• Kontakt
Saturday, July 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Aktivistët mblidhen pas JO-së nga BE/ Kalaja: Thirrja “E duam Shqipërinë si gjithë Europa” ka mbetur diku në horizont

11:45 : 20/10/2019
në AKTUALITET, POLITIKE

Një grup veprimtarësh të shoqërisë civile intelektualësh shqiptarë u mblodhën dje në një takim nën moton “Për shqiptarët dielli lind në Perëndim”.

Ata shprehën shqetësim për mos hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në për anëtarësim të plotë dhe nga ana tjetër për njoftimin mbi një miniShengen ballkanik dalë nga takimi në Novi Sad midis përfaqësuesve shtetërorë nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia Veriore.

“Na u tha se do të bëhej një mini-Shengen për lëvizjen e lirë, por në atë tryezë nuk ishte shteti i Kosovës. Atje u fol edhe për heqjen e barrierave doganore, por nga ana tjetër kemi edhe taksën 100 për qind e mbiquajtur “taksa Haradinaj”, e cila është në fuqi midis shtetit të Kosovës dhe Serbisë. Takimi u duk si një presion që kryeministri Rama po i bënte Bashkimit Europian, ku shqiptarët aspirojnë të bëhen pjesë. Ne kemi thirrjen “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, e cila ka mbetur diku në horizont, por dje na u tha edhe një “Jo” për hapjen e negociatave, dhe na duket se ajo ditë është më e largët” – tha veprimtari Aulon Kalaja.

Folës të tjerë theksuan se takimi nuk ka krahasim me marrëveshje si ai i Shengenit apo i Vishegradit.

Lexo edhe:

Tiranë/ I aksidentuari humb jetën në spital, arrestohet shoferi 27-vjeçar

EMRI/ Lëvizte në shëtitoren e Shëngjinit me armë zjarri, pranga 21-vjeçarit

“Marrëveshja e Vishegradit ishte i monitoruar nga Brukseli, ndërsa marrëveshja e Novi Sadit ne nuk shohim as nga Brukseli as nga Uashingtoni asnjeri aty. Janë vetëm tre zyrtarë dy kryeministra dhe një president, të cilët bajnë një marrëveshje, të cilën ne në Shqipëri nuk e dimë se çfarë përmban në detaje. Mendoj se ajo i shkon ndesh aspiratave pro-perëndimore të popullit shqiptar, është një marrëveshje anti-integruese dhe anti-europiane për Shqipërinë” – tha veprimtari Ilir Aliaj.

Pjesëmarrësit theksuan se aleatët strategjik të Shqipërisë janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian.

“Formula e SHBA-ve, garantuesit kryesor të rendit në Ballkan, është që Ballkani të jetë në Bashkimin Europian. Këta kanë nxjerrë një formulë tjetër; jo më Ballkani në BE dhe i mbështetur nga SHBA-të, por kanë shpikur një formulë të re: Shqipëria dhe Kosova të orientohen drejt Danubit, dhe jo më nga Mesdheu. Tani dihet se kush e ka sferën e interesave në Mesdhe dhe kush e ka sferën e interesave në Danub, ndaj duhet denoncuar fuqishëm” – tha veprimtari Indrit Vokshi.

Në takim morën pjesë veprimtarë të grupimeve të ndryshme, diplomatë, historianë, artistë, pedagogë e studentë.

“Ideja e heqjes së barrierave doganore është një krim, pjesë e një kolonizimi të Shqipërisë. Këtu nuk është punë shovinizmi, nuk është punë nacionalizmi, por është punë atdhedashurie” – tha profesor Edmond Tupe.

Disa ditë më parë drejtuesit e qeverive të Shqipërisë dhe Maqedonisë veriore Rama e Zaev si dhe presidenti i Serbisë Vuçiç zhvilluan një takim, ku u diskutua për një lehtësim më të madh të qarkullimit në rajon të njerëzve, prodhimeve dhe kapitaleve.

Veprimtarët u mblodhën me shqetësimin se mbi këtë takim nuk ka transparencë më të madhe dhe ka paqartësi mbi orientimin perëndimor të shqiptarëve./VOA

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tiranë/ I aksidentuari humb jetën në spital, arrestohet shoferi 27-vjeçar

11:01 : 19/07/2025
AKTUALITET

EMRI/ Lëvizte në shëtitoren e Shëngjinit me armë zjarri, pranga 21-vjeçarit

10:45 : 19/07/2025
AKTUALITET

Situata me zjarret/ Ministria e Mbrojtjes: Në 24 orë u raportuan 20 vatra

10:29 : 19/07/2025
AKTUALITET

Rama krenohet me pamjet teksa fadroma shkatërron lokalin në Tiranë/ VIDEO

10:24 : 19/07/2025
AKTUALITET

Skandal ushqimor në Vorë/ Falsifikonin datat e produkteve të skaduara, arrestohen pronari dhe magazinieri

09:59 : 19/07/2025
BOTA

Merz-it i ‘soset durimi’: Qasja e Izraelit ndaj Gazës nuk është më e pranueshme

09:32 : 19/07/2025
Para

Politikë e mplakur

TË GJITHA

Tiranë/ I aksidentuari humb jetën në spital, arrestohet shoferi 27-vjeçar

11:01 : 19/07/2025

EMRI/ Lëvizte në shëtitoren e Shëngjinit me armë zjarri, pranga 21-vjeçarit

10:45 : 19/07/2025

Situata me zjarret/ Ministria e Mbrojtjes: Në 24 orë u raportuan 20 vatra

10:29 : 19/07/2025

Rama krenohet me pamjet teksa fadroma shkatërron lokalin në Tiranë/ VIDEO

10:24 : 19/07/2025

Skandal ushqimor në Vorë/ Falsifikonin datat e produkteve të skaduara, arrestohen pronari dhe magazinieri

09:59 : 19/07/2025

Merz-it i ‘soset durimi’: Qasja e Izraelit ndaj Gazës nuk është më e pranueshme

09:32 : 19/07/2025

Këmbimi valutor 19 korrik/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

09:27 : 19/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com