• Kontakt
Tuesday, June 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

5 pikat/ Zbardhet plani i PD për reformën zgjedhore

11:25 : 02/10/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Kryetari i Partisë Demokratikë, Lulzim Basha artikuloi këtë të mërkurë se nga ana e opozitës, një propozim i është dërguar kryeministrit Edi Rama, për reformën zgjedhore. “Shqipëria është në krizë, vendi është në krizë. Ne kemi një plan për ta nxjerrë vendin nga kriza, ne kemi një plan-propozim për reformën zgjedhore, ja kemi dorëzuar këtë plan Edi Ramës dhe përfaqësuesve të tij. Ta marri ta zbatojë, ndryshe të hapë krahun se jemi të gatshëm ta zbatojmë ne”, u shpreh kryedemokrati në një prononcim për gazetarët pas takimit me aleatët.

Basha: Rama të zbatojë planin që i kemi dorëzuar për reformën zgjedhore, ose të hapë krahun

Në një njoftim zyrtar nga PD, zbardhet përmbledhja e 5 pikave të planit të opozitës, që u prezantua në tryezën për reformën zgjedhore, organizuar nga OSBE. “Ky është plani të cilit iu referua Kryetari i PD, Lulzim Basha, kur tha sot se është plani i duhur që Rama duhet të zbatojë për zgjidhjen e krizës, ose të hapë krahun”, njofton PD.

Plani

  1. Opozita e Bashkuar i përgjigjet pozitivisht ftesës së partnerëve ndërkombëtarë për reformimin e kuadrit ligjor për zgjedhjet në Shqipëri.

1.1. Si një nga kushtet për integrimin e Shqipëriaë, Opozita e Bashkuar angazhohet të mbështesë realizimin  e reformës zgjedhore.

Lexo edhe:

Ushtria izraelite vret 59 palestinezë në pikën e shpërndarjes së ndihmave

Muçi: Krimi tashmë është më i strukturuar në Shqipëri! Ka edhe nuanca të mafias

1.2. Reforma e vërtetë Zgjedhore duhet të realizohet nga institucione apo subjekte zgjedhore që kanë vullnet për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe që nuk janë objekt i hetimeve për vjehdjen e zgjedhjeve, si në dosjet nr. 184/2016 apo nr. 339/2017.

1.3. Diskutimet mbi Reformën Zgjedhore duhet të jenë transparente, gjithëpërfshirëse dhe publike, duke përfshirë në hartimin e saj edhe përfaqësues të të gjitha grupeve të interesit dhe shoqërisë civile.

1.4. Asnjë komision parlamentar , I drejtuar nga individë që duhet të ishin në burg për krime elektorale, nuk gëzon legjitimitetin për realizimin e Reformës Zgjedhore. Asnjë Komision që ka në përbërje dhe drejtim individë që nuk përfaqësojnë opozitën, nuk mund të përcaktojë rregullat për pjesëmarrje në zgjedhje të partive politike opozitare.

1.5. Opozita e Bashkuar propozon që procesi të drejtohet nga një strukturë e përbërë nga përfaqësues të organizmave ndërkombëtar (OSBE/ODIHR, BE, SHBA, etj.), një përfaqësues i Parlamentit monopartiak dhe një përfaqësues i Opozitës së Bashkuar. Produkti i dakordësuar nga kjo strukturë, pasi i nënshtrohet konsultimit me publikun, nëpërmjet formave dhe metodave që mundësojnë marrjen e mendimit të qytetarëve, miratohet pa ndryshime.

  1. Reforma Zgjedhore është e nevojshme për përmirësimin e aspekteve teknike të organizimit të zgjedhjeve, por e pamjaftueshme për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

2.1. Ligji elektoral dhe legjislacioni penal që mbron zgjedhjet demokratike më së pari janë të nevojshme të zbatohen. Asnjë Reformë nuk mund të jetë e suksesshme nëse nuk ekziston vullneti politik dhe institucional për të zbatuar ligjet në fuqi.

