Organizata të shumta të krijuara brenda dhe jashtë territorit të shqipërisë u bënë bashkë në një konferencë të Mbarëkombëtare për të trajtuar problemet, krizën që ka pllakosur Shqipërinë, përpjekjet për të mbështetur të rinjë e të rej me qëllim që të marrin fatet e vendit në dorë. Konferenca e cila ka në përbërje të saj dhjetëra shoqat dhe organizta diskutoi edhe për fatet e Kombit, ndërsa shtoi se duhen parë më përprësi burimet njerezore e materiale në shërbim të çështjeve me interes publik e kombëtar. Po kështu gjatë diskutimit në konferencë u deklaroi se të gjithë bashkë duhet të dalim në mbrojtje të shqiptarëve ndaj abuzimeve të qeverive në gjithë trojet shqiptare. “Ne duhet të ndërtojmë shtet-kombin tonë shqiptar”, thuhet në rezolutën e firmosur ngë të gjithë të pranishëmit në Konfrencën Mbarëkombëtre. E gjitha ishte orgaizuar nga Fondacioni Albana që u bëri thirrje gjithë shqiptarëve, edhe atyre që e dinë se nuk kanë bërë më të mirën, që të ndahen prej ideve e veprimeve që përçajnë kombin dhe të bashkohen me idenë kombëtare.
“Rruga jonë nis edhe dallimin se kë kemi mik e kë kemi armik të kombit e shtetit, dhe shpesh do ta gjeni te ata që në dukje ju kanë ndenjur afër. Vetëm kur shqiptari të kërkojë e të dojë shqiptarin tjetër, kur ne të shohim secilin si pjesë të kombit e të vetvetes do të mund që të ndryshojmë për mirë”, thuhet në deklaratën e Fondacionit.
Në përfundim të Konferencës Mbarëkombëtare krijohet edhe Këshilli Organizativ Kombëtar.
Deklarata e plotë
Konferenca Mbarëkombëtare miraton rezolutën për formimin e Këshillit Organizativ Kombëtar. Thirrje e Fondacionit Albana drejtuar kombit shqiptar
Në 28 shtator, në Tiranë përfunduan me sukses punimet e Konferencës Mbarëkombëtare me intelektualë, shoqata dhe aktivistë patriotë. Ne konferencë morën pjesë rreth 120 të ftuar prej të gjitha trojeve shqiptare.
Në fjalimet cilësore të mbajtura u trajtuan problemet e shumta historike dhe të sotme të kombit shqiptar, sfidat e shekullit 21 dhe domosdoshmëria e bashkimit kombëtar. Vend të veçantë zunë zhvillimet aktuale të Shqiperise, kriza e gjithanshme, politike, institucionale, kushtetuese e ekonomike. Trajtesa të shumta u përqendruan rreth problemeve në Kosovë, Maqedoni e Medvegjë-Preshevë-Bujanovc, ku përveç problemeve politike, kulturore dhe ekonomike, fokus kishin edhe problemet e të drejtave kombëtare të shqiptarëve, si dhe çështja e sovranitetit.
Po ashtu në konferencë u trajtuan edhe problemet e historisë dhe gjuhës shqipe, u shreh nje pakenaqësi e hapur për punën e akademive shqiptare në Shqipëri e Kosovë dhe për papergjegjshmërinë e shteteve shqiptare në lidhje me çështje kaq të mprehta e me vlerë të madhe identitare.
Prej organizatave të shumta të pranishme, si Fondacioni Albana, Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar, Shoqata e Veteranëve të UCK-se, Shoqata e të burgosurve politike shqiptarë në Maqedoni, Shoqata atdhetare Dukagjini, Shoqata Bytyci Tirane-Prizren, Shoqata atdhetare Benda, Shoqata Përkujdesja Gjithëshqiptare, Shoqata e Vellazërisë Kosovë – Malësi e Madhe, Akademia Konservatore, Forumi politik i Ballkanit, Shoqata Mokra, Organizata e Paraardhësve- Durres, FNDNJ, etj u trajtuan edhe çështje të zhvillimeve patriotike në shoqërine civile dhe nevojave për të koordinuar veprimtaritë.
Në pjesën e tretë të takimit, u trajtua çështja e bashkimit të përpjekjeve në një organizëm të unifikuar të emërtuar Këshilli Organizativ Kombëtar.
Në fund të punimeve të Konferencës, u votua dhe u miratua rezoluta për krijimin e Këshillit Organizativ Kombëtar, që ka për qëllim të koordinojë aktivitetet e përbashkëta, të ofrojë burime njerezore e materiale në shërbim të çështjeve me interes publik e kombëtar dhe të dalë në mbrojtje të shqiptarëve ndaj abuzimeve të qeverive në gjithë trojet shqiptare.
