• Kontakt
Saturday, August 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dështimi me negociatat/ Kryemadhi: Përgjegjësi është Rama, të dorëhiqet!

11:44 : 19/10/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi për përgjegjës kryeministrin Edi Rama për dështimin e marrjes së një date për hapjen e negociatave në samitin e fundit në Bruksel, të krerëve të vendeve të BE-së.

Kryemadhi deklaroi se e ardhmja europiane e shqiptarëve, “janë sot peng i një njeriu të vetëm, janë peng i Edi Ramës dhe i bllokimit të rrugës europiane vetëm prej tij”.

Kryetari i LSI-së kërkoi dorëheqjen e Edi Ramës si kryeministër.

“Dorëheqja e tij është reflektimi më i pakët për përgjegjësinë e rëndë politike që rëndon mbi kryeministrin”, u shpreh në një deklaratë për mediat nga selia e LSI-së.

Kryemadhi u ndal dhe te reagimi amerikan lidhur me vendimin e BE-së për negociatat.

Lexo edhe:

Iu komunikua akuza nga SPAK, Monika Kryemadhi: Firmosëm që s’jemi dakord

SPAK mbyll hetimet për dosjen e Ilir Metës, nis komunikimin e akuzave ndaj të pandehurve

“Falenderoj në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim Shtete e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e pandalur asnjëherë ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve si partnerin tonë strategjik që edhe mbrëmë në një moment të zhgënjimit të shqiptarëve, ata i qëndrojnë në krah popullit shqiptar dhe Shqipërisë, u qëndrojnë në krah aspiratave të shqiptarëve për Integrimin Europian. Asnjë faktor malinj nuk do të cënojë dot aleancën tonë mbi 100 vjeçare midis Shqipërisë dhe SHBA dhe asnjë faktor malinj nuk do të largojë dot aspiratave të shqiptarëve nga rruga e shqiptarëve tashmë drejt BE-së”, u shpreh.

Deklarata e plotë

Vendimi i sotëm i BE-së, ishte sigurisht një vendim që shqiptarët nuk do të dëshironin ta dëgjonin asnjëherë.

Dita e djeshme dhe ditët e tjera në vazhdim do të jenë ditë të trishta për shqiptarët, në vend të një dite gëzimi që ata e prisnin me padurim.

Shqiptarët kanë kuptuar qartë që Europa është me ta, por për fat të keq, shqiptarët dhe e ardhmja e tyre europiane, janë sot peng i një njeriu të vetëm, janë peng i Edi Ramës dhe i bllokimit të rrugës europiane vetëm prej tij.

Bashkimi Europian ka treguar qartë se cilat janë pengesat konkrete, cilat janë plagët e thella dhe problemet kritike që i ka hapur Shqipërisë sot Edi Rama.

BE tregoi qartë se rrënimi i themelit të demokracisë në Shqipëri, që është vota e lirë dhe e ndershme, shitblerja dhe kriminalizimi i saj, ku autori i vetëm është Edi Rama, dhe kjo që tashmë është  reflektuar edhe në kushtet që janë bërë publike, kushte që tregojnë dhe rrugën me të cilën do të dalë Shqipëria nga kriza për tu bërë pjesë e Bashkimit Europian.

I vetmi kryeministër në Europë i cili quan normalitet bashkëjetesën me kriminelët dhe grabitësit e pronës publike dhe votës së shqiptarëve, është Edi Rama.

BE refuzoi një qëndrim të tillë dhe u tregoi shqiptarëve se duhet të çlirohen nga kapja kriminale e shtetit të së drejtës, e qeverisë, e demokracisë dhe e lirive të tyre, autori i të cilave është kryeministri i vendit tonë, Edi Rama.

Korrupsioni, trafiku i drogës, pastrimi i parave, koncesionet grabitqare, dhunimi i pronës publike dhe private, kapja e drejtësisë, janë ato që e mbajnë larg dhe peng Shqipërinë nga Europa dhe përgjegjësi i vetëm për këto plagë të thella dhe për këtë pengesë që i bëhet rrugës europiane të Shqipërisë, është një dhe vetëm një,  kryeministri Rama.

Të gjithë shqiptarët kanë kuptuar shumë qartë se me Edi Ramën, bashkimi me BE-në është një objektiv i pamundur, një ëndërr e parealizueshme për ta.

Shqipëria s’është dhe s’mund të jetë kurrë peng i tij, dhe dorëheqja e tij është reflektimi më i pakët për përgjegjësinë e rëndë politike që rëndon mbi kryeministrin.

Shqiptarët ja kanë dalë ta bindin Europën se janë pjesë e saj, se e duan Europën, se kërkojnë të jetojnë me standardet e saj të larta demokratike dhe ekonomike, ndaj dhe e mbështesin masivisht projektin e Europës së Bashkuar. Por shqiptarët e kanë gjithashtu shumë të qartë që pengesa e vetme për këtë ëndërr dhe për rrugën drejt Bashkimit Europian është Edi Rama.

