• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gjyqi “Geron”/ Avokatët e viktimës, gjyqtari dhe prokurorët shtyjnë procesin

21:30 : 17/10/2019
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Mungesa e avokatëve të viktimës, prania e të cilëve nuk është e domosdoshme në një proces penal ku janë të pranishëm prokurorët dhe pala e akuzuar, gjithësesi nxiti gjyqtarin Artan Gjermeni që të shtynte me rreth 2 javë procesin gjyqësor të njohur me emrin “Geron Xhafaj”.

Dy avokatët mbrojtës të Geron Xhafaj, i cili pretendon se është viktimë nga vepra penale e “kallëzimit të rremë”, me një shkresë zyrtare, kërkuan nga gjykata që të shtynte seancat për 10 ditë, pasi ata do të jenë jashtë Shqipërisë.

Kërkesa e avokatëve të viktimës u pranua edhe nga prokurori në seancë, Genc Qana. Ndërkohë, avokatët mbrojtës të gazetarit Jetmir Olldashi dhe ish-deputetit Ervis Salianji, konkretisht Indrit Sefa dhe Ledio Braho, kërkuan që seanca të vijojë, duke e vlerësuar se shtyrja e seancës për këtë shkak nuk parashikohet në procedurë dhe, në vlerësimin e tyre, kërkesa duket si një manovër për të shtyrë procesin.

Megjithatë, gjyqtari Gjermeni vendosi të pranojë kërkesën e avokatëve të viktimës dhe e shtyu seancën për në datë 30 Tetor.

Lexo edhe:

Robert Losha dështoi, ende pa autor atentati me kallash ndaj të miturve, Proda e mban në detyrë

Zbuloni 3 shenjat më fatlume të kësaj jave

Para se të jepte këtë vendim, gjyqtari njoftoi se Ministria e Drejtësisë kishte dorëzuar në gjykatë përgjigjen që autoritete belge u kishin dhënë atyre shqiptare, lidhur me statusin ligjor të Albert Veliut, i cili ka kërkuar azil politik në atë vend.

Kjo përgjigje pritej që të mbërrinte në gjykatën penale javën e kaluar. por, siç u tha në seancë, shkresa e Ministrisë së Drejtësisë ishte dërguar në adresë gabim (në adresën e gjykatës civile të Tiranës).

Pas 15 ditësh, më në fund, shkresa e Ministrisë së Drejtësisë, në të cilën përcillej përgjigja e kërkesës së autoriteteve belge e datës 26 Gusht, mbërriti në gjykatën e Tiranës.

Në atë shkresë konfirmohej fakti se, në periudhën e përpilimit të saj, shtetasi Albert Veliu, i cili është i akuzuar për kallëzim të rremë pas akuzave ndaj Agron Geron Xhafaj për përfshirje narkotikësh, ishte i ndaluar në zbatim të urdhër-kërkimit ndërkombëtar shqiptar.

Por, ajo shkresë, për shkak edhe të kohës që ka kaluar, nuk kishte më tepër të dhëna nëse shtetasi Albert Veliu vijon të jetë i ndaluar apo ndaj tij të kenë filluar procedurat e ekstradimit. Gjithashtu, shkresa nuk kishte një përgjigje nëse kërkesa e Albert Veliut për azil politik ishte marrë apo jo në konsideratë nga autoritetet belge.

“Gabimi” i adresës nga ana e Ministrisë së Drejtësisë, e cila shtyu procesin me 15 ditë, e lidhur me kërkesën e avokatëve për shtyrje me 10 ditë, në total 25 ditë, duket si një tentativë e avokatëve të viktimës, me mbështetjen e plotë të gjyqtarit dhe prokurorëve të çështjes, për të shtyrë sa të mundin procesin gjyqësor.

Veprimet e institucioneve të drejtësisë krijojnë dyshime se gjyqtari Gjermeni, prokurorët e çështjes dhe avokatët e viktimës shpresojnë në një rikthim të shpejtë të Albert Veliut, personazhi që akuzoi Agron (Geron) Xhafaj, vëllain e ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, për vijimin e aktivitetit kriminal të trafikut të narkotikëve.

Në një situatë të vështirë dhe nën presion që ndodhet aktualisht sistemi i drejtësisë, shumë njerëz duket se kanë interes që Albert Veliu të rikthehet në Shqipëri dhe, me metoda “bindjeje”, siç vepruan me “dëshmitarin e rremë” Fred Alizoti, të arrijnë të sigurojnë një tërheqje dëshmie nga ana e denoncuesit të Geron Xhafaj.

Ndaj, deri në një ekstradim të Albert Veliut, gjë e cila nuk është ende e sigurt, duket se po bëhet çmos që seancat të shtyhen.

Pas “gabimit në adresë” nga Ministria e Drejtësisë dhe “udhëtimit të avokatëve të viktimës për 10 ditë”, me shumë mundësi, priten të tjera justifikime për shtyrjen e procesit.

Shqipëria ka hyrë në stinën e virozave, kështu që nuk do të jetë aspak “surprizë” nëse disa nga personat e përfshirë në proces, të kërkojnë shtyrje për shkaqe gripale e të ngjashme.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Robert Losha dështoi, ende pa autor atentati me kallash ndaj të miturve, Proda e mban në detyrë

18:29 : 09/06/2025
HOROSKOPI

Zbuloni 3 shenjat më fatlume të kësaj jave

18:17 : 09/06/2025
AKTUALITET

Zbulohen 4 emrat për kreun e BKH

18:17 : 09/06/2025
SPORT

Kualifikueset e Botërorit/ Maqedonia e Veriut fiton në transfertë, merr kreun e grupit

18:10 : 09/06/2025
AKTUALITET

Abilekaj: Drejtësia sot është një vegël në dorën e Edi Ramës

18:04 : 09/06/2025
SPORT

Vlerat e reja në treg, lojtari më i shtrenjtë në botë kushton 200 mln euro

18:03 : 09/06/2025
Para

Albin Kurti: Nëse nuk zgjidhem unë kryeministër, zgjedhje të parakohshme ...

TË GJITHA

Robert Losha dështoi, ende pa autor atentati me kallash ndaj të miturve, Proda e mban në detyrë

18:29 : 09/06/2025

Zbuloni 3 shenjat më fatlume të kësaj jave

18:17 : 09/06/2025

Zbulohen 4 emrat për kreun e BKH

18:17 : 09/06/2025

Kualifikueset e Botërorit/ Maqedonia e Veriut fiton në transfertë, merr kreun e grupit

18:10 : 09/06/2025

Abilekaj: Drejtësia sot është një vegël në dorën e Edi Ramës

18:04 : 09/06/2025

Vlerat e reja në treg, lojtari më i shtrenjtë në botë kushton 200 mln euro

18:03 : 09/06/2025

U rrëzua dhe pësoi dëmtime në kokë, shpëtohet turistja spanjolle në Himarë

18:03 : 09/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com