke i bërë shumë të tjera të panevojshme, me pasoja të ndjeshme te pagat dhe punësimi.

Por shtimi i pabarazive ka kontribuar në krijimin e një tregu pune gjithnjë e më shumë të “financiarizuar” me përdorimin e gjerë të planeve të “stock options” (aksione që u jepen falas punonjësve, zakonisht manaxherëve të kompanive) dhe të bonuseve për drejtuesit, sëbashku me rënien e rregulloreve dhe të rolit të sindikatave. “Gërshëra” mes të pasurve dhe të varfërve është zgjeruar akoma më shumë pas krizës së vitit 2008 dhe tashmë po merr një impulsi të ri të fuqishëm nga politika monetare jo e zakonshme e bankave qendrore.

Ja pse në tentativën për të gjetur zgjidhje, debati për “Helicopter Money” po rritet. Për të është folur shumë sëfundmi nga ish guvernatori i Federal Reserve të Dallasit Richard Fischer, ish zëvëndës guvernatori i Bankës së Kanadasë Jean Boivin, ish presidenti i Bankës Qendrore Zvicerane Philipp Hildebrand etj., që kanë publikuar një propozim që synon përdorimin e një fondi emergjence fiskale të financuar nga banka qendrore.

Për të shkuar më tej, Moritz Kraemer, krye-ekonomisti i Acreditus, shoqëri konsulence me seli në Dubai, në një artikull në Financial Times ha hipotetizuar për një program të Bankës Qendrore Europiane 36 mujor që parashikon dhurimin e 200 eurove në muaj për çdo qytetar nëse niveli i inflacionit bie nën 1 % në vit. Shuma do të reduktohet gradualisht pasi të arrihet niveli 2 % i inflacionit. Një operacion kolosal që kushton 900 miliardë euro.

Por a do të funksiononte? A do të arrinte të rindizte inflacionin dhe rritjen ekonomike ky hap?

Ata që kundërshtojnë idenë japin disa argumente.

Fillimisht duhet të sqarojmë se “Helicopter Money” i përket politikës fiskale dhe jo asaj monetare sepse ndarja direkte e parasë në llogaritë bankare kërkon emisionin e bonove për riekuilibruar pasivitetin e Bankës Qendrore Europiane.

Por duke qenë se në Eurozonë nuk ekziston  as imazhi i një superministri financash e as eurobonde, në vendimmarrje duhen përfshirë të gjithë ministrat e financave të 19 shteteve që aderojnë në zonën euro.

Pyetja e fundit është një e vetme: njerëzit do t’i shpenzonin paratë e “dhuruara” nga Banka Qendrore Europiane?

Mbi këtë nuk ka siguri sepse qytetarët mund të vendosin që t’i ruajnë paratë si pjesë të kursimeve, duke zbehur kështu operacionin.

Edhe në rast se paratë e dhëna do të shpenzoheshin në pjesën më të madhe të tyre, inflacioni do të rritej por vetëm për periudhën e “Helicopter Money”. Kur efektet stimuluese të “drogës” të përfundojnë, do të ktheheshim në pikën e nisjes. Është e vështirë pra që një ekonomi të mund të rritet pa investime në infrastrukturë, që të përmirësohet vetëm sepse njerëzit me paratë e BQE-së do të shkojnë (dhe nuk është e sigurtë) për të shpenzuar më shumë në kinema apo në piceri.

‘Shkopi magjik’ i ‘Helicopter Money’ do të rezultonte një armë e papërshtatshme sepse pritshmëritë e tregjeve mbi inflacionin do të ambientoheshin lehtësisht me klimën e parasë së shpejtë e të lehtë.

Ndaj, “Helicopter Money”, rrezikon të mos ketë efektin e shpresuar.

Por cila do të ishte zgjidhja e përshtatshme?

Sipas ekspertëve të ndryshëm që vënë në pikëpyetje këtë skemë, problemi duhet kërkuar në përmirësimin e bashkëpunimit dhe të koordinimit mes politkave monetare dhe atyre fiskale.

 

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Policia greke shkatërron grupin e drogës në Mykonos, drejtohej nga një shqiptar

13:11 : 26/06/2026
AKTUALITET

Kongresi i tretë i “Lëvizjes Bashkë”/ Arlind Qori rizgjidhet kryetar

13:09 : 26/06/2026
AKTUALITET

Evazioni me kostum ligjor, në kufi të paligjshmërisë

12:54 : 26/06/2026
AKTUALITET

Dalin notat e provimit të Matematikës, linku ku mund të shihni rezultatet

12:36 : 26/06/2026
AKTUALITET

Helmimi i 64 studentëve të Akademisë së Sigurisë, merret në pyetje administratorja e “Sori-Al”, Alma Tafani

12:24 : 26/06/2026
AKTUALITET

Alarmi i EUROPOL, grupet kriminale shqiptare të lidhur me kartelin “Los Lobos”

12:18 : 26/06/2026
Para
SONY DSC

Tregu i sigurimeve, AMF trajton 71 ankesa në 9 muaj/ Apeli ndaj qytetarëve, ja ku të drejtoheni nëse...

TË GJITHA

Policia greke shkatërron grupin e drogës në Mykonos, drejtohej nga një shqiptar

13:11 : 26/06/2026

Kongresi i tretë i “Lëvizjes Bashkë”/ Arlind Qori rizgjidhet kryetar

13:09 : 26/06/2026

Evazioni me kostum ligjor, në kufi të paligjshmërisë

12:54 : 26/06/2026

Dalin notat e provimit të Matematikës, linku ku mund të shihni rezultatet

12:36 : 26/06/2026

Helmimi i 64 studentëve të Akademisë së Sigurisë, merret në pyetje administratorja e “Sori-Al”, Alma Tafani

12:24 : 26/06/2026

Alarmi i EUROPOL, grupet kriminale shqiptare të lidhur me kartelin “Los Lobos”

12:18 : 26/06/2026

‘Parku i Karavastasë aferë korruptive’/ PD: U favorizua kompania “Voltalia”! KESH mln euro dëm buxhetit të shtetit

11:59 : 26/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomcasinoroyalUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomtimebetjojobet girişdeneme bonusu veren sitelerMariobetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasinoroyalbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet