Një 34 vjeçar ka mbetur i vrarë me armë zjarri në Mirditë.
Policia ka bërë me dije se në fshatin Zall Xhuxhë në Fan–Mirditë, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi E.Z. 34 vjeç, banues në Kurbin.
Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Mirditë në mbështetje edhe nga forcat policore të Drejtorisë, po bëhet krehja e zones me qëllim kapjen e autorit.