Top Channel, televizion i drejtuar nga Ben Blushi, i ka bërë reklamë mbrëmjen e sotme George Soros dhe fondacionit të tij në Shqipëri.
Soros, një prej mbështetësve kryesorë në arenën ndërkombëtare të Edi Ramës dhe Rilindjes, shpeshherë është vendosur në kritika të forta nga liderë europianë, por edhe nga Presidenti amerikan Donald Trump.
Madje, Rama konsiderohet si produkt i George Soros.
Në politikën shqiptare përgjatë muajve të fundit janë artikuluar akuza të forta publike qoftë nga ish-kryeministri Sali Berisha ashtu edhe nga Presidenti Ilir Meta në drejtim të Soros, i cili për vite me rradhë është prezent në Shqipëri përmes Fondacionit të Shoqërisë së Hapur, por jo vetëm.
Një pjesë e konsiderueshme e atyre që konsiderohen si pjesë e Soros, sot janë në krye të jetës publike, politike, por edhe në sistemin e drejtësisë.
Por duket se kjo nuk mjafton, pasi imazhi i cënuar i Soros dhe një frymë gjithmonë e në rritje kundër politikave të tij, i vendosur në qendër të akuzave edhe për emigrimet masive drejt Europës, kërkojnë si kundërpeshë propogandën.
Kjo ndodhi edhe sot në mbrëmje, ku Soros u shfaq si shpëtimtari i Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Në kronikën e TCH përmenden politikanët që kanë përfituar fonde nga Soros, por çuditërisht në listën e emrave përfshihen vetëm ish-deputetë dhe ish-ministra të PD-së.
Kështu ndoshta rastësisht janë harruar emrat e Kryeministrit Edi Rama, kryebashkiakut Erjon Veliaj, apo edhe bashkëshorten e Kreut të Qeverisë, Linda Rama.
Emisioni na i paraqet Sorosin si një bamirës të madh për Shqipërinë, ku ka shpenzuar miliona dollarë për ndërtimin e shkollave dhe çerdheve madje në 1992 ka dashur të ndërtojë dhe Teatrin Kombëtar.
Lexoni disa pjesë nga emisioni:
Top Story/ Soros donte të ndërtonte Teatrin Kombëtar në vitin 1992
Viti 1991…Një vit plot më trazira në Shqipëri. Sistemi komunist ishte drejt kolapsit. Shoqëria jetonte në mjerim ekonomik. Leku ishte zhvlerësuar dhe në arkën e shtetit ishin vetëm 8 milionë dollarë. Më e rrënuar akoma ishte shoqëria civile.
Papritur në qarqet intelektuale, akademike dhe politike filluan të qarkullojnë zëra për një fondacion të huaj që jep fonde për rimëkëmbejn e vendit.
George Soros kishte arritur edhe në Shqipëri.
“Personi i parë që më ka folur për George Soros është një miku im që nuk jeton më, profesor Mihal Luarasi. Në fillim të viteve 90 ai ishte kthyer në Budapest për të kërkuar fonde përmes fondacionit Soros për të ndërtuar teatrin e ri kombetar. Gjë që nuk u bë pastaj”, tha Përparim Kabo, akademik.
“Fondacioni me fillimet e tij daton që në fund të vitit 1991. Një nga periudhat më të vështira për Shqipërinë, e cila po dilte nga një sistem shumë i mbyllur. I krahasueshëm sot me Korenë e Veriut”, tha Andi Dobrushi, Drejtor Ekzekutiv, Soros
Fijet e fondacionit përhapeshin kryesisht në vendet e izoluara, si një mundësi shprese për një shoqëri që kërkonte të zhvillohej.
Por ideja e Soros për shoqëri të hapur, nuk hyri në Shqipëri vetëm me fjalë dhe me libra. Fondacioni solli me vete një lum parash.
“Në vitin e parë të operimit të fondacionit, fondet kanë qenë diku tek 2 milion dollarësh në vit. Fonde që u fokusuan në atë kohë në arsim, shëndetësi dhe media”, tha Andi Dobrushi, Drejtor Ekzekutiv, Soros
Një buxhet i tillë për vitet ‘91 – ‘92 në Shqipëri ishte një ëndërr, në një kohë që financat publike ishin në krizë dhe inflacioni kishte arritur majat. Kjo bëri që shumë intelektualë, zyrtarë dhe aktivistë ti kthenin sytë tek ky fondacion, për të thithur fondet e tij.
