• Kontakt
Monday, September 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Negociatat, Basha: Opozita është angazhuar, dështimi ka vetëm një emër dhe vulë, Edi Rama

12:28 : 08/10/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Pas takimit me Ministrin e Jashtëm të Austrisë, kreu i PD-së, Lulzim Basha ka dhënë një prononcim të shkurtër për gazetarët. Ai theksoi edhe një herë rëndësinë e bashkëpunimit me ndërkombëtarët duke shtuar se deri më tani dështimi ka mbajtur vetëm një emër, atë të Edi Ramës.

“Falenderova ministrin Schallenberg për mbështetjen e jashtëzakonshme austriake e, në veçanti, mbështetjen që i jep procesit të hapjes së negociatave për Shqipërinë.Ndamë së bashku shqetësimin për qëndrimin e shumë faktorëve europianë në raport me mosbesimin që ka krijuar qeveria shqiptare duke mos plotësuar kriteret kryesore të hapjes së negociatave.

E sigurova që Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar janë të vendosura të japim gjithë kontributin tonë për të tejkaluar këtë krizë të rëndë politike dhe problemet kryesore të shkaktuara nga kjo krizë politike dhe nga kjo qeverisje, që janë edhe pengesa kryesore për hapjen e negociatave.

Dua ta them fare qartë para jush dhe para gjithë qytetarëve shqiptarë që rruga që ka zgjedhur Edi Rama është rruga absolutisht e gabuar në këto javë që ka mbetur në marrjen e një vendimi kaq të rëndësishëm për vendin tonë.

Është rruga e njohur e fajësimit të çdokujt tjetër, e sulmeve ndaj Bashkimit Europian, e sulmeve ndaj qeverive europiane, e sulmeve ndaj shënjestrës së preferuar opozitës, Partisë Demokratike, medias, madje edhe qytetarëve, për të hequr vëmendjen dhe për të hequr përgjegjësinë nga, në fakt, i vetmi njeri përgjegjës në këtë situatë.

Lexo edhe:

Laguna e Karavastasë kthehet në moçal, ngordhin gjallesat/ Bashkia s’ka naftë të hapë kanalin

Detaje nga vrasja e biznesmenit italian, gazetari zbardh ngjarjen: Ja si nisi konflikti

Dështimi për herë të katërt ka vetëm një firmë, vetëm një vulë, vetëm një emër dhe ky është Edi Rama.Përtej këtij dështimi Edi Rama po tregon se është pengesa e vetme për të tejkaluar këtë krizë dhe për t’i zgjidhur problemet që na mbajnë peng.

Opozita e bashkuar është në krye të detyrës. Propozimi ynë për daljen nga kriza dhe, në veçanti, propozimi për reformën zgjedhore vazhdon të mbetet në tryezë. Dhe me këtë përgjegjësi që kemi marrë para shqiptarëve, me të njëjtën përgjegjësi kam konfirmuar sot Ministrit të Jashtëm austriak se mund të mbështeten plotësisht tek PD, tek opozita e bashkuar.
Ne jemi të vendosur që të bëjmë gjithçka që Shqipëria të mos mbetet peng i korrupsionit i lidhjeve të politikës me krimin, i kapjes së shtetit dhe asgjësimit të pushteteve të pavarura, qofshin drejtësia apo media e pavarur, dhe se synimi ynë kryesor është që, përmes zgjidhjes politike, t’u ofrojmë shqiptarëve atë që meritojmë. Të dalim nga marshi indietro ku e ka futur ekonominë dhe politikën kjo qeveri dhe ky kryeministër dhe të ecim përpara me vendosmëri, me vizion dhe me qartësi të plotë për të kryer detyrat tona të shtëpisë, duke luftuar korrupsionin, duke shkatërruar lidhjen e krimit me politikën, duke i nxjerrë paratë nga xhepat e politikanëve të korruptuar, të oligarkëve dhe bandave kriminale dhe duke i kthyer këto para aty nga janë vjedhur, në xhepat e shqiptarëve.

