• Kontakt
Tuesday, May 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Fati i Shqipërisë është në Europë, ata që përpiqen t’a ndalin do turpërohen/ Mesazhi i Bashës

09:44 : 11/10/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Kreu demokrat Lulzim Basha ka reaguar përmes një postimi në rrjet lidhur me 72 vjetorin e eleminimit të opozitës shqiptare nga regjimi diktatorial.

“72 vite më parë, më 10 tetor 1947, në një akt të pashembullt të eliminimit të elitës së kombit shqiptar, për interesa pushteti diktatura komuniste pushkatoi 16 veta, 5 prej të cilëve deputetë, në një gjyq të montuar që ka hyrë në histori si gjyqi i parë i dënimit të deputetëve”, shkruan Basha në postimin e tij.

Në vijim kreu demokrat theksoi se 72 vjet më vonë, ndjehemi krenarë për deklaratat që ata deputetë, tribunë të vërtetë të mendimit shqiptar, dhanë në gjyqin e montuar.

“Ata u shprehën troç se nuk e donin regjimin që ishte ngritur në Shqipëri e se ata ishin organizuar e po përpiqeshin për një Shqipëri si Europa, një Shqipëri me demokraci perëndimore”, thekson Basha.

Kreu demokrat thekson se por siç na mëson historia e na e ka lënë trashëgimi edhe përpjekja e grupit të deputetëve, askush s’mund ta ndalë ëndrrën e një populli, lirinë e tij, fatin e tij.

Lexo edhe:

Gjendet një sasi eksplozivi në Durrës, policia rrethon zonën

Beleri: Shteti dhe mediat në shërbim të Ramës. Votat e Greqisë janë mbushur nga e njëjta dorë

“Fati i Shqipërisë është i shkruar dhe është në Europë. Ata që përpiqen ta ndalin këtë udhëtim, do turpërohen si etërit e tyre.

Fillimisht do turpërohen për firmat e tyre, dikur firma pushkatimi e sot firma për vjedhje masive dhe dhunime të pronës dhe lirive të qytetarëve, e më pas do përgjigjen individualisht për përgjegjësitë që kanë për mbajtjen peng të vendit”, shprehet Basha.

Postimi i Lulzim Bashës

72 vite më parë, më 10 tetor 1947, në një akt të pashembullt të eliminimit të elitës së kombit shqiptar, për interesa pushteti diktatura komuniste pushkatoi 16 veta, 5 prej të cilëve deputetë, në një gjyq të montuar që ka hyrë në histori si gjyqi i parë i dënimit të deputetëve. Me vendim të vetë diktatorit dhe me frymëzim bolshevik, në Shqipëri po grisej edhe formalisht veli i opozitës politike dhe përfaqësues nga të gjitha krahinat e vendit, intelektualë me formim perëndimor, klerikë të njohur e të angazhuar aktivisht në luftë kundër pushtuesve të huaj, si dhe tribunë të lëvizjes për rreshtimin e Shqipërisë në krah të demokracive perëndimore, u dënuan me pushkatim dhe vendimi u ekzekutua me urgjencë brenda dy javësh, nëpërmjet një vrasjeje mizore masive në Malin me Gropa.

Pinjollë të familjeve të njohura e me tradita patriotike, u nxorën para gjyqeve politike, në përpjekje për të shkatërruar njëherë e mirë çfarëdolloj opozite që mund të prodhonte shoqëria shqiptare ndaj sistemit diktatorial komunist që po impononte klika e ardhur në pushtet me dhunën e pushkës. Pas gjyqit të parë të deputetëve, ku xhelati ishte përkujdesur të përzgjidhte personalitete nga Shkodra, Tirana, Gjirokastra, Dibra, Lushnja, apo edhe Prishtina, me urdhër të vetë diktatorit, pati edhe dy valë të reja gjyqësore në vitin pasardhës, ku me varje, pushkatime apo me burgime të përjetshme u dënuan 15 deputetë, dhe dhjetëra bashkëpunëtorë të tyre.

Duke analizuar terrorin, udhëheqja xhahile vlerësoi se e kishte likuiduar njëherë e mirë rrezikun e krijimit të një opozite politike në vend. Kjo, sipas vetë dokumenteve të Sigurimit të Shtetit, ishte arritur përmes torturave çnjerëzore, si elektroshoku apo lënia pa ushqim për një vdekje të ngadaltë, tortura që u përdorën mbi ajkën e kombit e sipas një manuali të vërtetë shkombëtarizues.

