• Kontakt
Wednesday, July 1, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Mendohu mirë”, pengmarrja për numrin e telefonit të ish-së dashurës…

14:58 : 06/10/2019
në AKTUALITET, KRONIKE

Historitë e pengmarrjeve që kemi shkruar ndër vite, zakonisht kanë pasur të njëjtën fabul, ku gjithçka rrotullohet rreth parave. Por pengmarrjet për “dashurinë”, kanë qenë më të rralla.

Aq më tepër, vetëm për një numër telefoni. Pengmarrja që ka ndodhur këtë vit, ditën e Shën Valentinit në Tiranë, nuk kishte lidhje me të mirat materiale. Një 29-vjeçar, nga dëshpërimi që nuk komunikonte dot me ish-të dashurën, tashmë e fejuar me një tjetër, i hoqi lirinë për disa minuta kunatit të saj, duke i kërkuar numrin e telefonit.

E kur ai refuzoi kërkesën e tij dhe të tre shokëve që po e “ndihmonin”, kunati i vajzës u dhunua për disa minuta, derisa u dorëzua dhe e lëshoi celularin nga dora, madje u dha edhe kodin. Kjo histori tashmë ka përfunduar në Gjykatën e Tiranës, ku i dyshuari kryesor, Elton Pilinçi, po gjykohet nën masën “Arrest me burg”, ndërsa 3 bashkëpunëtorët e tij në gjendje të lirë.

I dëmtuari është Marius Ramushi, i cili, edhe pse kanë kaluar gati 8 muaj nga ngjarja, vazhdon të ketë probleme në njërin krah, për shkak të dhunës së ushtruar brenda një makinë, ku u mbajt peng për disa minuta.

HISTORIA

Lexo edhe:

Euro “nuk po mban më”, zbret për herë të parë në 94 lekë

Irani refuzon të takohet me të dërguarit e Trump në Katar

Elton Pilinçi, i cili po gjykohet tashmë për veprën penale “heqje e paligjshme e lirisë”, kishte qenë i lidhur për disa kohë me motrën e gruas së të dëmtuarit, Marius Ramushi. Më pas e kishte lënë dhe ishte larguar drejt Italisë, ku kishte qëndruar për disa muaj. Gjatë kësaj kohe që ai ndodhej në Itali, familja e vajzës kishte vendosur që ta fejonte me mblesëri. Pas fejesës, vajza i kishte mbyllur të gjitha llogaritë në rrjetet sociale, kishte ndërruar edhe numrin e celularit.

Kur Elton Pilinçi është kthyer nga Italia dhe ka marrë vesh që e dashura e tij, të cilën në fakt e kishte lënë vetë, ishte fejuar, ka nisur të shfaqë shenja xhelozie. E ka kërkuar disa herë, por nuk ka arritur të kontaktonte më me të, për shkak se ajo nuk kishte më profile në rrjete sociale dhe nuk i dinte as numrin e telefonit. Për këtë arsye, ai ka vendosur të gjejë një mënyrë tjetër për të hyrë në kontakt me të.

PENGMARRJA

Duke qenë se e dinte që Marius Ramushi ishte kunati i saj, 29-vjeçari Pilinçi bashkë me tre shokë, të cilët gjykohen në gjendje të lirë, e kanë ndjekur me makinë Ramushin, gjatë kohës që ai është nisur nga shtëpia për të shkuar në punë. Marius Ramushi punonte në një fabrikë këpucësh pranë Yzberishtit.

Afro 10 metra para se të mbërrinte në punë, Ramushit i ka ndaluar te këmbët makina ku ndodhej Elton Pilinçi, vetë i katërt. Ata e kanë marrë me forcë dhe e kanë hipur në makinë. Gjatë kësaj kohe që mbahej peng në automjet, Pilinçi i kërkonte atij numrin e telefonit të kunatës së tij, por Ramushi refuzonte t’ia jepte. Për këtë arsye, ai është dhunuar nga ish-i dashuri i kunatës së vet, i ndihmuar edhe nga tre personat e tjerë.

Madje, nga ekspertimi mjekoligjor që i është bërë të dëmtuarit, ka rezultuar të kishte probleme në njërin krah, që vazhdon t’i ketë edhe sot, për shkak se mbante me forcë celularin, duke refuzuar t’ua dorëzonte autorëve. Derisa në një moment, është dorëzuar dhe ka pranuar t’ua japë kodin e telefonit. Elton Pilinçi më pas ka hapur telefonin e Ramushit dhe ka marrë nga aty numrin e telefonit të ish-së dashurës, së cilës nuk ka vonuar t’i dërgojë një sms.

