Astrit Haxhialushi, gjyqtar në Gjykatën e Apelit, ka dhënë dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë për arsye shëndetësore.
Haxhialushi më parë ka qenë dhe pjesë e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ndërsa ende nuk e kishte kaluar procesin e Vetingut.
Sikundër raportohet, Haxhialushi ka paraqitur dorëheqjen në Presidencë, KLGJ dhe ka njoftuar edhe KLP.
Haxhialushi ishte në fazë vettingu por ende pa datë seance.
Sipas kërkesës së depozituar në Këshillin e Lartë Gjyqësor motivacioni është largim nga sistemi drejt për arsye shëndetësore.