2.2. Opozita e Bashkuar mbështet qëndrimin e Misionit të OSBE-ODIHR se “Kuadri ligjor aktual mund të ofronte një bazë të shëndoshë për zgjedhje demokratike, nëse do të zbatohej në mënyrë të paanshme dhe me një vullnet të sinqertë politik”. Për pasojë, organet e zbatimit të ligjit duhet të hetojnë në mënyrë të plotë, të menjëhershme dhe transparente çdo akuzë për shkelje zgjedhore:

2.3. Duhet vullnet politik dhe një mekanizëm konkret të zbatueshëm për të realizuar ndarjen e plotë të politikës nga krimi.

2.4. Zbatimi i Rekomandimeve teknike të OSBE-ODIHR kërkon ndërhyrje në legjislacionin në fuqi, duke përfshirë Kodin Zgjedhor, ligjin e administratës publike, ligjin për Policinë e Shtetit, Ligjin për Mediat Audio-Vizive, etj.

      1. Diskutimi për Reformën Zgjedhore duhet të kryhen sipas një rendi përparësish, me qëllim zgjidhjen e problematikave që kërkojnë vullnet politik për të garantuar zgjedhjet demokratike dhe qeverisjen përfaqësuese dhe kushtetuese, dhe më pas me zgjidhjen e çështjeve me karakter teknik.
      2. Ofrimi i garancive shtetërore për barazi të subjekteve zgjedhore dhe zhvillimin e zgjedhjeve demokratike që garantojnë ushtrimin efektiv të së drejtës kushtetuese për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur. Qeveria aktuale nuk ofron asnjë garanci për ndarjen e shtetit nga partia apo politikës nga krimi, duke patur nën kontroll KQZ, policinë, shërbimin informativ, prokurorinë dhe gjykatat.
      3. Ofrimi i garancive për vendimmarrje të drejtëpërdrejtë nga qytetarët, përmes bërjes efektive të Referendumeve.

Lajme të lidhura

BOTA

Ushtria izraelite vret 59 palestinezë në pikën e shpërndarjes së ndihmave

21:54 : 17/06/2025
AKTUALITET

Muçi: Krimi tashmë është më i strukturuar në Shqipëri! Ka edhe nuanca të mafias

21:52 : 17/06/2025
AKTUALITET

BUNKERI I ILDKP/ “Faji i sistemit”, si u fshehën për 3 vjet deklaratat e pasurisë së politikanëve

21:44 : 17/06/2025
SPORT

Testi i parë para Europës, Vllaznia mposhtet nga skuadra që luan në Ligën e Konferencës

21:44 : 17/06/2025
AKTUALITET

“Mori paratë dhe u zhduk”/ “Lumë” denoncimesh për avokaten e Lushnjes

21:38 : 17/06/2025
BOTA

Erdogan akuza Netanyahu: Është kërcënimi më i madh për sigurinë në Lindjen e Mesme

21:31 : 17/06/2025
Para

Dhuna në derbi/ Tirana 4 ndeshje pa tifozë ndërsa Partizani dy, 8 personave ju ndalohet hyrja përgjithmonë (EMRAT)

TË GJITHA

Ushtria izraelite vret 59 palestinezë në pikën e shpërndarjes së ndihmave

21:54 : 17/06/2025

Muçi: Krimi tashmë është më i strukturuar në Shqipëri! Ka edhe nuanca të mafias

21:52 : 17/06/2025

BUNKERI I ILDKP/ “Faji i sistemit”, si u fshehën për 3 vjet deklaratat e pasurisë së politikanëve

21:44 : 17/06/2025

Testi i parë para Europës, Vllaznia mposhtet nga skuadra që luan në Ligën e Konferencës

21:44 : 17/06/2025

“Mori paratë dhe u zhduk”/ “Lumë” denoncimesh për avokaten e Lushnjes

21:38 : 17/06/2025

Erdogan akuza Netanyahu: Është kërcënimi më i madh për sigurinë në Lindjen e Mesme

21:31 : 17/06/2025

Macron në G7: SHBA t’i ulë palët në tryezë, përdorimi i forcës do të sillte kaos

21:29 : 17/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com