• Kontakt
Thursday, June 11, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOLD BLOG

Analiza e Bushatit/ Triumfi i Albinit, një leksion edhe për ne

13:26 : 07/10/2019
në BOLD BLOG

Fitorja sfiduese e Albin Kurtit në zgjedhjet e 6 tetorit ka një rëndësi shumë më të madhe sesa ajo e çlirimit të vetëm Kosovës nga kapësit e shtetit. Në një rajon si ky yni, ku është shumë e vështirë të triumfosh në një garë elektorale, pa qenë pjesë e pushtetit, pa shpërndarë vende pune, pa bërë për vete policinë dhe aparatin e sigurisë, pa pasur nga mbrapa financimet e biznesmenëve që i ke ushqyer me para publike, pa u kuruar nga mediat që në pjesën më të madhe shkojnë pas pushtetit, një rezultat si ai i Vendvendosjes merr një rëndësi të veçantë.

Pas kësaj gjithkush është i lirë të mendojë: “PO, është e mundur”.

Eshtë e mundur që ashtu si ky grupim i dalë në skenë një dekadë e gjysëm më parë, po ishe i armatosur me parime të forta, i pa korruptueshëm nga të gjithë pazarxhinjtë që të dalin përpara në një rrugë të gjatë, i ndërgjegjshëm se gjërat e mëdha nuk ndërtohen nën ankthin e shpejtësisë, i qartë për objektivat dhe i pakompromis me mjetet për ti realizuar ato, suksesi nuk mbetet një mollë e ndaluar.

Këtë ka bërë dalëngadalë dhe me durim Vetëvendosja. Kur të gjithë të tjerët nxitonin, nën ethet e shfrenuara ultraliberale, të privatizonin gjithçka, ajo nënvizonte efektet anësore të kësaj batërdie dhe solidarizohej me viktimat e saj. Kur të gjithë rendnin të afishoheshin si miq të korporatave dhe këmbenin privilegje me oligarkët, ajo denonconte shtetin e kapur. Kur të gjithë lëpinin buzët duke shijuar “Plazmon” keksat, ajo mbronte produktet made in Kosova. Kur të gjithë hajnat ishin të gatshëm të thërrisnin “Amelika, Amelika”, me shpresën se servilizmi ndaj diplomatëve të vendit më të fuqishëm në botë do ti pastronte nga mëkatet lokale, ajo nuk nguronte ti thoshte të vërtetën edhe të parëve edhe të dytëve.

Kur të gjithë ishin të gatshëm të falnin troje dhe teritore për të zgjatur me copëza Kosove karierën e tyre, ajo se kishte për gjë të shndërrohej në një formacion paramilitar, për ti penguar ata.

Lexo edhe:

Kina anulon papritur bisedimet e planifikuara me BE-në

“Nuk kam qenë kurrë non grata”, Berisha: Kam pasur një sanksion, sot ma hoqën

Më në fund kjo rrugë e vështirë i dha fryetet e saj.

Mësimi i madh i kësaj feste demokracie është se edhe në vende si tonat, ndonëse me vështirësi, një politikë e sinqertë, parimore dhe e vendosur mund të përkrahet nga popullata, pa pasur nevojë për avantazhet meskine që të jep qenia në pushtet.

Mësimi i dytë edhe më i rëndësishëm është se edhe një forcë e konsideruar nga kastat në fuqi si ekstremiste dhe e dhunshme, mund të bëjë për vete pjesën më të madhe të elektoratit. Për 15 vite me radhë, ne çfarë nuk kemi dëgjuar për ata djem, që herë i krahasonin më Trockin e herë me Ce Guevarën, teksa i shihnim të përmbysnin makinat e UNMIK-ut, të njollosnin me bojë selitë e ndërkombëtarëve, të lanin me gjakun e militantëve të tyre rrugët e Prishtinës, të ndalonin në kufi kamionët e Serbisë, të sfidonin prangat si Albini, apo të përflaknin parlamentin me bomba tymuese.

