• Kontakt
Tuesday, July 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Bizneset shqiptare pa “tru”

17:47 : 07/10/2019
në AKTUALITET, EKONOMI

Bizneset vendase nuk ndjekin zhvillimet që kërkon koha, zero investime në kërkim shkencor

 

Në vendet e zhvilluara, por edhe në ato në zhvillim, gati gjysma e investimeve në vlera monetare për shkencën dhe teknologjinë bëhen nga sektori privat dhe pjesa tjetër, nga qeveritë dhe entet publike.

Mirëpo ky raport nuk është i vlefshëm për Shqipërinë, pasi si qeveria ashtu dhe bizneset u kanë thënë jo investimeve në shkencë dhe kërkim. Në këtë aspekt, Shqipëria ka një hendek shumë të madh jo vetëm me Europën, por edhe me rajonin.

Lexo edhe:

Shërbimi serb përdor softuer të diskutueshëm vëzhgimi prej një dekade! Çfarë është UFED?

Rrëshqitje gurësh në hyrje të tunelit të Shkopetit, aksi është bllokuar për rreth një orë

Një kërkim shkencor i INSTAT mori në vrojtim rreth 1566 biznese në të gjithë vendin dhe vërejti se vetëm 3% prej tyre ishin të dedikuara për të investuar në aktivitete shkencore dhe zhvillim. Nga ana tjetër, investimet publike për këtë qëllim janë shumë më pak se 1% e PBB-së.

Ekspertët e INSTAT, në vrojtimin e posaçëm për sektorin publik, përzgjodhën një listë të institucioneve, të cilat mund të kryejnë aktivitete kërkimore.

Për të rritur shkallën e përgjigjes dhe cilësinë e të dhënave të raportuara u zhvillua një trajnim i njësive institucionale publike. U përzgjodhën gjithsej 37 institucione. Ky vrojtim u përzgjodh si një kampion “i qëllimshëm”, i përbërë nga të gjitha institucionet kryesore të sektorit publik në Shqipëri. Mbledhja e të dhënave për sektorin e ndërmarrjeve dhe organizatave private jofitimprurëse u krye nëpërmjet anketuesve, me intervistim të drejtpërdrejtë.

Sektori i ndërmarrjeve përfshiu një kampion prej 1,566 ndërmarrjesh dhe OJF nga një popullatë prej rreth 3,628 ndërmarrjesh brenda fushës së veprimit, bazuar në Regjistrin Statistikor të Ndërmarrjeve (RSN) aktive deri në fund të vitit 2017.

Vetëm 3,1% e ndërmarrjeve që u përgjigjën nga sektori privat deklaruan se kishin ndërmarrë K&Zh brenda vendit, në kampionin prej 1,566 njësive të vrojtuara.

Avancimi në inovacion dhe shkencë janë ndër kushtet e vështira që Shqipëria duhet të përmbushë për t’u anëtarësuar në BE. Por, sipas të dhënave të fundit të publikuara, Shqipëria është ndër vendet e fundit që ka përfituar fonde për kërkim shkencor. Sipas të dhënave, 26 pjesëmarrës kanë përfituar fonde, të cilët përllogariten 0.01% e totalit të fondeve Horizon 2020.

Në përputhje me përqindjen e lartë të propozimeve, Zvicra është vendi më aktiv i lidhur me pjesëmarrjen, me 2.808 pjesëmarrje, rreth  37% të pjesëmarrjeve nga vendet pjesëmarrëse.

Norvegjia, Izraeli dhe Turqia llogariten për 23%, 17% dhe 9% të pjesëmarrjeve nga vendet e shoqëruara. Në përputhje me modelet e tyre të aplikimit, vendet e asociuara me pjesëmarrjen më të madhe (më pak se 1% e pjesëmarrjeve nga vendet e asociuara) janë Tunizia, Moldavia, Gjeorgjia, Mali i Zi, Shqipëria, Armenia dhe Ishujt Faroe.

Në vitin 2014, Shqipëria nënshkroi Marrëveshjen me Komisionin Europian për të marrë pjesë në Programin Kuadër për Kërkim – Shkencor e Inovacion Horizon 2020 (2014-2020) që ndoqi programin paraardhës FP7. Programi Kuadër i BE-së për Kërkim – Shkencor e Inovacion Horizon 2020 ka në fokus të veçantë marrëdhëniet e bashkëpunimin mes biznesit e komunitetit kërkimor shkencor./Monitor

Lajme të lidhura

RAJONI

Shërbimi serb përdor softuer të diskutueshëm vëzhgimi prej një dekade! Çfarë është UFED?

08:40 : 29/07/2025
AKTUALITET

Rrëshqitje gurësh në hyrje të tunelit të Shkopetit, aksi është bllokuar për rreth një orë

08:25 : 29/07/2025
AKTUALITET

Drafti i ri i Kodit Penal/ Avokati: 900 nene të përkthyera keq! Ka mospërputhje në përmbajtje

08:19 : 29/07/2025
AKTUALITET

Pas Kosovës edhe italianët nisin “të braktisin” Shqipërinë, bien hyrjet në qershor

08:14 : 29/07/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 29 korrik/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 29/07/2025
AKTUALITET

Sot mot i paqëndrueshëm dhe me reshje shiu

08:07 : 29/07/2025
Para

E tmerrshme/ I pret kokën të dashurës dhe ia hedh nga kati 12-të (Foto)

TË GJITHA

Shërbimi serb përdor softuer të diskutueshëm vëzhgimi prej një dekade! Çfarë është UFED?

08:40 : 29/07/2025

Rrëshqitje gurësh në hyrje të tunelit të Shkopetit, aksi është bllokuar për rreth një orë

08:25 : 29/07/2025

Drafti i ri i Kodit Penal/ Avokati: 900 nene të përkthyera keq! Ka mospërputhje në përmbajtje

08:19 : 29/07/2025

Pas Kosovës edhe italianët nisin “të braktisin” Shqipërinë, bien hyrjet në qershor

08:14 : 29/07/2025

Këmbimi valutor 29 korrik/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 29/07/2025

Sot mot i paqëndrueshëm dhe me reshje shiu

08:07 : 29/07/2025

Horoskopi, 29 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:56 : 28/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com