Thirrje e Fondacionit Albana
Ne do të behemi ashtu si duhet dhe duam të jemi, vetëm kur të bëjmë atë që kanë bërë edhe kombet e tjera të përparuara; ne duhet të ndërtojmë shtet-kombin tonë shqiptar.
Fondacioni Albana, u ben thirrje te gjithe shqiptareve kudo qe jane, qe te shohin te verteten ne sy. Le te ndergjegjesohemi se vetem duke punuar e duke menduar si shqiptare do te mund te ndertojme nje shoqeri te drejte, me vellazeri e me nder, si e meritojme. Vetem me nje identitet identitet te forte kombetar do te mund te ndertojme nje shtet-komb shqiptar me nje ekonomi ne te cilen do te kete pune e mundesi per te gjithe. Vetem te bashkuar e me solidaritet kombetar si shqiptare do te mund te perparojme e begatohemi te gjithe.
Fondacioni Albana beson se kemi te gjitha mundesite qe te dalim nga kjo gjendje krize e perhershme ku na mbajne armiqte tane te perbetuar. Por, duhet te ndergjegjesohemi, se cili eshte qellimi qe na sherben ne, shqiptareve. Duhet te nderrojme mendesine e te behemi te vetedijshem se nuk ka rruge tjeter perpos ndertimit te shtet-kombit shqiptar. Duhet te organizohemi, duke filluar qe nga familja e fisi, rrethi shoqeror, shkolla, lagjja, vendi i punes, e gjithekund. Te flasim pa frike aty ku duhet, te ruhemi nga armiqte qe nuk na e duan te miren, te edukojme te genjyerit dhe te paditurit ne mesin tone, te shpetojme vetveten dhe shqiptarin tjeter, ate qe don te shpetohet. Hapi i pare, pra, eshte zgjim, vetedijesim dhe qartesim. Vetedijesimi dhe qartesimi do te na çojne ne nje shkeputje pakthim nga e keqja qe na sundon sot.
Fondacioni Albana u ben thirrje te gjithe shqiptareve, qe te mbeshtesin djemte e vajzat me te mira te kombit kudo qe jane. Ka shembuj te medhenj qe na i ka dhene Rilindja Kombetare, por ka edhe shembuj qe kane ardhur pergjate historise sone edhe te vonshme, deshmoret e martiret e kombit, eterit e nenat tona heroike, motrat e vellezerit, qe kane sakrifikuar dhe sakrifikojne gjithçka per familjet e tyre, edhe ne mergim. Po ne, shqiptaret, duhet te kuptojme se do te shpetojme nga e keqja vetem atehere kur te bejme per kombin e shtetin, ate qe bejme secili per familjet tona.
Zgjidhja qe na duhet eshte ndertimi i shtet-kombit shqiptar. Hapi i pare eshte qe te shohesh ne sy shqiptarin tjeter dhe ti besosh si vellait dhe motres tende. Kerkoni nje shqiptar tjeter qe e mendon keshtu dhe jemi te sigurte qe do ta gjeni shpejt, sepse ne gjirin e kombit tone ka shume vajza e djem me mend e me vlera, qe duan nje te ardhme ndryshe. Ka shume njerez, qe e kane ruajtur me mundim e me vuajtje nderin e dinjitetin si shqiptare. Ka te tjere, qe edhe pse kane gabuar, ende e kane ne mend se kush jane e si duhet te sillen dhe qe duan te ndryshojne rruge sepse keshtu nuk vazhdohet me. Jemi shume, por duhet te shihemi sy me sy e te lidhemi bashke qe te fitojme.
Fondacioni Albana u ben thirrje gjithe shqiptareve, edhe atyre qe e dine se nuk kane bere me te miren, qe te ndahen prej ideve e veprimeve qe perçajne kombin dhe te bashkohen me idene kombetare. Rruga jona nis edhe dallimin se ke kemi mik e ke kemi armik te kombit e shtetit, dhe shpesh do ta gjeni te ata qe ne dukje ju kane ndenjur afer. Vetem kur shqiptari te kerkoje e te doje shqiptarin tjeter, kur ne te shohim secilin si pjese te kombit e te vetvetes do te mund qe te ndryshojme per mire. Ndryshimi vjen permes politikes, por ndryshimi qe eshte ne themel te politikes eshte ndryshimi i mendesise se njerezve. Prandaj, me mendje te hapur kerkojeni shqiptarin tjeter, besojini shqiptarit tjeter, besoni se jemi nje komb qe kemi nje histori te lashte dhe qe na ben nder, besoni se eshte e mundur qe te behet mire dhe qe po menduam e vepruam si duhet, atehere me e mira do te behet edhe per ne.