• Kontakt
Monday, June 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gjymtimi i Universiteteve Publike

11:35 : 13/10/2019
në AKTUALITET, OP-ED, POLITIKE

Nga Luçiano Boçi

Nesër nis procesi akademik në Universitete dhe gjithçka i ngjason një situate pas lufte. Universitetet publike janë tashmë të shpartalluara plotësisht e të gjymtuara. Nuk shërbeu as protesta e studentëve e as akreditimi, për të cilin pothuaj nuk flitet më fare, që ato të fillonin të ringriheshin.

Procesi i regjistrimit të studentëve vazhdon në një ritual që prodhon vetëm absurditet, drama dhe gajasje, ku vende bosh në degë të caktuara ka plot, por maturantë që i dorëzohen rrugës, ka me mijëra. Nuk ka më as meritë dhe as preferencë. Matura ka kohë që është vrarë, ndërsa cilësia që prodhohet falë pasionit individual të mësuesit e nxënësit në shkollat tona më të mira, zhvlerësohet nga inflacioni i notave të periferisë, ku vlerësuesi më së shumti nuk është shkolla. Është politika që fut hundët.

Inxhinier në Shqipëri bëhesh dhe po ta kesh mesataren 6 e matematikën e fizikën 5, por nuk mund të bëhesh psikolog, ose sociolog nëse nuk e ke 7.5, sipas mençurisë së Ramës. Me 6 del dhe jurist dhe ekonomist dhe infermier, por jo mësues i ciklit fillor.

Askush nga qeveria nuk denjon të shohë realitetin mjeran të ulur këmbëkryq atje në “atelienë” që prodhon elitën e një vendi. Mjerim financues, mjerim shkencor, mjerim akademik.

Lexo edhe:

Vlora turistike e Ramës pa ujë prej javësh, qytetarët në “pikë të hallit”: S’kemi as me çfarë lahem

Nesër nis rinumërimi/ Celibashi: Do të hapen 2.323 qendra votimi, përfshirë 85 kuti nga diaspora

Braktisja, përçmimi dhe linçimi i akademizmit dhe shkencës vazhdon me pasionin e një të çmenduri dhe krenarinë e injorantit.
Pa cikël të tretë studimesh, pa Këshill Profesorësh, por dhe tani pa numër studentësh, shumica e Universiteteve publike kanë humbur, jo vetëm shkëlqimin e dikurshëm, por kanë humbur dhe emrin.

Tashmë janë thjesht ca Kolegje të rëndomta, të shpërndara në territor, që në shumicën e tyre prodhojnë “krahë pune” të freskët për vendet e zhvilluara, që shpërndajnë dije nënmesatare dhe që në luftën për mbijetesë, janë shndërruar në ndërmarrje ekonomike të lodhura, ku çfarë nuk ndodh.

Universiteti i Shkodrës, i Elbasanit, i Korçës, i Vlorës, i Durrësit më pak, kanë humbur këtë vit akademik, degët më themeltare: historinë, gjuhën, matematikën, fizikën, biologjinë, kiminë, gjuhët e huaja, por dhe më të rejat disi psikologjinë, filozofinë, sociologjinë dhe janë mpakur në degë si ekonomiku me derivatet e tij, gazetari, gjuhë angleze etj.

Kaosi që do lindë nga ky zhbalancim do japë efektet negative në shoqëri dhe ekonomi pas disa vitesh.

Ndërkohë, kanë rritur fiktivisht pa respektuar dinamikën e kërkesës së brendshme, degët që nxisin rininë drejt një braktisje pa kthim.
Madje Universiteti i Gjirokastrës “po mbledh plaçkat” për të shkuar i sigurtë drejt fikjes.

Ndërsa Universiteti i Tiranës, ndonëse nuk cungohet në degë, copëtohet në territor dhe në laboratorin natyror.

I rrëmbehet me një grabitje perfide Kopshti Botanik duke e lënë në qiell të hapur Fakultetin e Shkencave pa zemrën e procesit akademik e të kërkimit shkencor.

Kësisoj gjymtimi fizik i Universiteteve publike është apokaliptik.

E brenda këtij gjymtimi, entuziazmi politik qesharak i qeverisë për suksese reformash nuk resht.

Besa nesër do flasë për paktin, duke lënë pa përmendur faktin dramatik të situatës, shpartallimin e Universitetit publik dhe kërkimit shkencor. Përkundrejt Besës fatlume, studentët fatkeqë do vazhdojnë të paguajnë përsëri më shumë tarifa për ciklin e parë dhe për masterin, do ulen po në të njëjtët auditorë pa ngrohje e kushte optimale, pa laboratorë bashkëkohorë e pa shpresë në të ardhmen e në fund do marrin një karton me të cilin do kënaqin vetëm familjarët, por aspak ambiciet e dëshirat e tyre jetësore.

