• Kontakt
Wednesday, November 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Drejtorët e Rilindjes, të hequr, dorëhequr dhe akuzuar

13:33 : 09/10/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Është kthyer në telenovelë të frikshme situata në Kadastrën e Vlorës, ku deri më tani janë ngrënë tre koka drejtoresh vetëm brenda një muaji, ndërsa jashtë dhe brenda ambienti ruhet më policë civil, për të shmangur edhe krisjen e ndonjë ndonjë kobureje. Po, deri në këtë pikë ka arritur qeverisja e Rilindjes.

Mafia e pronave në bregdet, me ndikim të drejtëpërdrejtë në qeveri, kërkon të gllabërojë çdo centimetër bregdeti në zona të njohura, për të ndërtuar saraje qeveritare dhe shërbime të tjera ku pihet, kërcehet, mbushen hundët me pluhur të bardhë dhe shuhen epshet e pushtetarëve, të fortëve apo edhe të huajve, me dhe pa status diplomati, që vijnë më shumë për “turizëm seksual”.

Në fillim të muajit shtator drejtori i komanduar i Kadastrës Vlorë, Florian Almadhi dha  dorëheqjen pas 5 muajve në detyrë, ndërsa së bashku me të u shkarkuan zëvendësdrejtori dhe tre specialistë juristë të të institucionit. Posti kaloi në drejtimin e Alteo Nazëraj, i cili pa kaluar java dhe dorëheqjen edhe ai.

Lexo edhe:

Qeveria bën aministi fiskale deri në 1.2 mld euro, të maskuar me emrin “Paqe Fiskale”

Plagoset me armë zjarri 30-vjeçari në Bathore (EMRI)

Nuk u vonua gjatë nga qeveria dhe e gjetën një emër nga radhët e Rilindjes dhe ajo ishte Elona Hodaj, ndërsa nëndrejtor u vendos Krenar Xhemali. Ditën e djeshme që të dy dhanë dorëheqjen dhe motivacioni që japin është “për arsye shëndetësore”. Në fakt, ajo që i “sëmur” këta drejtorë është një dosje që rri në tavolinën e titullarit vetëm për një firmë.

Bëhet fjalë për për një pronë e cila ndodhet në bregdetin e Jalës që është bllokuar për regjistrim më vendim të Gjykatës së Lartë, por në skenë ka dalë Alban Xhillari, një ndërtues pranë kryeministrit i cili kërkon më ngulm regjistrimin e saj dhe nisjen e punimeve për një kompleks turistik.

Sot është emëruar në krye të këtij institucioni Krenar Cenahmeti, ndoshta me premtimin se urdhrin e partisë do e zbatojë, por nuk është aq e lehtë të ndërmerren hapa të tillë, ndaj Rilindja është e vendosur që të gjejë një drejtor që tu bindet urdhrave politik.

Me të drejtë në Vlorë po tuten, pasi shembujt se mund të përfundosh në qeli me praktika dosjesh pronash u dha në Durrës. Në Kadastrën e Durrësit u tundën prangat për drejtorin Liridon Pula dhe ish-drejtorët, të cilët janë shpallur në kërkim. Abuzimi me pronat çoi prokurorinë në lëshimin e urdhër-arresteve, çka më pas u konfirmuan edhe në gjykatë.

Sot Pula është në dhomat e paraburgimit, ndonëse për të u investua në mënyrë publike për ta liruar kryeministri Edi Rama dhe zëvendëskryeministri Erion Braçe. Ai ishte kanakari i tyre, ndryshe nga disa drejtorë të tjerë që nuk pranonin urdhra nga lart për dosje të nxehta që mund tu thonin me dëshirë burgut hapu.

