Pas dy vitesh në drejtimin e Cirkut Kombëtar, Qeveria vendosi sot largimin nga kjo detyrë të Saimir Cilit.
Vendimi që hyn në fuqi menjëherë, është propozuar nga ministrja e Kulturës.
Nuk dihet se kush do të zëvendësojë Cilin në këtë funksion.
Kantautori Saimir Çili u emërua në tetpr të 2017 si drejtor i Cirkut Kombëtar, duke zëvendësuar në këtë detyrë Kujtim Dumin.