Top Story/ Mbi 140 milionë euro investimet të Sorosit në Shqipëri
Duam fillimisht të shohim se çfarë ka bërë ky fondacion në 28 vitë në Shqipëri. Të bëjmë një pasqyrim të projekteve, parave të shpenzuara dhe përfitimeve prej tyre.
Do ti referohemi fillimisht disa statistikave të botuara nga vetë fondacioni në vitin 2016.
Fakti i parë që të bie në sy është shuma totale e parave që Soros ka investuar në Shqipëri në këto vite. Ato janë plot 131 milion dollar deri në atë vit.
Ja si ka qenë shpërndarja e këtyre fondeve në zëra të vecantë.
49 % e fondve kanë shkuar në arsim. Pra, gati gjysma e 131 milion dollarëve ka shkuar për shkollat.
Me pas kemi 19 % të fondeve që janë dhënë për reformat institucionale.
16 % Demokratizimi dhe media.
6 % arti kultura dhe rinia.
4 % romët dhe minoritetet
Dhe 6 % janë projekte të vogla të papërcaktuara.
Investimet në arsim janë një meritë e fondacionit Soros që nuk i’a mohojnë edhe kundërshtarët e tij më të fortë. Janë plot 57 milion dollar të investuara në ndërtimin e shkollave, blerjen e librave, përkthimeve, studimeve, trajnimin e mësuesve dhe hartimin e politikave të ndryshme arsimore.
“Ne ndërmorëm projekte për zhvillimin e arsimit dhe u rindërtuan rreth 270 shkolla, kopshte dhe çerdhe. Paralel u trajnuan mësuesit me kurrikulat e reja të cilat përdoren edhe sot. Rreth 70% e nxënsve në Shqipëri kanë kaluar në këto shkolla të reja të ndërtuara nga program i arsimit”, tha Andi Dobrushi, Drejtor Ekzekutiv, Soros
Top Story/ Këto janë organizatat që marrin para nga Fondacioni i Soros
Tani le të ndalemi tek disa prej organizatave që kanë marrë para nga Soros. Rrjeti i tyre ëshët shumë i gjërë.
Disa vazhdojnë të ekzistojnë dhe disa të tjerë jo. Por ne po japim një listë me ato më kryesoret.
1. ” Lëvizja Europiane në Shqipëri,
2. “Qendra për studime parlamentare”,
3. Lëvizja “Mjaft”,
4. Partnerët e Shqipërisë,
5. Instituti për demokraci dhe ndërmjetësim,
6. Këshilli Zgjedhor i Shqipërisë “Respublika”,
7. Instituti i mediave shqiptare,
8. Instituti shqiptar i studimeve ndërkombëtare,
9. Instituti shqiptar për studime bashkëkohore,
10. Komiteti shqiptar i Helsinkit,
11. Aleanca gjinore për zhvillim,
12. Shoqata “Refleksione”,
13. Shoqata për popullsinë dhe zhvillimin,
14. BIRN Albania,
15. Open Data Albania,
16. Open Spending Albania
17. Qendra për përparimin e zhvillimit njerëzor (CUCHR).
18. Platforma shqiptare për avokim të politikave,
19. “Transparency International”- Shqipëri,
20. Instituti “Agenda”,
21. Instituti për menaxhim Lindje-Perëndim.
22. Organizata “Lëviz Albania”
23. Lëvizja Rinore Egjiptiane Rome
24. Shoqata “Fëmijët janë e ardhmja”
25. “Instituti për Studime Politike”
26. “Porta vendore”
27. “Dhoma Zgjedhore”
28. Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes
Këto janë vetëm disa nga organizatat që kanë përfituar dhe vazhdojnë të përfitojnë fondet e Soros. Një pjesë e tyre janë shumë të dëgjuara, ndërsa pjesës tjetër pak njerëz ua dinë emrin.
Por, këtu vijmë tek një pikë e nxehtë debati rreth aktivitetit të Sorosit në Shqipëri. Duke qenë se shumica e projekteve që marrin këto fonde, kanë të bëjnë me qeverisjen, më ligjet dhe me institucionet shtetërore, dyshimet janë ngritur se përmes tyre Soros kontrollon politikën shqiptare.
Top Story/ Misioni i George Soros?! Është bamirësia por edhe kontrolli politik
Akuzat se filantropia e Sorosit është thjeshtë një maskim ngrihen mbi 3 baza kryesore:
– Së pari, Soros është shumë afër me politikën dhe qeveritë e vendeve të ndryshme. Kjo shihet sa herë filantropi bën vizita në shtete të ndryshme, përfshirë edhe Shqipërinë. Takimet e tij kryesore nuk janë me vetë stafin e fondacionit, por me kryesministrat dhe presidentët e atyre vendeve.
