• Kontakt
Friday, October 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mesazhi i Kryemadhit për vitin e ri Akademik: Zotohem për një arsim të lartë cilësor!

11:33 : 14/10/2019
në AKTUALITET, POLITIKE

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka uruar studentët me rastin e fillimit të vitit të ri Akademik.

Në mesazhin e saj, Kryemadhi prek protestën studentore të vitit të kaluar, problemet me të cilat hasen studentët dhe zotohet “për të ndërtuar një arsim të lartë cilësor, ku trupa akademike trajtohet me dinjitet dhe universiteti nuk do të shërbejë më për të dhënë një diplomë të paguar shtrenjtë. Ku studenti, mirëshkollimi dhe e ardhmja juaj është e para”.

Mesazhi i plotë i Kryemadhit

Të dashur studentë!

Sot është dita juaj teksa niseni për të mbushur auditorët plot me shpresa, se nesër do të jetë një ditë më e bukur për ju dhe familjet tuaja, për prindërit dhe sakrificat e tyre, për ëndërrat dhe dëshirat tuaja.

Lexo edhe:

Bisedat në Sky ECC për tjetërsimin e pronave në Lalëz/ “Rrumi i Shijakut”: Fola me Monikën…

Kryemadhi akuzon SPAK-un: Dëshmitarët janë shantazhuar, prokuroria ka gënjyer gjykatat

Kjo është një ditë e rëndësishme, mbi të gjitha për ata djem e vajza që për herë të parë do të ulen në auditorët e fakulteteve, ndaj ju inkurajoj të studioni shumë, t’i përkushtoheni shkollës dhe ju uroj një vit të suksesshëm.

Për një pjesë të studentëve të rinj kjo është një ditë e lumtur, mundi i shumë viteve u finalizua me regjistrimin në degën e ëndrrave tuaja, por nga ana tjetër të shumtë janë ata që si rrjedhojë e një sistemi të degraduar nuk ja dolën ndoshta as të regjistrohen në universitet. Të shumtë janë edhe ata që përballë dyerve të mbyllura të shpresës dhe të ardhmes, zgjodhën të largohen nga vendi.

Protesta studentore e dhjetorit të kaluar nuk shërbeu vetëm për të na dhënë të gjithëve një leksion të fortë demokracie, por edhe për të sjellë në vëmendjen e të gjithë shoqërisë, gjendjen apatike të arsimit të lartë. Megjithatë, as kjo protestë nuk ja doli të sjellë reflektim dhe ndryshim në auditorët tuaj.

Ky vit akademik nisi me një ngjarje skandaloze, që dhunon rëndë autonominë universitare. Grabitja që qeveria i bëri Kopshtit Botanik, të vetmit laborator natyror që ka sot vendi. Po aq i rëndë e i padrejtë ishte edhe vendimi i qeverisë për të ndryshuar kriteret e pranimit në universitet vetëm një muaj përpara konkurimit.

Sot ju i drejtoheni të njëjtëve auditorë, të njëjtëve universitete pa laboratorë dhe pa biblioteka. U drejtoheni konvikteve, që vetëm u është bojatisur fasada. Sot vërtetë mund të keni në dorë një kartë studenti, por ajo nuk ju ndihmon as për t’i blerë librat më lirë, as për transport interurban apo urban me tarifa të reduktuara, as për shërbime kancelarie apo për të ulur kostot për mjetet e studimit.

Shumë prej jush, detyroheni të punoni gjatë studimeve për të përballuar kostot e larta të arsimimit dhe jetesës. Të gjitha këto vështirësi duket se nuk i interesojnë qeverisë, ashtu si nuk i intereson e ardhmja sociale dhe profesionale e secilit prej jush.

Si kryetare e LSI, do të doja shumë që ju sot të kishit arsimin që meritoni. Por unë besoj, se ju jeni e ardhmja që do të ndryshoni këtë realitet të shëmtuar, për të ndërtuar një Shqipëri, që e meritojnë shqiptarët.

Për LSI të rinjtë janë të parët, ndaj sot ndjej detyrimin jo vetëm t’ju uroj por edhe t’ju zotohem në angazhimin tonë të palëkundur për të ndërtuar një arsim të lartë cilësor, ku trupa akademike trajtohet me dinjitet dhe universiteti nuk do të shërbejë më për të dhënë një diplomë të paguar shtrenjtë. Ku studenti, mirëshkollimi dhe e ardhmja juaj është e para.

Etiketa: Monika Kryemadhi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Bisedat në Sky ECC për tjetërsimin e pronave në Lalëz/ “Rrumi i Shijakut”: Fola me Monikën…

10:32 : 06/10/2025
AKTUALITET

Kryemadhi akuzon SPAK-un: Dëshmitarët janë shantazhuar, prokuroria ka gënjyer gjykatat

21:30 : 29/09/2025
AKTUALITET

Seanca në GJKKO, Kryemadhi: SPAK ka kërcënuar dëshmitarët

11:57 : 25/09/2025
AKTUALITET

Gjyqtarja Irena Gjoka do të vendosë për dosjen e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

10:04 : 03/09/2025
AKTUALITET

“Më thanë mos hajde më”/ Kryemadhi në SPAK: U intimiduan dëshmitarët! S’do kërkoj gjykim të shkurtuar

13:14 : 01/09/2025
AKTUALITET

SPAK dërgon për gjykim Ilir Metën, Monika Kryemadhin dhe 3 të tjerë/ AKUZAT

14:54 : 29/08/2025
Para

Skema mashtrimi dhe borxhe/ Arrestohet djali i ish-Prefektit

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 11 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 10/10/2025

Ish-nënkryetari i Roskovecit me biznes pa dokumente në qendër të fshatit, nuk paguan taksa

22:56 : 10/10/2025

Tre të ‘fortë’ bllokojnë rrugën e varrezave, Bashkia Mallakastër nuk jep zgjidhje!

22:47 : 10/10/2025

Nëna braktis fëmijën me aftësi ndryshe, refuzon t’i japë kujdestarinë ligjore ish-burrit

22:39 : 10/10/2025

Bashkia Librazhd i jep tenderin 300 mln lekë Arben Avdulit për të parë yjet me teleskop

22:27 : 10/10/2025

Macron riemëron Sebastien Lecornu si kryeministër të Francës

22:25 : 10/10/2025

Danimarka blen 16 avionë F-35 për të forcuar mbrojtjen ajrore

22:03 : 10/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com