Ne i kemi parë hap pas hapi të mos bien dakord me Rambujenë, të mos pranojnë bisedimet e Vienës, të hedhin poshtë Athisarin, të bëjnë betejë për asosacionin, të xhindosen për demarkacionin me Malin e Zi dhe ti shpallin luftë tregtarëve që bëjnë biznes me kufijtë.

Për të gjitha këto u është dashur të mbajnë mbi shpinë, për një kohë të gjatë, etiketën e dhunuesve radikalë që ta ngjisin me cinizëm të gjithë ata që duan më shumë rehatinë vetjake sesa miqenien e përbashkët.

Por, triumfi i tyre sot tregon se edhe përdorimi i dhunës ndaj pushteteve të dhunshme edhe aktet radikale kundër elitave të korruptuara edhe papajtueshmëria ektreme me sharlatanët që i shërbejnë çdo rregjimi, në vend të dënohen, shpërblehen një ditë. Mjafton që as dhuna, as radikalizmi mos jenë armë të verbëra për të larë hesapet e së shkuarës, por katalizatorë për të thurur ëndrrat e së ardhmes, që ato të përkrahen nga njerëzit që janë në prag të humbjes së shpresës.

Pikërisht ky është mësimi i dytë që na vjen historia e Albinit dhe e bandës së tij. Ajo na tregon se edhe në mjedise ku duket se çdo vlerë është zhbërë, ku çdo ideal ka humbur, ku rruga e vetme ka mbetur arratia, ekzistenca e një force idealiste si Vetvendosja mund të ndryshojë gjithçka. Pikërisht për këtë, fitorja e saj në këto zgjedhje nuk ka rëndësi vetëm për Kosovën, por për të gjithë vendet përreth, që janë të ngjashme me të.

©Lapsi.al

Lajme të lidhura

BOTA

Kina anulon papritur bisedimet e planifikuara me BE-në

11:53 : 11/06/2026
AKTUALITET

“Nuk kam qenë kurrë non grata”, Berisha: Kam pasur një sanksion, sot ma hoqën

11:44 : 11/06/2026
AKTUALITET

“Shqipëria nuk shitet”/ Mbahet sot protesta e 12-të kundër Ramës

11:40 : 11/06/2026
AKTUALITET

Salianji publikon videon e Ramës: Pretendoi se shqiptarët nuk do të dilnin në protestë, sot s’di ku të futet

11:32 : 11/06/2026
BOTA

Kupa e Botës 2026/ Raporti: Ngjarja më e madhe e basteve në histori

11:29 : 11/06/2026
AKTUALITET

Itali/ Fshehu 1 kg kokainë në lavatriçe dhe deodorantë, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

11:24 : 11/06/2026
Para
FOTO ILUSTRUESE

Në flakë dy makina, njëra prej tyre në pronësi të avokatit

TË GJITHA

Kina anulon papritur bisedimet e planifikuara me BE-në

11:53 : 11/06/2026

“Nuk kam qenë kurrë non grata”, Berisha: Kam pasur një sanksion, sot ma hoqën

11:44 : 11/06/2026

“Shqipëria nuk shitet”/ Mbahet sot protesta e 12-të kundër Ramës

11:40 : 11/06/2026

Salianji publikon videon e Ramës: Pretendoi se shqiptarët nuk do të dilnin në protestë, sot s’di ku të futet

11:32 : 11/06/2026

Kupa e Botës 2026/ Raporti: Ngjarja më e madhe e basteve në histori

11:29 : 11/06/2026

Itali/ Fshehu 1 kg kokainë në lavatriçe dhe deodorantë, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

11:24 : 11/06/2026

Si u përhap “Revolucioni i flamingove” nga resorti i Kushner te elita politike

11:09 : 11/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Deneme Bonusu Veren Sitelergrandpashabet kayıp bonusuromabetgrandpashabetjojobetbetpark girişJojobet Girişgrandpashabet telegramgrandpashabet girişCratosroyalbetjojobethttps://www.letmejizz.co/tag/xnxx/GrandpashabetGrandpashabetMeritkingcasibomjojobetCasibom Güncel Girişjojobet girişjojobetjojobet girişcasibom