“Këtu kompromentohet shoqëria e hapur. Nëse ti vjen për shoqërinë civile dhe pastaj kalon tek ekzekutivi, atëherë ti bie ndesh me parimet e tua. Ti nuk je i sinqertë me atë qe ke premtuar”, tha Përparim Kabo, akademik.
– Së dyti Soros del hapur në mbështetje të një force të caktuar politike dhe kundër një force tjetër. Kjo tregon se ai mban qëndrime të hapura politike.
– Së treti Filantropia e tij shihet si një lojë për të fitua para. Ashtu si loja që ai bën në tregjet financiare.
Top Story/ Kjo është lista e politikanëve demokratë që kanë fituar fonde nga Soros!
Lista e politikanëve të partisë demokratike që kanë fituar fonde nga soros është edhe më e gjatë. Ja cilët janë disa prej tyre:
Genc Pollo – Ka marrë fond të Sorosit në projektin “Integrimi i Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit në Edukim në Shqipëri”.
Eno Bozdo – Ish zv/Ministër I PD, ka marrë fonde nga Soros në “Institutin e Trajnimit të Administratës Publike”
Ish ministry i PD – Genc Ruli, ka bashkëpunuar me Soros për botimin “Kriza e Kapitalizmit Global: Shoqëria e Hpaur e Rrezikuar”
Eris Hoxha – ka marrë pagesa si ekspert në projektet e Soros.
Majlinda Bregu gjithashtu ka bashkëpunuar për projekte që lidhen me integrimin europian.
Ish deputeti Sherefedin Shehu, ka qenë konsulent financiar në fondacionin soros.
Dhe lista mund të zgjatet më tej me emra të tjerë të PD-së që kanë qenë të ndërlidhur me partinë demokratike.
Top Story/ Lulëzim Basha, studime me paratë e George Soros
Tani le të shohim se cilët janë këta njerëz që janë rritur profesionalisht me paratë e fondacionit Soros.
Le të bëjmë një kthim prapa në kohë dhe të kujtojmë vitet ‘90 kur fondacioni Soros sapo kishte ardhur në Shqipëri. Ishin të shumta organizatat e shoqërisë civile që aplikonin për fonde pranë këtij fondacioni për projketet e tyre.
Por fondacioni ka pasur edhe programe partneriteti me universitete të ndryshme europiane për ti dhënë bursa studime studentëve shqiptarë. Në mes studentëve që kanë marrë këto Bursa, kanë edhe politikanë të njohur sot.
“Zoti Basha ka marrë bursë studimi në Hollandë. Zoti Taulant Balla ka marrë mbështetje, Grida Duma ka qenë në Universitetin për Europën Qëndrore dhe Lindore. Zoti Gent Ibrahimi ka qenë në këtë Universitet”, tregon Andi Dobrushi, Drejtor Ekzekutiv, Soros.
Por le ti referohemi përsëri raporteve financiare vjetore të Fondacionit.
Në vitin 1995, përmes fondacionit Soros, kanë studiuar falas në Universitetin e Utretit në Hollandë këta studentë:
1. Aurela Isufi (sot Bashkëshortja e Lulzim Bashës) – në degën Arte dhe Shkenca Humane.
2. Eris Hoxha – ish deputet i PD – Shkenca Ligjore.
3. Anila Peri- Gjeografi Politike.
Ndërkohë në vitin Viti 1996 lista shtohet edhe me 2 emra të tjerë:
Lulzim Basha dhe Auron Cela.
Raportet janë me të njëjtët emra, deri në vitin 1998.
Në raportin e këtij viti jepen edhe kostot e studimeve për secilin student. Secili prej tyre përfitonte 7324 dollarë. Që në 3 vite bëjnë afërsisht 22 mijë dollarë.
Përsa i përket Bursave të studimit, duhet sqaruar se këto asnjëherë nuk janë dhënë për politkanë. Por janë dhënë për student shqiptarë.
“Asnjë politikan shqiptar nuk ka marrë bursë, nga fondacioni, bursë studimi flas. Ata që kanë marrë në atë kohë kanë qenë student. Ne nuk mund të parashikonim që ata do të vinin në politikë. Ky diskutimi i bursave është bërë absurditeti. Nuk lidhet me misionin e fondacionit. Ne japim bursa për studentët shqiptarë”, tregon Andi Dobrushi, Drejtor Ekzekutiv, Soros.