Nikoll Lesi ka folur për raportin praprak të Komisionit të Venecias lidhur me dekretin e Presidentit, skandalin me lobimin për foton e Ramës me Obamën në vitin 2013, hapjen e negociatave dhe aktualitetin politik në vend.
Në një intervistë për Fax News, Lesi tha se çështja e lobimeve të politikanëve shqiptarë është një taktikë e njohur tashmë, duke shprehur qëndrimin kundër saj, argumenton nga ana tjetër se këto para duhen shpenzuar me elktoratin e tyre.
“Padia penale e PD-së ndaj Ramës është njësoj si ajo që ka bërë më herët PS ndaj Bashës, është një taktikë e njohur tashmë. Lobimet që bëjnë politikanët shqiptarë është një praktikë normale në Shqipëri, e cila për mendimin tim nuk duhet bërë, pasi harxhojnë shumë para në vend që ti shpenzojnë me elektoratin e tyre”.
Duke folur për aktualitetin politik në vend, Lesi tha se ka nevojë për një pakt të gjerë kombëtar duke shmangur përplasjet e ashpra që sipas tij mund të vijnë nga mos arrityja e një marrëveshjeje përfundimtare.
“Platforma e opozitës është bërë e qartë dje, gjithë kjo krizë e rëndë politike ka nevojë për një pakt të gjerë kombëtar apo konsiderojeni si të doni. Duhet shmangur dalja përsëri e opozitës në rrugë . Të shmanget një përplasje shumë e madhe siç ishte ajo e qershorit që e shmangu Presidenti me dekretin e anulimit të zgjedhjeve”.
Për Lesin, kryeministri Rama është vendosur në pozicionin e dikurshëm në të cilin Rama e vendoste Berishën në vitet ’90 kush shkruante tek “Koha Jonë”. Këtë analisti e tha duke komentuar raportin paraprak me opinionet e Komisionit të Venecias mi ligjshmërinë e dekretit të Presidentit.
“Rama, si një ish-gazetar i “Koha Jonë”, i cili shkruante kundër Saliut në vitet ’90-të, ka ndryshuar rolet duke marrë pozicionin për të cilin shkruante se kishte Berisha në atë kohë. Loja me Komisionin e Venecias është një lojë djallëzore në prefeksion e Rilindjes për të krijuar këtë zhurmë me shkeljen e Kushtetutës, për të spostuar vëmendjen e publikut nga hallet, korrupsioni, ekonomia etj, dhe në mesnatë firmosin koncesione të hatashme. Më habit fakti se si ka mundësi që një pjesë e medias kanë hyrë në lojën e kryeministrit duke goditur Presidentin se ka shkelur Kushtetutën. Të gjithë e lexuam se Komisioni i Venecias ka deklaruar se Presidenti ka tejkaluar kompetencat kushtetuese, por nuk thotë as se e ka shkelur dhe as që nuk e ka shkelur Kushtetutën. Kanë struktura të posaçme me mbi 200 veta në Kryeministri që krijojnë sulme të vazhdueshme.
Kjo është një lojë mediatike të të gjitha mediave të mëdha, sepse OSBE/ODHIR e vlerëson nëse ka pasur apo jo zgjedhje të rregullta, dhe ka dalë një raport i tillë që i rrëzon zgjedhjet. Presidenti është korrekt, është patriot, se po të ishte një tjetër e kishte dorëzuar, nuk ka shkelur asgjë dhe në fakt duhet përgëzuar kurajo e tij që ka dalë përpara një beteje aq të madhe dhe të rrezikshme siç është mafia dhe kapja e pushtetit. Ka marrë një kurajo të madhe për t’u përballur me mafien në pushtet”, tha Lesi për gazetaren e Fax News, Jonada Zelka.
Pyetje: Ka një qëndrim të ndryshëm të palëve politike që japin variante dhe qëndrime të ndryshme për dialogon duke u shprehur pro tij, por ende nuk është arritur që ato të ulen. Pse nuk ndodh kjo?
Lesi: Ramën e njoh si ish-kryebashkiak, si kryeministër, si gazetar. Është mjeshtër i fjalës por e vërteta është se nuk qeveris mirë. Si dashnor i madh i medias së lirë dhe që është gati të shkojë edhe në zyrën e Lulzim Bashës, është një prefeksion i propagandës së madhe që përgatitet nga 200 persona që e thashë më parë, për t’i treguar edhe Europës që ja çfarë po bëj. I ka dalë boja.
Një zgjidhje ka Edi Rama, të japi dorëheqjen dhe të ulet në tryezën e diskutimeve me opozitën për të ofruar një zgjidhje. Asnjëherë nuk do ti gjejë asgjë as Edi Ramën, as Sali Berishën, as Lulzim Bashën dhe as Ilir Metën, sepse të gjithën e pëson populli, dhe pa shkruar drejt asaj ku populli del dhe e thotë Rama të japë dorëheqjen, ky do ishte mirë t’i hapte rrugë ndërtimit të një qeverie zgjedhore nga pranvera. Ky vend ka mbaruar dhe që të mos ikin të gjithë duhet t’i rikthehen arsyes së dikurshme si në shkrimet që bënte tek ‘Koha Jonë’, godiste Sali Berishën.
Rëndësi ka të bien dakort se emra për të drejtuar qeverinë ka plot. Po ju jap një emër, të vërë Ditmir Bushatin të cilin mund të dalin të ‘bombardojnë’ nesër. Të gjitha partitë politike kanë emra sa të duan për të drejtuar këtë qeveri. Duhet me patjetër të japë dorëheqjen. Nëse Edi Rama fiton në zgjedhjet e parakohshme i ngremë një bust në mes të sheshit. Por Rama këtë frikë ka, se edhe në sondazhet e rilindjes e ka zbuluar se ka një rënie drastike të rënies së elektoratit që e mbështet.
Pyetje: Si e vlerësoni mënyrën se si Basha po bën opozitë?
Lesi: Kam pasur kritikat e mija para disa viteve, por edhe ia kam thënë, tashmë është bërë lider dhe është gati të drejtojë Shqipërinë.
Kushtet që dha Gjermania janë nëntë, por mund të vendosi kushte edhe Hollanda, por edhe Franca e shtete të tjera. Frikë kam se këto janë kushte shumë të rrepta, përfundoi Lesi.