• Kontakt
Sunday, July 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zbardhet raporti/ Vonesa e institucioneve të reja zvarriti Reformën në Drejtësi

17:49 : 30/09/2019
në AKTUALITET, POLITIKE, VETTING

Reforma që po i nënshtrohet sistemi i drejtësisë në vend, ndonëse ka nisur që me miratimin e ligjit 76/2016, 3 vite më parë, me vështirësi po jep frytet e para.

Për gjatë kësaj kohe, një sërë pengesash dhe vonesash kanë bërë që parashikimet për atë që do të prodhonin këto ndryshime, të mos përmbusheshin, e dokumentuar kjo edhe në një raport të Ministrisë së Drejtësisë. Për zbatimin e kësaj reforme, është miratuar një Plan Veprimi, që duke iu referuar raportit të Ministrisë, rezulton se objektivat e realizuar deri më tani, janë të ulët. Vonesa në ngritjen e disa institucioneve të reja është problematika kryesore e konstatuar në raport.

“Ndër elementet më të rëndësishme, të cilat kanë ndikuar në realizimin e ulët të aktiviteteve të parashikuara në këtë Plan Veprimi, janë si më poshtë: Moskrijimi në kohë i institucioneve të reja të sistemit të drejtësisë, si Inspektorati i Lartë i Drejtësisë, Struktura e Posaçme Antikorrupsion dhe Byroja Kombëtare e Hetimit. Për më tepër, krijimi me vonesë i Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, gjatë muajit dhjetor 2018, dhe Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, në muajin janar 2019, ka ndikuar në realizimin e ulët të aktiviteteve të Planit të Veprimit.

Për këtë arsye, duke qenë se një pjesë e madhe e aktiviteteve në këtë Plan Veprimi, kanë si institucione përgjegjëse për zbatimin e tyre pikërisht organet e reja të sistemit të drejtësisë, moskrijimi i tyre në kohë ka ndikuar në performancën e ulët të realizimit të Planit të Veprimit për këtë periudhë dhe njëkohësisht edhe në zbatimin e ulët të objektivave të përcaktuar në këtë strategji”, shkruhet në raportin për muajt e parë të 2019-ës, për ecurinë e Reformës në Drejtësi. Një tjetër problem i ngritur në raport është edhe hendeku financiar, që krijon vonesa në punën dhe plotësimin e objektivave të ndryshimeve të reja në sistem.

“Nevojitet prioritizimi i masave dhe mobilizimi i mekanizmave institucionalë për adresimin e hendekut financiar dhe gjetjes së burimeve financiare. Gjithashtu, ndërlidhja me PBA-në (Projekt Buxhet Afatmesëm) dhe parashikimi i mbulimit financiar nga Buxheti i Shtetit duhet të përmirësohet. Plani i ri i Veprimit duhet të trajtojë këto mangësi, duke adresuar kështu dhe raportimin financiar”, theksohet në raport.

Lexo edhe:

Horoskopi ditor, 13 Korrik 2025! Ja shenjat më me fat

A po ju sëmur kondicioneri? Udhëzues se si të shpëtoni nga dhimbjet e qafës dhe shpinës

ÇFARË DUHET RIPARË?

Duke iu referuar këtij raporti për muajt e parë të vitit 2019, shihet e nevojshme rishikimi i strategjisë për mënyrën se si do të arrihen objektivat e ndryshimeve të reja në drejtësi. “Kjo nevojë për rishikim lidhet kryesisht me faktorë si: moskrijimi në kohë i institucioneve të reja të sistemit të drejtësisë si Inspektorati i Lartë i Drejtësisë, SPAK, si dhe Byroja Kombëtare e Hetimit. Rishikimin e aktiviteteve dhe/apo treguesve të saj të zbatimit, në mënyrë që të sigurohet një përputhshmëri më e mirë me realizimin e qëllimit; ndryshimin e përgjegjësisë institucionale për zbatim dhe/apo institucioneve bashkëpunuese, pasi jo në pak raste, vihet re që ka problematikë në përcaktimin e institucionit përgjegjës për realizimin e një aktiviteti; ndryshimin dhe/apo buxhetimin aty ku mungon, të kostos financiare për çdo aktivitet; realizimin e gjithë përfshirjes së aktorëve të sistemit të drejtësisë në planifikimin e aktiviteteve”, kërkon ministria në raport.

ARRITJET

Përpos problematikave të konstatuara, raporti i Ministrisë së Drejtësisë konsideron sukses të reformës ngritjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, gjatë muajit dhjetor 2018. Një tjetër arritje është puna e Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, si dhe ndryshimi i pagave të magjistratëve për vitin 2019. /Panorama.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi ditor, 13 Korrik 2025! Ja shenjat më me fat

22:58 : 12/07/2025
SHENDETI

A po ju sëmur kondicioneri? Udhëzues se si të shpëtoni nga dhimbjet e qafës dhe shpinës

22:51 : 12/07/2025
AKTUALITET

“Burrin ma arrestuan”/ Pronarja e bujtinës së shembur në Theth: Ndërtova që të riktheja fëmijët

22:45 : 12/07/2025
BOTA

Putin: Irani të pranojë marrëveshjen bërthamore me Amerikën

22:37 : 12/07/2025
AKTUALITET

“Po i pret turistët me kallash”/ Gazetari: Rama i ka lemerisur të huajt

22:22 : 12/07/2025
SPORT

Asllani larg Interit, dy skuadra të Serie A në gjurmët e mesfushorit kuqezi

22:16 : 12/07/2025
Para

Reformimi i administratës dhe zgjedhjet, Balla mbledh drejtuesit e PS/ Ja porositë

TË GJITHA

Horoskopi ditor, 13 Korrik 2025! Ja shenjat më me fat

22:58 : 12/07/2025

A po ju sëmur kondicioneri? Udhëzues se si të shpëtoni nga dhimbjet e qafës dhe shpinës

22:51 : 12/07/2025

“Burrin ma arrestuan”/ Pronarja e bujtinës së shembur në Theth: Ndërtova që të riktheja fëmijët

22:45 : 12/07/2025

Putin: Irani të pranojë marrëveshjen bërthamore me Amerikën

22:37 : 12/07/2025

“Po i pret turistët me kallash”/ Gazetari: Rama i ka lemerisur të huajt

22:22 : 12/07/2025

Asllani larg Interit, dy skuadra të Serie A në gjurmët e mesfushorit kuqezi

22:16 : 12/07/2025

Teliti: Oligarkët e mëdhenj do kapin Thethin përmes ‘Paketës së Maleve’

21:58 : 12/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com