“Mendohu mirë! Hajde të kthehemi prapë bashkë. Unë të dua!”. Është mesazhi që ka mbërritur në telefonin e vajzës nga Pilinçi. Sapo ka marrë numrin, 4 të rinjtë e kanë zbritur nga makina pengun, duke i thënë: “Kjo ishte e arsyeja pse të morëm. Për kaq të donim”. Sapo ka zbritur nga makina e autorëve, Marius Ramushi i është drejtuar Komisariatit nr.6, ku ka bërë kallëzim, duke qenë se edhe i njihte personat që i kishin hequr lirinë për disa minuta. Më pas, kur ka shkuar në shtëpi, i ka thënë motrës së gruas se çfarë kishte ndodhur dhe ajo i ka treguar mesazhin që i kishte dërguar Pilinçi.

Shqyrtimi gjyqësor nisi të enjten

Ditën e enjte është zhvilluar në Gjykatën e Tiranës seanca e parë gjyqësore në ngarkim të 4 të pandehurve, të cilët akuzohen për “heqje të paligjshme të lirisë”. Vetëm një nga të akuzuarit, 29-vjeçari Elton Pilinçi, gjykohet me masën “Arrest me burg” dhe ndodhej në kafazin e xhamtë, ndërsa 3 bashkëpunëtorët e tij, të cilët janë hetuar në gjendje të lirë, kanë qenë të pranishëm në sallë, ku kanë dhënë edhe gjeneralitetet para trupit gjykues. Gjatë seancës gjyqësore, në sallë ishte i pranishëm edhe i dëmtuari, me dëshirën e tij, por iu kërkua që të dilte, pasi do të thirrej për të dëshmuar si dëshmitar në një seancë tjetër. Në gjyqin e së enjtes, prokurori i çështjes lexoi ngjarjen që ishte referuar nga Policia në Prokurorinë e Tiranës më 15 shkurt të këtij viti. Ndërsa 4 autorët e dyshuar, përveç gjeneraliteteve, nuk thanë asgjë tjetër në gjyq. /PANORAMA/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Euro “nuk po mban më”, zbret për herë të parë në 94 lekë

13:34 : 01/07/2026
BOTA

Irani refuzon të takohet me të dërguarit e Trump në Katar

13:32 : 01/07/2026
AKTUALITET

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, përmbyset makina, plagosen 6 persona

13:14 : 01/07/2026
AKTUALITET

Raporti i PPE/ Berisha: Përmendet dosja Balluku dhe AKSHI! Sugjerohet qeveria teknike

13:10 : 01/07/2026
RAJONI

Serbia forcon lidhjet ushtarake me Kinën, pavarësisht trysnisë nga Perëndimi

13:08 : 01/07/2026
AKTUALITET

Dhunohet Ilir Demalia, analisti kallëzon në polici: Më sulmuan dy persona

13:05 : 01/07/2026
Para

Arrestohen aktivistët e VV në Prizren, po blinin votat/ Denoncimi nga PDK

TË GJITHA

Euro “nuk po mban më”, zbret për herë të parë në 94 lekë

13:34 : 01/07/2026

Irani refuzon të takohet me të dërguarit e Trump në Katar

13:32 : 01/07/2026

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, përmbyset makina, plagosen 6 persona

13:14 : 01/07/2026

Raporti i PPE/ Berisha: Përmendet dosja Balluku dhe AKSHI! Sugjerohet qeveria teknike

13:10 : 01/07/2026

Serbia forcon lidhjet ushtarake me Kinën, pavarësisht trysnisë nga Perëndimi

13:08 : 01/07/2026

Dhunohet Ilir Demalia, analisti kallëzon në polici: Më sulmuan dy persona

13:05 : 01/07/2026

Urgjenca e Lushnjes pa energji elektrike, Korreshi-Karakaçit: Po të ndodhte në Bruksel do ikje për 24 orë

13:02 : 01/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetHoliganbetjojobetnieuwsCasibomHoliganbetHoliganbetKickcasibomjojobet güncel girişdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetamgbahisjojobetJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetperabetjojobetcasibomJojobetjojobetbetcio girişbetcio giriş