Pyetje: Dje kryediplomati i BE-së Josep Borrell u shpreh se Kosova nuk mund të jetë shtet për sa kohë kur superfuqi si India, Kina apo Rusia nuk e njohin pavarësinë. Sipas jush a ka ndonjë ndryshim në politikën e jashtme të BE-së në raport me Kosovën?

Lulzim Basha: Kosova është një vend i pavarur, i njohur nga shumica e vendeve anëtare të OKB-së dhe nga shumica dërrmuese e vendeve anëtare të BE-së dhe të NATO-s. Me mbështetjen e këtyre vendeve Kosova ka arritur progres të jashtëzakonshëm me konsoilidimin e praktikave demokratike, siç treguan edhe zgjedhjet e ditës së diel, që në fakt janë një shembull jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë rajonin. Në veçanti janë një shembull për Shqipërinë ku tregohet qartë se kemi të bëjnë me një shtet që ka institucione mjaftueshëm të konsoliduara për të garantuar demokracinë funksionale, zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe respektin e të drejtave të minoritetit serb ç’ka nuk mund të mohohet nga askush dhe, me sa pashë, u përshëndet edhe nga Presidenti serb Aleksandër Vuçiç. Këto janë faktet. Kosova është një shtet i pavarur, i konsoliduar dhe. për Partinë Demokratike dhe opozitën e bashkuar, mbështetja ndaj Kosovës për luftën kundër krimit dhe korrupsionit, prosperitetit ekonomik dhe integrimin europian dhe euro-atlantik, bashkëpunimin më të ngushtë midis dy vendeve tona, është prioritet i dorës së parë.”

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Laguna e Karavastasë kthehet në moçal, ngordhin gjallesat/ Bashkia s’ka naftë të hapë kanalin

21:21 : 29/09/2025
AKTUALITET

Detaje nga vrasja e biznesmenit italian, gazetari zbardh ngjarjen: Ja si nisi konflikti

21:17 : 29/09/2025
AKTUALITET

Alimehmeti: Berisha më propozoi të jem kandidat për Bashkinë e Tiranës, por e refuzova. Ja pse

21:02 : 29/09/2025
SPORT

Pas Kumbullës, dëmtohet një tjetër qendërmbrojtës! “Alarm” te Kombëtarja para sfidës me Serbinë

20:57 : 29/09/2025
AKTUALITET

“Më verbove”/ Dinamika, si nisi sherri që përfundoi me vrasjen e italianit nga Kamber Sulçaj

20:49 : 29/09/2025
BOTA

Takimi Trump-Netanyahu, Shtëpia e Bardhë publikon planin e paqes për Gazën

20:39 : 29/09/2025
Para

Dështoi hetimet për dosjen 184, Donika Prela synon Prokurorinë e Përgjithshme

TË GJITHA

Laguna e Karavastasë kthehet në moçal, ngordhin gjallesat/ Bashkia s’ka naftë të hapë kanalin

21:21 : 29/09/2025

Detaje nga vrasja e biznesmenit italian, gazetari zbardh ngjarjen: Ja si nisi konflikti

21:17 : 29/09/2025

Alimehmeti: Berisha më propozoi të jem kandidat për Bashkinë e Tiranës, por e refuzova. Ja pse

21:02 : 29/09/2025

Pas Kumbullës, dëmtohet një tjetër qendërmbrojtës! “Alarm” te Kombëtarja para sfidës me Serbinë

20:57 : 29/09/2025

“Më verbove”/ Dinamika, si nisi sherri që përfundoi me vrasjen e italianit nga Kamber Sulçaj

20:49 : 29/09/2025

Takimi Trump-Netanyahu, Shtëpia e Bardhë publikon planin e paqes për Gazën

20:39 : 29/09/2025

Korçë/ Gruaja plagos burrin, e godet me hekur në kokë

20:26 : 29/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com