Disa bixhuteri janë vjedhur në rezidencën e diplomatit kuvajtjan në Tiranë.
Një burim i tha gazetares Anila Hoxha se nga banesa e Humoud Saleh Alhusaini është vjedhur pa thyerje, një byzylyk dhe unazë floriri.
Atasheu jeton në kompleksin e vilave ne Petrelë. Për këtë ngjarje komisariati 1 ka të dyshuar shtetasen filipine Annabelle Belgira, e cila ishte e punësuar për mirëmbajtjen e vilës.
Burime të sigurta pranë komisariatit numër 1 pohuan për Top Channel se emri i 28 vjeçares do të referohet në Prokurori për dyshimet e vjedhjes. /TCH/