Kandidati për kryeministër nga Vetëvendosja, Albin Kurti sapo ka votuar. Ai shoqërohej nga Rita Knudsen Augestad, bashkëshortja e tij, e cila nuk ka të drejtë vote.
Albin Kurti ka votuar në Fakultetin Juridik në Prishtinë. Kurti e ka cilësuar një ditë të veçantë për Kosovën këtë të sotmen.
Para Kurtit, ka votuar edhe lideri i PDK-së, Kadri Veseli.
Kandidati për kryeministër, njëherësh edhe Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli tha për mediat se është një ditën e madhe për Kosovën.
“Sot është një ditë e mirë për Kosovën tonë të shenjte, i uroj gjithë qytetarët e vendit të japin perspektiven Kosovës tonë perëndimore, të ardhmes dhe fëmijëve tanë.”, u shpreh Veseli.
Veseli i shoqëruar nga bashkëshortja e tij kanë votuar ne qendrën e votimit në shkollën fillore” Faik Konica” në Prishtinë.