Pedagogët do vazhdojnë të jenë thjeshtë ca mësuesë të papërkrahur, të papaguar si kolegët e tyre parauniversitarë dhe të anatemuar me mëkatet e tyre mbi shpinë.

Rama do listojë arritjet e tij për profesionistët që do mbushin vendet e punës imagjinare që ai promovon me propagandë, duke lënë mënjanë eksodin akademik të 12 mijë studentëve më të mirë që këtë vit braktisën vendin. E braktisën për shkak të tarifave marramendëse, për shkak të mungesës së të ardhmes, për shkak të rrënimit ekonomik e social.

Do i bjerë gjoksit që e futi në shina “çaf-çufi” Akademinë me Gjinushin e vet. Do shajë “me kuç e me maç” stafet akademike e studentët “dembelë” e “mbetës” që duan favore sipas tij. Do lavdërohet për ekselentë të cilët janë të tillë fale vetes e familjes e jo falë Ramës dhe që ky realisht i ka lënë të ecin spontanisht pa asnjë orientim dhe pa asnjë mbështetje.

Asnjë fjalë nuk do artikulojë për atentatin që i ka bërë Universiteteve publike që me Ligjin e Arsimit të Lartë e në vazhdim. Asnjë fjalë për mungesën e financimit për Universitetet. Asnjë fjalë për shkurtimin e sivjetshëm me aktin normativ të buxhetit për Arsimin e Lartë. Asnjë argumentim për xhevahiret e tij kryeministrore, që Bachelorin në degët e mbyllura e konsideron mësuesi, kur profesioni nis kristalizohet me masterin. Asnjë fjalë për braktisjen e studentëve në mëshirë të fatit.

E pas kësaj maskarade Universitet e çala publike nga nesër do nisin zvarritjen e tyre inercike drejt askundit, në një vend që shkon drejt askundit, duke u tërhequr zvarrë prej një askushi në krye.

Por nesër vjen dhe një shpresë. Studentët do nisin rrëzimin e absurdit.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vlora turistike e Ramës pa ujë prej javësh, qytetarët në “pikë të hallit”: S’kemi as me çfarë lahem

14:24 : 16/06/2025
AKTUALITET

Nesër nis rinumërimi/ Celibashi: Do të hapen 2.323 qendra votimi, përfshirë 85 kuti nga diaspora

14:23 : 16/06/2025
AKTUALITET

“Kështu lloj hallesh paçi gjithmonë”/ Balla ironizon opozitën: Po harxhoni energji kot!

14:14 : 16/06/2025
AKTUALITET

Vrasja e ish-kryekomisarit Artan Cuku, dënohen me burg të përjetshëm Bledar Jambelli dhe Kristaq Leçi

14:07 : 16/06/2025
AKTUALITET

Përfshihet nga flakët biznesi te “Komuna e Parisit”/ FOTO

13:59 : 16/06/2025
AKTUALITET

Noka-Spiropalit: Turet tuaja turistike për të bërë selfie nuk mund të bllokojnë axhendën e Kuvendit

13:54 : 16/06/2025
Para

VIDEO/ "Po nuk u hapën negociatat, humbet BE"/ Berisha-Kodhelit: Mendja të është zëvendësuar me marrinë

TË GJITHA

Vlora turistike e Ramës pa ujë prej javësh, qytetarët në “pikë të hallit”: S’kemi as me çfarë lahem

14:24 : 16/06/2025

Nesër nis rinumërimi/ Celibashi: Do të hapen 2.323 qendra votimi, përfshirë 85 kuti nga diaspora

14:23 : 16/06/2025

“Kështu lloj hallesh paçi gjithmonë”/ Balla ironizon opozitën: Po harxhoni energji kot!

14:14 : 16/06/2025

Vrasja e ish-kryekomisarit Artan Cuku, dënohen me burg të përjetshëm Bledar Jambelli dhe Kristaq Leçi

14:07 : 16/06/2025

Përfshihet nga flakët biznesi te “Komuna e Parisit”/ FOTO

13:59 : 16/06/2025

Noka-Spiropalit: Turet tuaja turistike për të bërë selfie nuk mund të bllokojnë axhendën e Kuvendit

13:54 : 16/06/2025

“Mos më llogarit, jam në SHBA”/ Socialistët “braktisin” kuvendin, kritika në mbledhje

13:39 : 16/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com