Po aq bujë bëri edhe dorëheqja e drejtoreshës së Përgjithshme të Autoritetit Rrugor Shqiptar Sonila Qato. Ajo pati një konflikt të fortë me Ministren e Infrastrukturës dhe Energjitikës Belinda Balluku, në lidhje me tenderin e tunelit në rrugën Kardhiq-Delvinë. Ministrja kishite kopsitur letrat për të nxjerrë fituese kompaninë “Gjoka sh.p.k”, ndërsa Qato, pas analizës së ofertave, kaloi në vendin e parë një kompani italiane. Pikërisht ky sherr mes grave të Rilindjes do e hante një kokë dhe ajo ishte Qato, e cila u detyrua që të jepte dorëheqjen. Fatkeqësisht edhe këtu grindja nuk ishte për parime dhe zbatueshmëri ligji, por klientële oligarkësh me lidhje direkte me të mëdhenjtë në qeveri.

Në vendin e Qatos u emërua Vasilika Vjero, e cila pas vetëm dy javë punë në këtë institucion, krejt papritur e la këtë post. E njëjta situatë është edhe në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. Enton Duro qëndroi vetëm tre muaj në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve dhe më pas u shkarkua me urdhër të kreut të qeverisë.

Në vendin e tij është emëruar Delina Ibrahimaj, e cila deri më tani ka dhënë shenja se mund të qëndrojë gjatë në atë post, pasi ka kapur thelbin e “punëve”, që është dalja të televizion me aksione të “hatashme” për çështje kuponësh apo gjoja bllokime të përkohëshme të bizneseve. E gjitha nuk është lëvizje elitash, por formë e pastër abuzimi ku batërdia ka kapur hipotekat, legalizimet, tatimet, drejtorinë e rrugëve apo doganat, çuditërisht vende që kanë para dhe i akuzuar gjithnjë për afera të tmerrshme korruptive.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Qeveria bën aministi fiskale deri në 1.2 mld euro, të maskuar me emrin “Paqe Fiskale”

20:29 : 05/11/2025
AKTUALITET

Plagoset me armë zjarri 30-vjeçari në Bathore (EMRI)

20:24 : 05/11/2025
AKTUALITET

FOTO/ Sekuestrohen 1.6 ton kokainë, ketaminë dhe armë, goditet banda shqiptare në Belgjikë

20:11 : 05/11/2025
AKTUALITET

Dosja e SPAK: Si e paracaktoi Balluku fituesin e tenderit të tunelit të Llogarasë

19:59 : 05/11/2025
AKTUALITET

FOTO/ 900 mijë euro kanabis të maskuar si ‘çokollatë nga Dubai’, arrestohet 20-vjeçari shqiptar

19:52 : 05/11/2025
RAJONI

Aleati kryesor i Putinit në Evropë! Vuçiç bisedë me Zelenskyn: Diskutuan për bashkëpunim

19:41 : 05/11/2025
Para

Gara për Kushtetuesen plotëson “profecinë” e Venecias. “Nuk keni kandidatë mjaftueshëm”

TË GJITHA

Qeveria bën aministi fiskale deri në 1.2 mld euro, të maskuar me emrin “Paqe Fiskale”

20:29 : 05/11/2025

Plagoset me armë zjarri 30-vjeçari në Bathore (EMRI)

20:24 : 05/11/2025

FOTO/ Sekuestrohen 1.6 ton kokainë, ketaminë dhe armë, goditet banda shqiptare në Belgjikë

20:11 : 05/11/2025

Dosja e SPAK: Si e paracaktoi Balluku fituesin e tenderit të tunelit të Llogarasë

19:59 : 05/11/2025

FOTO/ 900 mijë euro kanabis të maskuar si ‘çokollatë nga Dubai’, arrestohet 20-vjeçari shqiptar

19:52 : 05/11/2025

Aleati kryesor i Putinit në Evropë! Vuçiç bisedë me Zelenskyn: Diskutuan për bashkëpunim

19:41 : 05/11/2025

Fatura e Strasburgut për dëmshpërblimet e ish-pronarëve arrin në 18 milionë euro

19:35 : 05/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com