• Kontakt
Friday, June 26, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Bosët e drogës, krimi, korrupsioni e azilkërkuesit/ Pse Franca, Holanda, Danimarka e Spanja kundërshtojnë hapjen e negociatave

09:18 : 18/10/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve të Bashkimit Evropian (BE) diskutuan për hapjen ose jo të negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, mbrëmjen e djeshme. Franca vuri veton duke penguar hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në rastin e Maqedonisë së Veriut, Franca ishte kudnërshtarja e vetme, ndërsa për Shqipërinë, veto e Francës u mbështet nga Holanda e Danimarka, me Spanjën në një pozicion skeptik ndaj Shqipërisë.

Siç raportoi mbrëmjen e djeshme nga Brukseli gazetarja Erisa Zyka për emisionin “Opinion”, vendimi për moshapjen e negociatave për Shqipërinë, u shoqërua me kritika të shumta për detyra të shtëpisë të mos kryera siç duhet. Ajo renditi edhe shqetësimet konkrete të vendeve që janë kudnër apo skeptike për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Spanja skeptike – Spanja mbajti një pozicion skeptik për hapjen e negociatave me Shqipërinë pasi vlerëson se ka pasur një ndikim të drejtpërdrejtë të grupeve kriminale shqiptarë në trafikun e drogës atje, kohët e fundit.

Danimarka kundër– Danimarka ka insistuar për të ndarë vendimmarrjen me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, pasi sipas saj, mund të kishte një mundësi për ti dhënë dritën jeshile Maqedonisë së Veriut. Për Shqipërinë, vlerëson se nuk ka plotësuar kriteret. Sidomos, ato lidhur me formimin e shtetit ligjor, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionin.

Lexo edhe:

Dashuri, surpriza dhe ndryshime në financa, horoskopi ditor për nesër

“Non-grata duhet të jenë Rama dhe Lamallari”, Igballe Huduti: Nuk kam lidhje me Iranin

Franca vë veton – Për Francën, shqetësim mbetet numri i lartë i azilkërkuesve. Në një konferencë me kancelaren gjermane Merkel dy ditë më parë, Makron deklaroi se shqiptarët përbëjnë grupin e dytë më të madh të azilkërkuesve në Francë dhe në këto kushte është e vështirë t’i shpjegosh popullit, se duhen filluar negociatat me këtë vend.

Megjithatë, Franca ka kritika edhe për detyrat e shtëpisë që për të, Shqipëria nuk i ka realizuar.

“Ka një kundërshtim për performancën. Qeveria franceze më ka thënë shprehimisht: Ne kemi qenë në Shqipëri, e kemi vizituar, kemi folur me të gjitha palët, e dimë shumë mirë se çfarë ndodh. I dimë shumë mirë që reforma në drejtësi nuk zbatohet ende, duhet që Gjykata Kushtetuese dhe ajo e lartë të jenë funksionale. Dimë shumë mirë se kokat e trafikut të kokainës dhe heroinës nuk janë kapur. Kapen vetëm ushtarët e vegjël. Dimë shumë mirë që korrupsioni është shtrirë në të gjithë vendin. Janë zyrtarë të qeveris që më kanë konfirmuar”, raportoi Erisa Zyka.

“Makron, para zgjedhjeve të komunave dhe departamenteve në Francë nuk do kurrsesi të japë një sinjal që ne do hapim negociatat me Shqipërinë, me një vend që ka kaq shumë probleme. Një pjesë e madhe e forcave politike, sidomos ato populiste e konsiderojnë se do të ishte vërtetë një sinjal shumë i dëmshëm që ne do i dërgojmë Bashkimit Europian, qytetarëve francezë, me problemet e mëdha të azilkërkuesve, por edhe me performancën reale të Shqipërisë, që ne të dërgojmë një mesazh që jemi gati të hapin negociatat me Shqipërinë”, shtoi Zyka.

Veto dhe Holanda – Holanda ka mbështetur veton e Francës për integrimin e Shqipërisë. Problemi i Holandës me Shqipërinë është faktori kriminal shqiptar në shtetin holandez. Pikërisht për këtë, në muajin Maj, Holanda i ka dërguar Komisionit Europian draft rezolutën e miratuar pak kohë më parë në parlamentin holandez, përmes të cilit kërkohej rikthimi i regjimit të vizave për shqiptarët. Kërkesa megjithatë, u refuzua nga KE.

Ministri i Jashtëm holandez Stef Blok ka artikuluar se: “Shqipëria duhet të ndërmarrë hapa të mëtejshëm, veçanërisht në trajtimin e korrupsionit dhe përmirësimin e sundimit të ligjit”.

Vendimi kundër pra, ndryshe nga sa pretendon kryeministri Edi Rama, nuk është vetëm sepse Makorn kërkon që para zgjerimit të ketë një reformim të vetë BE-së. Dhe deklarata e shefit të qeverisë shqiptare, se Shqipëria i ka bërë detyrat, është e gënjeshtërt.

/Boldnews.al/

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Dashuri, surpriza dhe ndryshime në financa, horoskopi ditor për nesër

22:59 : 25/06/2026
AKTUALITET

“Non-grata duhet të jenë Rama dhe Lamallari”, Igballe Huduti: Nuk kam lidhje me Iranin

22:57 : 25/06/2026
AKTUALITET

Moti i keq/ Aksident në hyrje të tunelit të Skërficës

22:47 : 25/06/2026
AKTUALITET

Anila Denaj zbulon porositë e Ramës për deputetët

22:45 : 25/06/2026
AKTUALITET

Rama sulmon protestuesin: Do t’ju shpëtojë nga unë patrioti që s’di të lexojë…

22:33 : 25/06/2026
AKTUALITET

Qytetarët ulen këmbëkryq para Parlamentit: Shqipëria kërkon revolucion

22:27 : 25/06/2026
Para

U kap me 3400 euro të falsifikuara, arrestohet (EMRI)

TË GJITHA

Dashuri, surpriza dhe ndryshime në financa, horoskopi ditor për nesër

22:59 : 25/06/2026

“Non-grata duhet të jenë Rama dhe Lamallari”, Igballe Huduti: Nuk kam lidhje me Iranin

22:57 : 25/06/2026

Moti i keq/ Aksident në hyrje të tunelit të Skërficës

22:47 : 25/06/2026

Anila Denaj zbulon porositë e Ramës për deputetët

22:45 : 25/06/2026

Rama sulmon protestuesin: Do t’ju shpëtojë nga unë patrioti që s’di të lexojë…

22:33 : 25/06/2026

Qytetarët ulen këmbëkryq para Parlamentit: Shqipëria kërkon revolucion

22:27 : 25/06/2026

Aktivisti përplaset me Sara Milen për protestën kundër Ramës: Mos gënje mi goc…

22:23 : 25/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetgrandpashabetholiganbetUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomtimebetjojobet girişbahiscasinoMariobetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasinoroyalbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet