• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Fjalimi i një syleshi në OKB që nuk çuditi askënd

23:20 : 30/09/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Nëse nuk do e dinin kryeministri i kujt vendi është, padyshim që do e konsideronin si lider me vizion, potencial të madh dhe një emër që do gdhendej diku në të ardhmen në librat e historisë, të atyre botimeve që futesh për mirë dhe nuk del kurrë.

Por fjalimbajtësi në OKB ishte fjalëpambajturi, kryeministri Edi Rama. Ndërsa salla ishte thuajse e boshatisur, ai dha teza të forta dhe vlerësime të pafundme për Shqipërinë, si pararojë e luftës kundër terrorizmit, si e prekur nga rreziku iranian, që bën strategji për Ballkanin Perëndimor, apo jep teza të reja për ngrohjen globale, demokracinë, barazinë gjinore dhe përkrahjen e shtesave të prekshme LGBTI apo të komuniteteve egjiptiane dhe rome.

Aq bukur foli, sa salla ishte gati të shpërthente në të qeshura, por u përmbajt, ndodh që të gjenden përpara liderë që fatkeqësisht përfaqësojnë një komb. Është edhe “patriot” i madh thonë, ose më saktë e artikulojnë Rilindasit e rinj të PS-së këtë tezë.

“E dashur Serbi, Kosova e pavarur është e pakthyeshme, mos jetoni më me historinë por bëni historinë për eten tuaj dhe për botën duke ardhur në realitet. E rëndësishme që Kosova t’i jepet mundësia të bëhet pjesë e organizatave ndërkombëtare ku çdo vend sovran ka të drejtë të marrë pjesë”- tha Rama. Këto fjalë të përzgjedhura, që të rrënqethin “mishin e pjekur në zgarë”, i dëgjoi edhe përfaqësuesja e serbisë.

Lexo edhe:

Horoskopi, 10 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

“Na drejtuan armën në Elbasan”/ Gazetarja Hoxha tregon situatën më të vështirë gjatë punës

Sa bukur foli, sa ndryshe është realiteti. Kryeministri Rama që mban këtë fjalim ishte ideatori që bashkë me Thaçin dhe Vuçiç hartuan planin ogurzi të ndarjes së Kosovës. Është ky lider që homologun Kosovar Ramush Haradinaj e vuri në vështirësi para Merkel dhe Macron duke i kërkuar me imponim që të pranore projektin për të pezulluar përkohësisht taksën 100 % ndaj mallrave serbe që futeshin në Kosovë.

Është po ky lider që me “vëlla” Vuçiçin trazon ujërat e vrullshëm sa herë gjendet në vështirësi politike. Rama është kryeministri që vendosi taksën në rrugën Durrës-Kukës, ku rëndon specifikisht bizneset dhe qytetarët e Ksovës. Patriot burrë ky Rama ynë…!

“Kemi bërë progres për barazinë gjinore dhe kemi planveprime konkrete për grupet vulnerabël, romët, egjiptianët, LGBTI dhe personat me aftësi të kufizuar”. Kjo ishte një tjetër frazë që lëshoi jehonë në atë sallë të përhimtë të OKB-së. Barazinë gjinore Rama e quan të realizuar kër në qeveri ka gjysmën gra e gjysmën burra, ku edhe të përzgjedhurat janë “gjysmëburra” për nga karakteri dhe fjalëhidhura deri në malinjitet ndaj kundërshtareve politik, shprehin urrejtje ndaj atyre që mendojnë ndryshe dhe thurin elozhe deri në çmenduri për liderin e tyre, që e konsiderojnë kryeministrin “Skënderbeu ynë”. Ka plan veprimi për mbrojtjen e komunitetit rom dhe egjiptian…

Ku, si? Plan veprimi për ti shporrur edhe nga barakat sepse do ndërtojnë pallate për klientët olikarkë. Thotë se ka plan për integrimin dhe trajtimin me dinjitet të personave me aftësi të kufizuara. Janë mijëra qytetarë me aftësi ndryshe që nuk gëzojnë asnjë të drejtë, ndërsa familjarëve të tyre shpesh u hiqet edhe pensioni si shoqërues të familjarëve me probleme.

Por ka edhe fraza të tjera që këtu në vendin tonë përbën një habi të madhe, ku realiteti që kalon vendi dhe virtualiteti që ofron qeveria janë vite drite larg. “Po punojmë të kthejmë dukurinë e ikjes së “trurit” në procesin e qarkullimit të “trurit”…. -tha Rama, kushdo që nuk e beson mund të futet tek ERTV dhe ta dëgjojë me qetësi.

Në gjashtë vite që Rama është kryeministër janë larguar rreth 450 mijë shqiptarë, në ëmigracion ilegal, në kërkim të azilit apo me kontrata pune. Kategoria e tretë konsiderohet edhe më problematike, pasi janë mjekë, infermierë, inxhinierë dhe ekonomistë. Pikërisht këtë shtresë Rama e quan “qarkullim truri”, por aq shumë ka qarkulluar duke ikur jashtë vendit, sa të vetmit të mbetur në shumë vende të administratës publike janë :trularët” nga propaganda e Rilindjes, me grada shkencore në mitmarrje.

Ndodh që në atë fjalim të trazojë jetët e vrara të familjarëve të ushtarakëve shqiptarë të rënë në krye të detyrës në misione të ndryshme jashtë vendit. “Shqipëria ka dislokuar trupat e saj në Kosovë, e vende të tjera, me qëllim që të lërë gjurmë në botë. Vetëm muaj më parë dy ushtarë shqiptarë, që ishin pjesë e NATO në Letoni, humbën jetën e tyre, teksa çmontonin eksploziv. Pavarësisht humbjes tragjike, që na rëndon fort, e na ka lënë shenjë në shpirt, Shqipëria ende shpreh vullnetin e saj për të ndërmarrë misione të reja në Irak, për të mbështetur përpjekjet e tij për stabilitet”- tha Rama.

Sot, një ushtarak shqiptar me gradë të mesme paguhet jo më shumë se 60 mijë lekë të reja në muaj, ndërsa një ushtar profesionist nuk i kalon 40 mijë lekë. Në mjaft raste detyrohen të shohin si mundësi shpëtimi misionet jashtë vendit, (pasi paguhen më mirë), të kaqtrajnuar, të kequshqyer dhe mbi të gjitha edhe nën efektin e dhënies së parave nëndorë “shefave të mëdhenj”, për ti fitur emrin në listën e ushtarakëve që do kryejnë misionin e radhës në zonat e luftës.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, 10 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 09/06/2025
AKTUALITET

“Na drejtuan armën në Elbasan”/ Gazetarja Hoxha tregon situatën më të vështirë gjatë punës

22:51 : 09/06/2025
BOTA

Viktor Orban habit me deklaratën: Rusia nuk mund të sulmojë NATO-n, s’është e aftë të mposhtë Ukrainën

22:49 : 09/06/2025
SPORT

Kualifikueset e Botërorit/ Spalletti e mbyll me fitore te Italia, Kroacia dominon me 5 gola Çekinë

22:48 : 09/06/2025
RAJONI

Limaj gati për ta zgjidhur krizën: Nuk kërkojmë poste në qeveri

22:46 : 09/06/2025
AKTUALITET

11 Maji, Sula: Edhe kutitë e Durrësit mund të hapen, votat janë aty

22:45 : 09/06/2025
Para

A kanë këllqe t'a shkarkojnë Metën? Manjani sfidon Rilindjen

TË GJITHA

Horoskopi, 10 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 09/06/2025

“Na drejtuan armën në Elbasan”/ Gazetarja Hoxha tregon situatën më të vështirë gjatë punës

22:51 : 09/06/2025

Viktor Orban habit me deklaratën: Rusia nuk mund të sulmojë NATO-n, s’është e aftë të mposhtë Ukrainën

22:49 : 09/06/2025

Kualifikueset e Botërorit/ Spalletti e mbyll me fitore te Italia, Kroacia dominon me 5 gola Çekinë

22:48 : 09/06/2025

Limaj gati për ta zgjidhur krizën: Nuk kërkojmë poste në qeveri

22:46 : 09/06/2025

11 Maji, Sula: Edhe kutitë e Durrësit mund të hapen, votat janë aty

22:45 : 09/06/2025

Pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, Prokuroria italiane kërkon 36 vite burg për 3 shqiptarët/ EMRAT

22:43 : 09/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com