Në hetim nga Specialistët e Krimit Ekonomik, ish-drejtori i ALUIZNI-t në Elbasan, Andon Lapa. Lapa është në hetim pasi akuzohet se në vitin 2015 dha leje legalizimi për banesë në mënyrë të paligjshme.
Sipas njoftimit të policisë, 36-vjeçari, banues në Sarandë , me detyrë ish- Drejtor i Aluiznit në Elbasan, procedohet per veprat penale, “Falsifikimi i vulave , i stampave ose i formularëve” dhe ” Shpërdorimi i detyrës”, pasi ky shtetas në vitin 2015 ka dhënë leje legalizimi për një banesë në kundërshtim me ligjin.
Gjithashtu është proceduar edhe G.B., 33 vjeç, banues në Elbasan, për veprat penale ”Fshehja të ardhurave” dhe “Punësimi i paligjshëm”, pasi në aktivitetin e tij privat punonte pa dokumentacionin përkatës.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme, njoftoi policia.