KPK ka shkakruar nga detyra prokurorin e Prokurorisë së Tiranës, Ndini Tavanin. Komisioni ka ngritur pikëpyetjen mbi diferencat për 2.5 milionë lekësh në deklarimet e tij në raport me pasurinë.
Tavani është Kryetari i Shoqatës së Prokurorëve të Shqipërisë, por njëkohësisht edhe Prokuror në Njësinë Antikorrupsion në Tiranë, i cili është edhe një nga kandidatët për SPAK.