• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dëshmitari i rremë i Rilindjes, Fred Alizoti, i dënuar 4 herë për vjedhje me dhunë e krime të tjera

07:00 : 05/10/2019
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRONIKE, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Fredi Alizoti, njeriu që Policia dhe Prokuroria nën shërbim të Fatmir Xhafaj, e sajuan si “dëshmitar të rremë” për të mbrojtur Agron (Geron) Xhafaj nga akuzat për trafik narkotikësh, është një person me biografi të pasur kriminale.

“Boldnews.al” ka siguruar 4 vendime gjyqësore, në kohë të ndryshme, të cilat dëshmojnë se ish-ministri i Brendshëm dhe një prej njerëzve me më shumë pushtet politik në Shqipëri, ka varur shpresat për mbrojtjen e imazhit të tij tek një kriminel recidivist, siç e përcakton edhe gjykata.

Fredi Alizoti është njohur shumë herët me prangat e policisë dhe qelitë e burgut. Në vitin 1991, kur ishte 19 vjeç, ai është arrestuar për veprën penale të “kalimit të paligjshëm të kufirit”.

Lexo edhe:

Këmbimi valutor 9 Qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

Temperatura deri në 37°C, ja parashikimi i motit për sot

Për shkak të moshës së re dhe faktit që kjo vepër penale kishte zbutur efektet e saj si pasojë ndryshimeve politike, Alizoti dënohet vetëm me 3 muaj punë të detyruar, si edhe me zbritje nga paga.

Pasi “theu akullin” e marrëdhënieve me prangat, Alizoti rikthehet sërish në qeli, pas 10 viteve, tashmë më i pjekur në moshë dhe më i kultivuar në aktivitet kriminal.

Në Shkurt 2001, Fredi Alizoti dënohet me 4 muaj burgim, për veprën penale të “mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe të ftohta”. Sipas gjykatës, “dëshmitari i rremë” Alizoti dhe një miku i tij, kishin shkuar në një lokal në Fier dhe ishin konfliktuar me pronarët e barit.

Pas konfliktit, Alizoti dhe kolegu i tij në krim, ishin larguar, për t’u kthyer pak minuta më pas, por kësaj radhe të armatosur. Alizoti kishte dy armë në dorë, një automatik, që ia jep mikut të tij dhe një thikë që e mban vetë.

Në momentin që dy kriminelët po tentonin të ushtronin agresion ndaj pronarëve të lokalit, arrestohen nga policia. Dy të pandehurit u justifikuan para gjykatës se ishin të dehur.

Në vitin 2013, “dëshmitari i rremë” i Geron Xhafajt, Fredi Alizoti arrestohet për vjedhje me dhunë. Ai dhe një miku i tij “i armëve” i rrëmbejnë një taksisti, nën kërcënim, automjetin e tij, ngjarje e ndodhur në periferi të Fierit.

Për këtë ngjarje, Alizoti dënohet me 8 vjet burgim. Ai e ankimon vendimin dhe Gjykata e Lartë, e cila e rikthen për shqyrtim në shkallën e parë. Në përfundim, ai dënohet me 6 vjet burgim, me vendimin e gjykatës së Fierit të datës 16 janar 2004.

I mësuar tashmë me burgun, “mbrojtësi i imazhit të Fatmir Xhafajt”, Fredi Alizoti duket se nuk e ka problem të vjedhë çfarë t’i dalë përpara.

Në vitin 2015, ai arresohet sërish, pasi, në një pikë lotoje, pranë një karburanti në Fier, thyen xhamat e godinës dhe rrëmben dy televizorë.

Ai kapet në flagrancë nga Policia duke kaluar një mur, por, gjatë gjykimit, për çudinë më të madhe, mohoi autorësinë e vjedhjes. Natyrisht, kundërshtimi i tij nuk u mor aspak parasysh nga gjykata, e cila kishte të gjitha provat se hajduti serial, Alizoti, ishte kapur me dy televizorët në duar.

Për këtë rast, gjykata e Fierit e dënon Alizotin e Geron Xhafajt me dy vjet burgim, duke e konsideruar si në një “recidivist (përsëritës) të cilësuar, me rrezikshmëri të lartë shoqërore”.

Pas kësaj karriere “brilante” kriminale, Fredi Alizoti, që njeh vetëm dyert e burgut, tashmë paraqitet si njeriu që do të heqë njollën e Agron (Geron) Xhafajt dhe vëllait të tij, Fatmir Xhafaj.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Këmbimi valutor 9 Qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:06 : 09/06/2025
Lajmet e Dites

Temperatura deri në 37°C, ja parashikimi i motit për sot

08:03 : 09/06/2025
AKTUALITET

Betonizimi i Tiranës/ Bashkia dha leje për ndërtime me vlerë 1.8 miliardë euro në 2024

07:58 : 09/06/2025
SPORT

Portugalia fiton Ligën e Kombeve, Ronaldo dhe portieri Costa heronjtë e finales ndaj Spanjës

23:48 : 08/06/2025
SPORT

Portugali-Spanjë, goli i Ronaldos dërgon finalen e Ligës së Kombeve në shtesa

23:01 : 08/06/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, e hënë, 9 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 08/06/2025
Para

Erdhi drejtori i ri, Policia e Lezhës në aksion: Sekuestrohen drogë dhe armë, një 1 pranga dhe 1 i proceduar

TË GJITHA

Këmbimi valutor 9 Qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:06 : 09/06/2025

Temperatura deri në 37°C, ja parashikimi i motit për sot

08:03 : 09/06/2025

Betonizimi i Tiranës/ Bashkia dha leje për ndërtime me vlerë 1.8 miliardë euro në 2024

07:58 : 09/06/2025

Portugalia fiton Ligën e Kombeve, Ronaldo dhe portieri Costa heronjtë e finales ndaj Spanjës

23:48 : 08/06/2025

Portugali-Spanjë, goli i Ronaldos dërgon finalen e Ligës së Kombeve në shtesa

23:01 : 08/06/2025

Horoskopi, e hënë, 9 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 08/06/2025

Reforma, Mali i Zi së shpejti me ditë pune 7-orëshe

22:52 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com