Policia greke ka kapur të paktën 38 kg drogë në Kozan dhe ka vënë në pranga një 25-vjeçar shqiptar dhe një 27-vjeçar grek.
Droga u gjet në mjetin me të cilin po udhëtonin dy të rinjtë.
Gjatë kontrollit u gjetën dhe sekuestruan”
– 32 pako me 38 kg e 760 gram marijuanë
– 4 kg e 200 gram pluhur hashashi
– 990 gram hashash çokollatë
– 2 kg 270 gram vaj hashashi
– 3 celulare me 3 karta SIM