• Kontakt
Sunday, June 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Prostitucion e kokainë në lokalin me muzikë live në Tiranë, kush është pronari i arrestuar

11:04 : 15/10/2019
në AKTUALITET, KRONIKE

Pronari i lokalit me muzike live ne Tirane, qe shfrytezohej per prostitucion dhe shitej kokaine, i cili u arrestua dje nga policia, nuk eshte emer i panjohur per drejtesine.

Zbulohet lokali i prostitucionit në Tiranë, pranga pronarit

Më 10 prill të vitit 2013 u raportua se u arrestua një biznesmen sapo zbriti në Aeroportin e Rinasit, pasi vetëm 24 orë para se të prangosej ishte shpallur fajtor për një vrasje në Itali dhe ishte dënuar me 17 vjet burg nga Gjykata e Napolit.

Emri i Ilir Perajt, që edhe në Shqipëri ishte dënuar për vrasje, ishte hedhur menjëherë në sistemin e Interpolit, si person i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe në momentin kur vuloste pasaportën në Rinas, ai është prangosur.

Në përballjen e parë me Policinë shqiptare, Peraj ishte shprehur se në Itali po gjykohej në gjendje të lirë dhe nuk dinte asgjë për shpalljen e vendimit, për këtë arsye ai ka argumentuar se veprimi i tij nuk mund të quhet arratisje.

Lexo edhe:

SPAK drejt një të penduari të ri në dosjet e vrasjeve, Dashnor Dumani do futet në program mbrojtje

Sulme të reja në Iran, Izraeli vret 4 anëtarë të Gardës Revolucionare

Pala italiane është lajmëruar menjëherë për arrestimin e tij në Tiranë, por nga ana tjetër Ilir Peraj kishte “hesape” pa mbyllur edhe me drejtësinë shqiptare.

Me një vendim të datës 7 mars 2012, edhe Gjykata e Tiranës e kishte shpallur atë fajtor për vrasje, duke e dënuar me 10 vjet burg. Por nga ana tjetër, në dosjen penale që Peraj kishte në Shqipëri numërohen edhe disa krime të tjera, për të cilat ai është hetuar, madje edhe dënuar. Sipas vendimit të vitit 2012 të Gjykatës së Tiranës, Ilir Peraj akuzohej për vrasje me dashje dhe plagosje me dashje.

Ngjarja për të cilën ai u deklarua fajtor ka ndodhur më datë 26 shkurt 2011, në tavernën “Miki”, në Tiranë, që ishte në pronësi të 43-vjeçarit. Në këtë lokal, Peraj bashkë me dy kushërinjtë e tij, vëllezërit Elis dhe Elidon Peraj, kanë vrarë duke goditur me shkopinj bejsbolli shtetasin Alban Koleci. Ndërsa është plagosur rëndë miku i tij Agostin Gjergji, i cili kishte ndërhyrë për të mbyllur sherrin e autorëve me viktimën.

Sipas vendimit të Gjykatës, sherri që përfundoi me vdekjen e Alban Kolecit dhe plagosjen e rëndë të shokut të tij, kishte pasur si fillesë rrëmujën që viktima kishte bërë në tavernën e Ilir Perajt. Për shkak se kishte konsumuar pije alkoolike, Koleci ka filluar të thyejë disa gota dhe shishe nga tavolina ku ai ndodhej së bashku me rrethin e tij shoqëror, duke sjellë në këtë mënyrë shqetësim në lokal dhe për frekuentuesit e tij.

Për këtë shkak, mes tij dhe dy prej të pandehurve ka nisur një debat me fjalë, që më pas ka përfunduar dhunshëm.

“Gjatë kohës që shtetasi Alban Koleci qëndronte në lokal dhe kur ai po dilte jashtë lokalit, ndërmjet tij dhe të pandehurve Ilir Peraj dhe Elis Peraj ka filluar një debat me fjalë, pikërisht për sjelljet e atij dhe të shokëve të tij në lokal”, thuhej në vendim.

PERAJ U ARRESTUA EDHE NË 2015-ËN 

Më 25 maj të vitit 2015, një bazë prostitucioni u zbulua në periferi të Tiranës, ku u vunë në pranga tre persona. Në këtë bazë dyshohej se shfrytëzoheshin edhe vajza që punonin si balerina në lokale të ndryshme në kryeqytet. Operacioni “Tallava 2015” e mori emrin nga ambienti ku ushtrohej prostitucion.

Policia tha se vuri në pranga edhe njërin nga pronarët e lokalit, shtetasin Ilir Peraj. Gjatë këtij aksioni u ndalua edhe një vajzë 16- vjeçare, me inicialet F.Gj., e cila ishte denoncuar nga familja si e humbur, që prej datës 6 maj të atij viti.

Vajza, ashtu si edhe disa të reja të tjera, ishte punësuar në këtë lokal si balerinë, por shfrytëzohej për prostitucion nga pronarët, Ilir Peraj dhe Anila M.. “Balerinat” e tallavasë paguheshin 100 euro për një orë, nga klientët që shkonin aty. Vajzat e shfrytëzuara, sipas hetimit ishin të moshave nga 16 deri në 18 vjeç.

Policia tha se ishte arrestuar edhe një djalë 26 vjeç nga Berati dhe kishte nisur procedim penal në gjendje të lirë për një 16-vjeçar me iniciale A.D., të cilët ishin 2 prej klientëve që kishin paguar nga 100 euro secili.

/Panorama/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

SPAK drejt një të penduari të ri në dosjet e vrasjeve, Dashnor Dumani do futet në program mbrojtje

14:31 : 15/06/2025
BOTA

Sulme të reja në Iran, Izraeli vret 4 anëtarë të Gardës Revolucionare

14:15 : 15/06/2025
SPORT

E ardhmja e Ardian Ismajlit, mbrojtësi mund t’i bashkohet lojtarit tjetër të Kombëtares

14:00 : 15/06/2025
AKTUALITET

Aksidentoi për vdekje një person dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 35-vjeçari

13:47 : 15/06/2025
AKTUALITET

SPAK po heton Maznikun/ Iu kontrollua banesa para zgjedhjeve, në fokus restoranti dhe tenderat

13:37 : 15/06/2025
AKTUALITET

Samiti i SEECP, ja rrugët që do të bllokohen nesër në Tiranë

13:21 : 15/06/2025
Para

“Ndihem e pasigurtë për jetën”/ Amrina Mevlani ‘zbulon’ sëmundjen nga e cila vuan

TË GJITHA

SPAK drejt një të penduari të ri në dosjet e vrasjeve, Dashnor Dumani do futet në program mbrojtje

14:31 : 15/06/2025

Sulme të reja në Iran, Izraeli vret 4 anëtarë të Gardës Revolucionare

14:15 : 15/06/2025

E ardhmja e Ardian Ismajlit, mbrojtësi mund t’i bashkohet lojtarit tjetër të Kombëtares

14:00 : 15/06/2025

Aksidentoi për vdekje një person dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 35-vjeçari

13:47 : 15/06/2025

SPAK po heton Maznikun/ Iu kontrollua banesa para zgjedhjeve, në fokus restoranti dhe tenderat

13:37 : 15/06/2025

Samiti i SEECP, ja rrugët që do të bllokohen nesër në Tiranë

13:21 : 15/06/2025

Arrihet marrëveshja, Gennaro Gattuso trajneri i ri i Italisë

13:15 : 15/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com