Dështimi i Edi Ramës është individual, është personal, është i fokusuar vetëm te ai sepse ai zgjodhi që të ndërtojë të ardhmen e tij mbi atë të shqiptarëve, të pasurohet në kurriz të shqiptarëve duke i varfëruar ata, zgjodhi ti grabisë ata, zgjodhi tu prishë qetësinë familjare atyre, zgjodhi që të detyroi me qindra dhe mijëra shqiptarë që të largohen nga Shqipëria, për shkak të tokës së djegur që ndërtoi Edi Rama.

Ndaj, shqiptarët nuk do të ndryshojnë asgjë nga bindja se Europa është e ardhmja e vetme e sigurt dhe njëherazi vendimi i tyre është i prerë: të largojnë Edi Ramën si pengesën e vetme të kësaj të ardhmeje.

Shqipëria ishte më afër hapjes së negociatave sesa vendet e tjera, për shkak të shkatërrimit të shtetit, kapjes dhe shpërbërjes së tij nga kryeministri, sot ne jemi shumë pas vendeve të tjera, të cilat ishin shumë më mbrapa nesh vite më përpara. Fqinjët tanë treguan pjekuri dhe maturi politike për të kaluar probleme shumë të ndërlikuara dhe komplikuara, por Edi Rama rrënoi edhe arritjet e realizuara ndër vite, me shumë sakrifica nga shqiptarët.

Vullneti ynë për të mbështetur Integrimin Europian dhe për të bërë çdo sakrificë është i pandryshuar. Ne nuk do të rreshtim së punuari për të ndryshuar realitetin tragjik shqiptar, do të komunikojmë me të gjithë miqtë tanë dashamirës të Shqipërisë në Europë dhe në botë, për tu shpjeguar se sa e rëndësishme është Europa për shqiptarët dhe se nuk duhen dënuar kurrë Shqiptarët, por vetëm një njeri, Edi Rama, i cili ka zgjedhur rrugën anti-europiane dhe që i shërben vetëm vetes së tij dhe interesave të tij të ngushta personale.

Falenderoj në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim Shtete e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e pandalur asnjëherë ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve si partnerin tonë strategjik që edhe mbrëmë në një moment të zhgënjimit të shqiptarëve, ata i qëndrojnë në krah popullit shqiptar dhe Shqipërisë, u qëndrojnë në krah aspiratave të shqiptarëve për Integrimin Europian.

Asnjë faktor malinj nuk do të cënojë dot aleancën tonë mbi 100 vjeçare midis Shqipërisë dhe SHBA dhe asnjë faktor malinj nuk do të largojë dot aspiratave të shqiptarëve nga rruga e shqiptarëve tashmë drejt BE-së.

Etiketa: Monika Kryemadhinegociatat

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Iu komunikua akuza nga SPAK, Monika Kryemadhi: Firmosëm që s’jemi dakord

14:43 : 29/07/2025
AKTUALITET

SPAK mbyll hetimet për dosjen e Ilir Metës, nis komunikimin e akuzave ndaj të pandehurve

15:01 : 28/07/2025
AKTUALITET

Skandal në Kadastër/ Martin Kala fshin transkriptin kundrejt pagesës, kalon kontratën pa afat te firma tjetër

15:24 : 15/07/2025
AKTUALITET

Kryemadhi i kundërpërgjigjet Metës, e quan fans i Zeqinesë: S’kam nevojë t’i marr leje askujt!

14:52 : 07/07/2025
AKTUALITET

Meta sulmon Kryemadhin, e quan “Zeqine e SPAK-ut”: Takoi Shatkun në janar në SHBA

13:41 : 07/07/2025
AKTUALITET

240 mijë $ të shpenzuara me kartën e Shatkut, Kryemadhi: Isha në Beverly Hills e Las Vegas me Bebe Rexhën

13:05 : 07/07/2025
Para

Ekstradohet në Greqi, ukrainasi i dyshuar për vrasje

TË GJITHA

EMRAT/ Sherr me thika në Fier, dy të plagosur

23:15 : 08/08/2025

Horoskopi, 9 gusht 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:12 : 08/08/2025

E rëndë në Berat/ Vritet me armë gjahu një 57-vjeçar gjatë ruajtjes së arës, shoqërohet autori (EMRAT)

23:03 : 08/08/2025

Trump: Marrëveshja për paqe mes Ukrainës dhe Rusisë do të përfshijë “shkëmbim territoresh”

22:52 : 08/08/2025

Trafikoi tonelata kokainë në Europë/ Julian Balla fitoi tenderin 1.2 mld lekë të plehrave në Shijak

22:37 : 08/08/2025

I hoqën shiritin e kapitenit, Ter Stegen: Kam qenë gjithmonë i ndershëm dhe profesional

22:34 : 08/08/2025

Ari në SHBA “fluturon” në bursë pas tarifave të Trump-it

22:24 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com