72 vjet më vonë, ndjehemi krenarë për deklaratat që ata deputetë, tribunë të vërtetë të mendimit shqiptar, dhanë në gjyqin e montuar. Ata u shprehën troç se nuk e donin regjimin që ishte ngritur në Shqipëri e se ata ishin organizuar e po përpiqeshin për një Shqipëri si Europa, një Shqipëri me demokraci perëndimore.

Përkundër dhunës çnjerëzore, ata i dolën zot orientimit perëndimor të shqiptarëve dhe i deklaruan botës se komunizmi nuk ishte një zgjedhje e lirë e popullit shqiptar, por, një regjim që u instalua dhe iu imponua popullit me dhunë e me gjak dhe që u mbajt me dhunë dhe me gjak.

72 vjet më vonë, në Shqipëri kemi një parlament monist, ku çdo ditë mendohet si të prodhohen ligje për të vjedhur e plaçkitur shqiptarët dhe pasuritë e tyre, për të ndaluar opozitën politike e median kritike. 72 vjet më vonë, regiimi autokratiko-kriminal i drejtohet opozitës politike me të njëjtën terminologji siç u drejtohej xhelati grupit të deputetëve, duke e quajtur një forcë e errët e cila do të marrë pushtetin.

Por siç na mëson historia e na e ka lënë trashëgimi edhe përpjekja e grupit të deputetëve, askush s’mund ta ndalë ëndrrën e një populli, lirinë e tij, fatin e tij.

Fati i Shqipërisë është i shkruar dhe është në Europë. Ata që përpiqen ta ndalin këtë udhëtim, do turpërohen si etërit e tyre.

Fillimisht do turpërohen për firmat e tyre, dikur firma pushkatimi e sot firma për vjedhje masive dhe dhunime të pronës dhe lirive të qytetarëve, e më pas do përgjigjen individualisht për përgjegjësitë që kanë për mbajtjen peng të vendit.

Duke përkujtuar betejën e grupit të deputetëve, ne kemi detyrimin të ruajmë lirinë dhe demokracinë. Ato kërcënohen sot nga karikaturat e brezit të dytë të diktaturës komuniste, të shndërruara në një aradhë pa komb, që ka vetëm një kult, vjedhjen. Është një betejë e re dhe të gjitha forcat demokratike, trashëgimtare politike të platformës së paraqitur nga grupi i deputetëve, janë thirrur në skenën e historisë, për ta fituar atë bashkë me të gjithë shqiptarët e ndershëm dhe patriotë.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gjendet një sasi eksplozivi në Durrës, policia rrethon zonën

22:43 : 20/05/2025
AKTUALITET

Beleri: Shteti dhe mediat në shërbim të Ramës. Votat e Greqisë janë mbushur nga e njëjta dorë

22:36 : 20/05/2025
SPORT

E ardhmja e Dakut, trajneri i Rubin Kazan: Shumë shpejt vendoset gjithçka

22:31 : 20/05/2025
AKTUALITET

“Tabaku bëri fushatën më intensive”/ Berisha: Alimehmeti nëse do mund të kandidojë për kryebashkiak

22:29 : 20/05/2025
BOTA

Trump: Ide e shkëlqyer që bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë të zhvillohen në Vatikan

22:23 : 20/05/2025
AKTUALITET

A e ka menduar dorëheqjen? Berisha: T’i nënshtrohem një farse? Kurrë

22:14 : 20/05/2025
Para

Djegia e makinës së Kryebashkiakut të Vlorës/ Zbulohen detaje të reja, kamerat e sigurisë kanë fiksuar...

TË GJITHA

Gjendet një sasi eksplozivi në Durrës, policia rrethon zonën

22:43 : 20/05/2025

Beleri: Shteti dhe mediat në shërbim të Ramës. Votat e Greqisë janë mbushur nga e njëjta dorë

22:36 : 20/05/2025

E ardhmja e Dakut, trajneri i Rubin Kazan: Shumë shpejt vendoset gjithçka

22:31 : 20/05/2025

“Tabaku bëri fushatën më intensive”/ Berisha: Alimehmeti nëse do mund të kandidojë për kryebashkiak

22:29 : 20/05/2025

Trump: Ide e shkëlqyer që bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë të zhvillohen në Vatikan

22:23 : 20/05/2025

A e ka menduar dorëheqjen? Berisha: T’i nënshtrohem një farse? Kurrë

22:14 : 20/05/2025

Fitoi në Krujë/ Aulon Kalaja: Kam bërë fushatë modeste, harxhova vetëm 6 mln lekë të vjetra

22:07 : 20/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com