• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Celula terroriste/ Si u arratis nga Shqipëria mafiozi turk i kapur për llogari të drejtësisë gjermane

15:15 : 23/10/2019
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Abdulselam Turgut, një nga operativët e celulës terroriste, për të cilën foli sot zyrtarisht Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, është një figurë e njohur e krimit të organizuar, veçanërisht në trafikun e drogës.

Turgut, i përfshirë në celulën terroriste, që do të ndërmerrte akte më 22 mars të 2018, ditës e festës së Sulltan Novruzit, ka qenë i arrestuar në Shqipëri me akuzën e trafikimit të rreth 1 ton heroinë.

Turgut u kap për llogari të drejtësisë gjermane, por një vendim gjykate e ktheu atë në arrest shtëpie, nga ku më pas u zhduk.

Zyrtarisht u tha se Turgut kishte mundur të largohej nga Shqipëria duke përdorur një pasaportë false, ndërsa banesa e tij në Tiranë, ndodhej diku në periferi, zona e Kamzës.

Turgut, i njohur si një bos mafioz turk dhe kreu i një rrjeti të fuqishëm ndërkombëtar të trafikut të drogës është burgosur së fundmi në Azerbajxhan dhe në Turqi me akuza për trafik droge.

Lexo edhe:

Kultivoi drogë në pronë publike, ekstradohet nga Italia 33-vjeçari i dënuar me burg/ EMRI

Shiste drogë, dënohet me burg 25-vjeçari shqiptar në Angli

Ai ka gjithashtu lidhje të vjetra me krimin e organizuar në Shqipëri.

Turgut është burgosur në Shqipëri me akuza në lidhje me trafikimin e dyshuar të rreth 1 ton heroinë, por u arratis nga vendi duke përdorur një pasaportë false, pasi gjykata ndërroi masën e sigurisë nga “Arrest në burg” në “Arrest shtëpie”, tha Ardi Veliu, drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, ne deklaraten per mediat, lidhur me zbulimin e celules.

Ne raportimet e atëhershme në media thuhej se turku kishte përdorur disa linja për dërgimin e heroinës në vendet perëndimore.

“Pikënisja e të gjitha linjave ishte Truqia dhe më pas niste në të ashtuquajturën “linja e Ballkanit”. Droga paketohej dhe përpunohej në Turqi, nisej drejt Greqisë dhe më pas nëpërmjet Shqipërisë përfundonte në Itali. Ndërkohë, linja e “qendrës” nisej sërish nga Turqia, shkon në Bullgari, Maqedoni, Serbi, Mali i Zi, Bosnja, Kroaci, Slloveni dhe përfundon sërish në Itali ose Austri. Ndërsa linja e “veriut” nisej nga Turqia, kalonte në Bullgari e Rumani për të përfunduar në Austri, Hungari, Çeki, Poloni dhe përfundon në destinacion në Gjermani.”

Turgut është liruar nga një burg në Turqi në fund të vitit 2018.

Referuar shkrimeve të mediave turke, Turgut, i konsideruar si një bos i mafies në Turqi, rezulton të ketë pasur lidhje dhe me trafikantin shqiptar, Hekuran Hoxha, i njohur për drejtësinë si “Roni i Shijakut” dhe që dyshohet si “koka” e bandës së rrezikshme të Avdylajve. Kohë më parë, media prestigjioze turke “Hyrriet” do të hidhte dritë mbi lidhjet e “Ronit të Shijakut” me bosin turk, Abdulselam Turgut, një personazh ky mjaft i njohur nga bota e krimit në Turqi.

Sipas gazetës turke, Abdulselam Turgut ka pasur lidhje me një grup shqiptarësh të arrestuar në Durrës për sasi të mëdha heroine. Në Turqi mësohet se këta shtetas, në bashkëpunim me Abduselam Turgut, ishin akuzuar për trafikimin e një sasie prej 30.5 kilogramësh heroine të pastër.

Shtetasit shqiptarë që përmenden në median turke si të lidhur me “peshkun e madh” të narkotrafikut, kanë dosje penale edhe në Shqipëri. Më 10 shtator 2010, Prokuroria e Krimeve të Rënda arrestoi pesë persona të akuzuar për trafik ndërkombëtar narkotikësh.

Aksioni u zhvillua në qytetin e Shijakut, ku ranë në pranga shtetasit Hekuran Hoxha, 38 vjeç nga Shijaku, i cili njihet me pseudonimin “Roni”; vëllai i tij, Fatbardh Hoxha, 37 vjeç; Alket Hatija, 35 vjeç, me origjinë nga Berati dhe banues në Shijak; Saimir Gjepali, 34 vjeç, nga qyteti i Shijakut, si dhe Mentor Shehu nga fshati Pobrat i Beratit, i cili njihej me pseudonimin “Toku”.

Etiketa: drogemafioziturku

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kultivoi drogë në pronë publike, ekstradohet nga Italia 33-vjeçari i dënuar me burg/ EMRI

10:58 : 31/10/2025
AKTUALITET

Shiste drogë, dënohet me burg 25-vjeçari shqiptar në Angli

19:48 : 30/10/2025
BOTA

SHBA sulmon një tjetër anije të dyshuar për trafik droge, të paktën 4 persona humbin jetën

15:23 : 30/10/2025
AKTUALITET

I shpallur në kërkim për trafik droge, arrestohet 37-vjeçari në Korçë

14:15 : 30/10/2025
SHOW BIZ

U akuza për kultivim droge, reagon Belina Pupa

21:15 : 29/10/2025
BOTA

SHBA godet katër anije të dyshuara për trafik droge në Paqësor, 16 viktima

22:00 : 28/10/2025
Para

Luks në shtëpitë qeveritare të pushimit/ 45 mijë euro për lugë e pjatanca

TË GJITHA

E rëndë në Elbasan! 58-vjeçarja konsumon acid në gjendje të rënduar psikologjike, ndërron jetë

13:30 : 31/10/2025

Përplasi për vdekje 66-vjeçarin në aksin Korçë-Bilisht, arrestohet 38-vjeçari

13:18 : 31/10/2025

Vodhi 1 mln lekë dhe sende me vlerë 20 mijë euro në një banesë, arrestohet autori/ EMRI

13:13 : 31/10/2025

“Hoteli i Redi Mollës është i familjes Rama”, Berisha: Shizma mes Ramës dhe Veliajt nisi për foton me Kamala Harris

13:13 : 31/10/2025

“Kush je ti që prek pasaportën e saj?”, Berisha: Rama kërcënoi prokurorin që hetonte Ballukun

12:58 : 31/10/2025

Kosova ende pa qeveri, Osmani mbledh liderët politikë në Presidencë 

12:43 : 31/10/2025

Ndërpritet seanca në Kushtetuese për Erion Veliaj, ja kur do të rinisë

12:41 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com