• Kontakt
Friday, July 3, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi NDRYSHE

Rrëfimi tronditës nga kampi i Tepelenës: Kapteri, shkelm të sëmurit që po jepte shpirt

17:14 : 10/10/2019
në NDRYSHE

Kujto.al sjell historinë e përndjekjes së familjes Kadeli, siç e ka treguar Gjoni në librin “Saga e dhimbjes” të autores Fatbardha Saraçi Mulleti, botim i ISKK. Jetë të humbura, burgje, internime dhe dhimbje që përndoqën tri breza.

Familja Kadeli është një nga ato familje që diktatura i dha të gjitha llojet e dënimeve, pa pasur asnjë faj. Jo të gjithë anëtarët e saj u mbijetuan internimeve dhe burgjeve dhe megjithëse Pjetri, që u dënua i pari, u arratis shpejt nga burgu, sërish koha e burgimit të të tjerëve, arrin në 43 vjet.

Historinë e familjes së rrëfyer nga Gjon Kadeli, i biri i Pjetrit, e sjell Fatbardha Saraçi Mulleti në librin e saj “Saga e dhimbjes”. Gjoni ishte ende fëmijë kur i arrestuan të atin e më pas, e dërguan bashkë me familjen, në Tepelenë. U bë dëshmitar, gjatë atyre viteve, i fëmijëve që humbisnin jetën nga shpërthimet e predhave, i foshnjave që mbyllnin sytë nga sëmundjet dhe nënave që varnin veten nga dhimbja. U bë dëshmitar edhe i tragjedive që prekën familjen e tij. Në kampin e Tepelenës, ndërroi jetë e motra, dy vjeçe, vajza e xhaxhait e së njëjtës moshë, dhe njëri prej xhaxhallarëve, Gjoka.

Gjoka dhe Zefi u arrestuan të dy, pasi i vëllai, Pjetri iku nga burgu në Kreshë. Ishte një nga ata që u kapën dhe u dënuan pas vrasjes së Bardhok Bibës. E arrestuan teksa po jepte mësim në shkollën e Shpalit dhe e çuan në burgun e Rrëshenit. Familjen e internuan në Tepelenë, ku qëndroi rreth një vit dhe i kthyen në shtëpi, por në këtë kohë, Pjetri me tre shokë të tij: Preng Vorfin, Ndue Dedë Laskën dhe Ndue Shkurt Prengën, përgatitën arratisjen nga burgu. Gjatë arratisjes, Ndue Shkurt Prenga u vra në dritare, Ndue Laska, u vra jo shumë larg burgut. Shpëtuan vetëm Pjetri dhe Preng Vorfi dhe u arratisën në mal. Ata ikën aq larg sa nuk mund të kapeshin, por familjet i kishin aty dhe regjimi do të hakmerrej me to.

Lexo edhe:

Pse nuk vepron Kushtetuesja dhe SPAK-u për anullimin e marrëveshjeve të Sazanit dhe të Zvërnecit dhe arrestimin e Ramës

Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Dy vëllezërit e Pjetrit i futën në burg: Gjokën në Porto Palermo dhe Zefin në burgun e Tiranës. Për Zefin, ishte fillimi i një dënimi 23-vjeçar që do ta kryente kryesisht në Burrel, ndërsa Gjoka nuk mundi të mbijetojë. Pas dy viteve izolim, në Porto Palermo, e dërguan në kampin e Tepelenës, ku ishte internuar pjesa tjetër e familjes: të moshuar, gra e fëmijë. Aty edhe ndërroi jetë.

“…axhën tim Lalë Gjokën po e mbante nana ime në prehnin e saj, sepse ai ishte në momentet e fundit të jetës. Rastësisht aty pranë kaloi kapteri i kampit që besoj se quhej Selfo, i cili mbante nën mbikëqyrje qetësinë në kamp. Ai e pa axhën tim se me shumë vështirësi po merrte frymë e i tha: “O derr derri, a je duke vdekur” dhe i ra me shqelm gjujvet të axhës tim”, kujton Gjoni, ndodhitë e dhimbshme të kampit të Tepelenës.

Duke qenë që nuk kishin mbushur ende 14 vjeç, Gjoni dhe i vëllai përfituan nga falja dhe shkuan të banonin për pak kohë, në shtëpinë e tezes në Rrëshen, nga ku, një mik i besuar i familjes, e shoqëroi për në kufi, ku e priste babai dhe të dy u arratisën në Jugosllavi. Përndjekja do të vazhdonte më pas, mbi më të riun e familjes, vëllanë e Gjonit, Gjetë Kadelin, i cili vuajti 16 vjet në burgjet komuniste, në Burrel, Spaç etj.. Burgun e provoi në moshë të madhe, dhe xhaxhai i Pjetrit, Marka Ndrecë Kadeli, për një vit. Të gjatë, të dhimbshëm dhe në kampet më famëkeqe ishin dhe vitet e internimit për familjen Kadeli. E ëma e Gjonit qëndroi plot pesë vjet në Tepelenë, ndërsa një pjesë u lirua pas dy vitesh. Dyzet vjet më vonë, kur babai i Gjonit, Pjetri, u kthye atje për të kërkuar eshtrat e së bijës, mbesës dhe të vëllait, nuk gjeti asgjë.

Nga Gjoka, kanë mbetur si kujtim i fundit në mendjen e Gjonit, çastet kur axha jepte shpirt dhe kapteri e gjuante me shqelma në gjunjë…/Kujto.al

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pse nuk vepron Kushtetuesja dhe SPAK-u për anullimin e marrëveshjeve të Sazanit dhe të Zvërnecit dhe arrestimin e Ramës

23:07 : 02/07/2026
HOROSKOPI

Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

23:00 : 02/07/2026
BOTA

Kriza e furnizimit me karburant në Rusi, DW: Putin nën presion

22:52 : 02/07/2026
AKTUALITET

Hoxha: Me ‘The Albanian Files’ SPAK mund të çmontojë të gjithë sistemin

22:34 : 02/07/2026
AKTUALITET

“Je bandit”/ Përplasje mes Andi Bushatit dhe Ardit Bidos: Njerëzit ty duhet të të vënë flakën!

22:22 : 02/07/2026
BOTA

Franca përballet me zjarre të mëdha

22:12 : 02/07/2026
Para

Zbulohet peshku që merr frymë dhe në tokë/ Autoritet thirrje banorëve që t’i vrasin sepse ...

TË GJITHA

Pse nuk vepron Kushtetuesja dhe SPAK-u për anullimin e marrëveshjeve të Sazanit dhe të Zvërnecit dhe arrestimin e Ramës

23:07 : 02/07/2026

Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

23:00 : 02/07/2026

Kriza e furnizimit me karburant në Rusi, DW: Putin nën presion

22:52 : 02/07/2026

Hoxha: Me ‘The Albanian Files’ SPAK mund të çmontojë të gjithë sistemin

22:34 : 02/07/2026

“Je bandit”/ Përplasje mes Andi Bushatit dhe Ardit Bidos: Njerëzit ty duhet të të vënë flakën!

22:22 : 02/07/2026

Franca përballet me zjarre të mëdha

22:12 : 02/07/2026

“Gënjeshtar, qesharak!”/ Aktivistja përplaset me deputetin e PS: Parlament analfabetësh!

21:59 : 02/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişjojobetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetHoliganbetjojobetnieuwsHoliganbetHoliganbetHoliganbetKickcasibomjojobetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahisjojobetJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetjojobetimajbetjojobetcasibomJojobetjojobetbetcio girişbetcio girişjojobetjojobetjojobet giriş