Gjykata Kushtetuese/ KED i dërgon Metës listën me kandidatët (EMRAT)

Ditën e sotme, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), i ka dërguar presidentit Ilir Meta listën me gjashtë kandidatë për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.

Sipas ligjit, Presidenti i Republikës ka 30 ditë kohë për të emëruar gjyqtarët në Gjykatën Kushtetuese. Nëse presidenti nuk shprehet brenda afatit të caktuar atëherë i pari në listë emërohet automatikisht gjyqtar.

LEXO EDHE  Meta publikon 8 hapat e Rilindjes për "grushtin e shtetit"/ "Shqiptarë të bashkuar kundër puçistëve"

Në listën e kandidatëve të dërguar nga KED tek Presidenti janë: Arta Vorpsin, Elsa Toskën, Besnik Muçin, Regleta Panajotin, Marsida Xhaferllarin dhe Fiona Papajorgjin.