Nga Msc. Nidiela Hoxha
Po e nis me disa informacione kryesore mbi cmimet Nobel, duke qene se flitet aq shume e dihet aq pak. Cmimet Nobel, jane krijuar qe ne 1901 kur pas vdekjes se shpikesit, sipermarresit, biznesmenit, shkencetarit dhe shkrimtarit Alfred Nobel, pasuria e tij ishte perafersisht rreth 265 milion dollar (vleresuar me dollar sot), u la trashegimi me qellim dhenien e vleresimeve per meshkuj dhe femra qe kane dhene kontribut te vlefshem dhe arritje te shkelqyera (e pershkruar si puna me e mire ne aspektin ideal) ne fusha te ndryshme te jetes si fizike, kimi, fiziologji, mjekesi, letersi dhe kontribut per Paqen ne bote Ky cmim jepet cdo vit nga kjo akademi. Aktualisht akademia e cmimeve Nobel eshte nje nder akademite vleresuese me te rendesishme dhe te njohura ne bote. Njekohesisht dhe nder me te diskutuarat, duke qene se ka pasur skandalet dhe deshtimet e saj ne dhenien e cmimeve personave jo me te spikatur, ashtu sic ka qene dhe qellimi kryesor i Nobelit ne vetvete. Jo vetem kaq por ne historine e saj akademia Nobel ka treguar probleme persa i perket vleresimeve te drejta dhe eshte dukur moskoherente me qellimin e saj fillestar. Pikerisht ketu nis dhe polemika! Sa e drejte dhe logjike tingellon, qe nje individ qe ka shpikur lendet eksplozive te jape nje cmim per Paqen? Ironike ose jo, ky ishte mendimi i pare qe kam pasur sapo jam njohur heret me domethenien e ketyre cmimeve. Natyrisht ishte nje mendim naiv nga nje nxenese qe ishte e interesuar per letersine, po sot mendoj qe natyrshem me erdhi ne mendje, teksa interesohem se cili shkrimtar e fitoi kete vit Nobelin per letersi. Si studiuese letersie dhe si nje individ qe e ka perzemer fort kete fushe, s’mund ta kaloja pa vemendje gjithe çudine dhe habine qe mora kur lexoj pershkrimin e shkrimtarit (fatkeqeisht ose fatmiresisht te panjohur deri me sot per mua) qe fitoi cmimin Nobel per letersi. Ky cmim i akordohet shkrimtarit Peter Handke me motivacion: “për një punë ndikuese e cila me zgjuarsi gjuhësore ka eksploruar periferinë dhe specifikën e përvojës njerëzore”. Me tej kerkoj informacion mbi kete shkrimtar dhe ajo cfare gjej dhe po ziejn nga vala e diskutimit sot, jane deklaratat e tij dhe miqesia e tij me nje nder diktatoret me te eger te ballkanit.
Hugo hamilton, autor irlandez, do te shkruante per The Guardian ne lidhje me Polemiken e cmimit nobel akorduar Peter Handkes’’
’’ It was a shock to see him taking up the cause of the Serbian war criminal Slobodan Milošević, going so far as to attend his trial in the Hague and later, his funeral. Perhaps it can be vaguely explained, if not forgiven, as part of Handke’s need to be awkward and wrong, that artistic impulse to uncover the hornet’s nest and get stung himself.
How will his fellow citizens in Austria view their latest controversial laureate, I wonder. When his compatriot Elfriede Jelinek won the prize some years ago, the Vienna tabloids blazed their fury and called her a Nestbeschmutzerin or “soiler of her own nest.” Will they do the same to Handke’’
Nder frazat qe me beri pershtypje ne motivacioni e akordimit te cmimit, ishte, … “dhe zgjuarsia gjuhesore” qe mesa duket per ironi, shkrimtari e ka treguar edhe duke deklaruar miqesine dhe perkrahjen e tij per ish diktatorin serb, Slobodan Miloshevic.
Cmimi per letersi i jepet nje shkrimtari qe promovon ne menyre indirekte ose jo nje figure diktatoriale , perkrah hapur nje diktator qe ka kryer krime monstruoze (te faktuara) kundra njerezimit dhe njekohesisht po kjo akademi, te nesermen ironikisht jep cmimin e Paqes. A nuk tingellon kjo qesharake dhe aspak serioze per nje akademi cmimesh te nje kalibri boteror?! Eshte njesoj sikur ti akordoje nje cmim te rendesishem (qofte dhe ne letersi) nje perkrahesi te hapur dhe mikut te Adolf Hitlerit. Mendoj qe s’do guxonin ta bente nje gje te tille. Madje ne shtetin gjerman arrin deri aty sa gjithcka qe ka te beje me ceshtje e nazizmit dhe epokes se erret diktatoriale jane tabu. Gjitashtu dhe per perdorim frazash te caktuara qe kane lidhje me nazizmin ka dhe denime perkatese. Gjithcka e rregulluar deri ne detaje me ligj. Gjate kohes se studimit te kursit te gjuhes gjermane, i kam bere nje pyetje njerit nga pedagogeve, se a ishte botuar libri i hitlerit, i cili ne shqiperi ishte perkthyer dhe kthyer tashme gati ne best seller. (disa vjet me pare). Dhe pergjigjia e saj ishte, ashtu gati e tmerruar dhe e friksuar, e çuditur qe si guxova, ndoshta e fyer dhe e ndjere deri diku ne faj ishte, – te lutem mos me pyet dhe mos e permend me. Ishte e traumatizuar nga guximi i pyetjes qe i bera. Padashje dhe naivisht kisha prekur nje ‚tabu‘.
Por sa guxim duhet qe te vleresosh nje figure kontraverse qofte dhe ne letersi?! Kjo moskoherence dhe alogjike e paster brenda akademise Nobel, ne dhenien e cmimit kete vit, me luhat besimin se sa i drejte eshte vleresimi i ketyre cmimeve dhe me sa seriozitet dhe profesionalizem realizohet procesi vleresues mbrenda atyre mureve