• Kontakt
Sunday, September 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shqipëri, shih Kosovën dhe qaj për veten

05:00 : 08/10/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Në Kosovë u zhvilluan zgjedhjet e parakohëshme. Rrotacion i plotë pushteti, pas 12 vitesh në qeverisje me koalicione PDK doli në opozitë bashkë me të gjithë partitë e tjera që drejtoheshin nga ish-komandantët e luftës, përfshi edhe kryeministrin Ramush Haradinaj, i cili la mandatin në gjysëm dhe e çoi vendin në zgjedhje, dy vjet para se ti përfundonte mandati.

Lëvizja Vetëvendosja dhe Lidhja Demokratike e Kosovës morën sevila nga 25 % duke u ndarë ngushtësisht mes tyre për një grusht votash më shumë Albin Kurti do të jetë kryeministri i ri i Kosovës, por i detyruar që të bëjë koalicion dhe ndajë pushtet me subjektet e tjera. Një rrotacion politik pa brenga të mëdha, por me përgjeshmëri politike, ku në majë të interesave vendosën pikërisht përzgjedhjen e qytetarëve me të drejtë vote.
Leksioni i parë! Kosova shkoi në zgjedhje të parakohshme pas dorëheqjes së kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj. Shkak u bë thirrja e tij në Gjykatën për Krimet e Luftës dhe ai vendosi të përballej atje jo si kryeministër, por qytetar i thjesht. La pushtet dhe nuk u mbajt pas karriges së rëndë kryeministrore. Nuk është tragjedi të dorëhiqesh, për më shumë kur vendi është në krizë.

Dhe ky njeri i ardhur nga betejat e kuptoi qartë se lufta e vërtetë mes një politikani të përgjegjshëm e ndan një vijë të hollë mes demokracisë dhe autoritarizmit. Ai zgjodhi të parën, humbi pushtet, por la shtet dhe institucione, duke u futur në librat e historisë jo si një kryeministër që fshihet pas të fortëve, trafikut të drogës, drejtësisë së kapur dhe bandave kriminale që i japin e ndajnë pushtet.

Leksioni i dytë! Fushata elektorale ishte një larmi alternativash. Pesë subjekte kryesore politike parashtruan programet e tyre në një garë të qetë, pa sulme dhe mbi të gjitha duke mos e ushqyer militantizmin ekstrem. Në ditën e votimit gjithçka e qetë. Qytetarët mbanin radhë, hidhnin votën dhe iknin në punët e përditshme, me shpresë se zgjedhja e tyre do ishte ajo qeveria e kërkuar për katër vitet në vijim. Edhe politika ashtu bëri. Lëshoi mesazhe paqësore, bëri thirrje për pjesëmarrje dhe të prisnin të qetë çdo rezultat. Model për tu marrë dhe sy për të parë nga Tirana zyrtare…!

Lexo edhe:

Tubim masiv kundër emigracionit në Londër! Çfarë ndodhi në protestën “Unite the Kingdom” (Video)

Zgjedhjet lokale në landin NRW test për qeverinë në Berlin

Leksioni i tretë! Menaxhimi i rezultatit zgjedhor ishte edhe më domethënës. Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve në Kosovë, vetëm pak minuta pas mbylljes së votimeve shpallën rezultatin e pjesëmarrësve në votime, duke dhënë shifrën e 44.2%. Pjesa tjetër që mbante verdiktin qytetar për subjektin politik fitues ishte brenda kutive të votimit.

Në orën 19.00 u mbyll procesi i votimit, vetëm një orë më vonë u numërua 10% e votave të hedhura. Dolën rezultatet e para dhe ndërsa partitë në shtabet e tyre prisnin gjithë ankth të dhënat që mbërrinin, grupet e numërimit bënin punën e tyre, lexonin çdo votë dhe hakun ia jepnin gjithkujt. Asnjë ankesë, asnjë reagim, asnjë deklaratë nxitëse për konflikt, vetëm pritje në qetësi.

Dhe humbësit ishin fituesit e dinjitetit. Ata vinin nga radhët e ushtrisë çlirimtare. Dhanë gjakun e tyre, të familjarëve, u përballën me gjykatat ndërkombëtare, bënë burg, rasti i Ramush Haradinajt mbetet më tipik dhe në fund u sollën si demokratë dhe liderë të vërtetë, duke pranuar verdiktin e popullit të tyre. Me atë çka ndodhi në Kosovë, shtetin më të ri në botë sot ka turpëruar qeverinë tonë, edhe pse mbi ta nuk ngjit më asgjë, pasi konceptin demokraci e kanë varrosur përgjithnjë në oborrin e kryeministrisë, në sheshin para Parlamentit, në Prokurorinë e Përgjithshme dhe në “bahçen” e çdo institucioni tjetër shtetëror.

Lajme të lidhura

BOTA

Tubim masiv kundër emigracionit në Londër! Çfarë ndodhi në protestën “Unite the Kingdom” (Video)

11:43 : 14/09/2025
BOTA

Zgjedhjet lokale në landin NRW test për qeverinë në Berlin

11:28 : 14/09/2025
AKTUALITET

Mashtrimet me platformat XUEX dhe TXEX, 6 të arrestuar, 2 në kërkim! Ja skema që përdorej (Emrat)

11:24 : 14/09/2025
BOTA

Musk: E majta është partia e vrasësve dhe feston për vrasësin

11:10 : 14/09/2025
AKTUALITET

PD denoncon tenderin e Pirro Vëngut: 460 mijë euro për rrethimin e bazës në Elbasan shkojnë për familjarët e PS

11:00 : 14/09/2025
AKTUALITET

Mashtrimi me platformat Xuex dhe TXEX, disa persona të arrestuar

10:45 : 14/09/2025
Para

Horoskopi 8 tetor 2019, mësoni parashikimin e yjeve për ju

TË GJITHA

Tubim masiv kundër emigracionit në Londër! Çfarë ndodhi në protestën “Unite the Kingdom” (Video)

11:43 : 14/09/2025

Zgjedhjet lokale në landin NRW test për qeverinë në Berlin

11:28 : 14/09/2025

Mashtrimet me platformat XUEX dhe TXEX, 6 të arrestuar, 2 në kërkim! Ja skema që përdorej (Emrat)

11:24 : 14/09/2025

Musk: E majta është partia e vrasësve dhe feston për vrasësin

11:10 : 14/09/2025

PD denoncon tenderin e Pirro Vëngut: 460 mijë euro për rrethimin e bazës në Elbasan shkojnë për familjarët e PS

11:00 : 14/09/2025

Mashtrimi me platformat Xuex dhe TXEX, disa persona të arrestuar

10:45 : 14/09/2025

Detajet e reja/ Vrasësi i Kirk i indoktrinuar me ideologji të majtë, jetonte me një person transgjinor

10:39 : 14/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com