Një kallëzim penal është depozituar në Prokurorinë e Vlorës këtë të martë nga Kristo Gjoka, i cili pretendon se toka e tij, në mënyrë të jashtëligjshme po i zaptohet nga biznesmeni Alban Xhillari, me bekimin e pushtetit. Të kallëzuarit janë zyrtarë të Kadastrës së Vlorës, biznesmeni Alban Xhillari dhe persona të tjerë pranë tij.
Në një prononcim për mediat, pas daljes nga prokuroria, avokati i Gjojkës shprehet se Alban Xhillari, sipas tij, me bekimin e kryeministrit, i ka marrë pronën Gjokës në kundërshtim me ligjin.
Pikërisht për konfliktet me këtë pronë, siç u shpreh avokati, dyshohet të jetë larguar nga detyra edhe drejtuesja e Kadastrës së Vlorës, Elona Hodaj, si dhe paraardhës së saj.
“Dosja duket se është kthyer në problemin më ersion të Hipotekës së Vlotës ku brenda një muaji ka patur rrodadë nga tre drejtorë: Si qëndron çështja dhe pse i jeni drejtuar Prokuorisë së Vlorës”, u pyet avokati.
Ai u shpreh: “Jo vetëm tre drejtorë, tre nëndrejtorë dhe 23 jurista. Për herë të parë një gjë e tillë nuk ka ndodhur në asjë institucion shtetëtor dhe e gjitha kjo bëhet për njeri të quajtur, Alban Xhillari. Ne sot bashkë me zotin Kristo Gjoka, pronar i ligjshëm i tokës që ndodhet në Jalë, një tokë e cila është zaptuar në mënyrë të paligjshme nga shtetasi Alban XHillari bashkë me gjithë shtetasit e tjerë që ne i kemi denoncuar, të cilët si nga Bashkia Himarë, si nga IKMT, si nga gjithë institucionet shtetërore, janë kallëzuar penalisht po te kjo Prokurori, por për çudi të faktit të gjitha dosjet janë mbyllur me mosfillim ose me ‘nuk ka prova’. Sot ju drejtuam organit të akuzës, për dijeni të Prokuores së Përkohshme të Përgjithëshme, Komisionit të Pavarur, KLP-së, ONM-së, Ambasadës së SHBA, delegacionit të BE. Pra çështja e pronave në Shqiëpri është një çështje që zoti Kristo vajti kaq muaj, i shantazhuar, i kërcënuar nga organet e policisë, nga organe të tjera, nga njerëz të panjohur”.
Pyetje: Bëhet fjalë për 1.6 hektarë tokë që me vendim të Këshillit të Ministrave ka tentuar të tjetërsohet dhe të kthehet në pronë shtet.
Avokati: “Po shantazhohen juristat e hipotekës për një vendim të paligjshëm të drejtorit të ASHK-së, zotit Artan Lame. Çudia vazhdon i kemi në dosje. Zoti Alban XHillari ka guxuar, me dokumenta false, rreth 15 mijë metra katrorë dhe ka këruar leje zhvillimi pranë KRTSH-së, pranë Kryeministrit. Firmosur nga Kryeministri i Sqipërisë një leje me dokumente falso ku Gjykata e Apelit, para rreth 10 ditësh, e ka rrëzuar dhe e ka kthyer këtë tokë shtet. S’kemi të bëjmë me një individ, kemi të bëjmë me gjithë këto struktura shtetërore të cilat jo të zbardhin të vërtetën, jo të merren me problemin në fjalë, por heqin drejtuesit e Hipotekës dhe kjo vijon vetëm e vetëm për të mos parë një dosje dhe ta çojnë deri në fund të vërtetën.
Pyetje: Cilët janë palët në këtë proces dhe cila është problematika reale?
Avokati: “Palët në proces janë familja e zotit Kristo Gjoka, e cila ka marrë këtë pronë, të trashëguar nga gjyqëshërit e tij, nga të parët e tij, me vendim të formës së prerë, të Gjykatës së Apelit. E ka hipotekuar, kanë bërë veprimet e mëtejshme në bazë të trashëgimtarëve dhe pas dy mujash, gjykata e Lartë është shpehur që ky vendim mos të zbatohet. Pra kemi një vendim pas dy mujash ku thonë të mos zbatohet vendimi i Apelit, që juristët me të drejtë e kanë zbatuar”.
Pyetje: Dhe kanë marrë një vendim për pezullim të përkohshëm?
Avokati: “Jo nuk ka një vendim për pezullim.Vendimi i pezullimit dhe përplasja që mendoj unë të jetë i drejtoreshës së dorëhequr sot është se për çudi na ka ardhur nëndrejtor Taulant Canameti, drejtor i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Vlorë, i cili vjen me tetë bodigardë në Vlorë. I keni pamje të filmuara. Pra një nëpunës shteti, me një rrogë 400 mijë lekë të vjetra, vjen me 8 bodigardë në Vlore dhe gjen mundësinë kur drejtoresha para dy-tre ditësh qenë në Tiranë, merr një vendim të jashtëligjshëm. Ne për këtë jemi drejtuar me kallëzim penal edhe për zotin Taulant për shpërdorim detyre i cili ka bërë një urdhër të paligjshëm. Gjithë këto dokumente që vumë në dispozicion prokurorisë, me shpresën se do ti bashkojnë të gjitha kallëzimet penale në një të vetëm dhe të zbardhet e vërteta. Kush është Alban Xhillari? Kush fshihet pas Alban Xhillari? Dhe pas kësaj, ne po përgatisim dosjen, por presim të fillojë SPAK-u që gjithë personat e instancave shumë të larta, më besoni instancave shumë të larta kanë firmosur te kjo dosje zhvillimore në Jalë. Pra me dokumenta fallso po e përsëris të rrëzuara nga Gjykata e Apelit, para një jave dhe të guxosh t’ia çosh kryeministrit të Shqipërisë. E kuptoni ku jemi”?
“Jemi në urdhra të paligjshëm. Jemi në një firmë të kryeministrit që ka guxuar Alban Xhillari dhe ia ka çuar për firmë për zhvillim. Me vendim të KRTSH nr 26 datë 16.12.2007 për objektin kompleks turistik hoteleri zhvillime, me vendndodhje Jalë, dhe për çudi merr dhe investitorë strategjikë. Pra për çudi këtu nuk kemi të bëjmë me një individ të zakonshëm. Po të lexoni të gjithë kallëzimin penal, këtu kemi një bahçevan. Bahçevan me plot gojën, ai që ujit lulishten, i cili ka marrë kredira me miliona euro, kemi të tjerë që kanë hapur firma që kanë kompleksin në emrin e tyre këtu në kallëzim, të cilët me 1 mln lekë të vjetra janë pronarë të pjesëve të kompleksit. Shpresojmë që dosja të fillojë këtu dhe për personat që kanë lidhje direkt me pushtetin do bëjmë dosje tjetër”, shtoi avokati.
Ndërsa Kristo Gjoka u shpreh se: “Ne kemi 30 vjet ose më shumë që kemi pritur të vi ky moment për tu dhënë e drejta e pronësisë”. “Po presim, po presim dhe më shumë e po na marrim pronën në derë të shtëpisë”, shtoi ai.