Kryprokurorja Arta Marku thërret mbledhjen e përgjithshme të prokurorëve për të zgjedhur anëtarin prokuror për KLP-në.
Mbledhja është parashikuar të mbahe më 4 tetor ora 10:00, thuhet në një njoftim zyrtar të prokurorisë.
Në garë për anëtar të KLP-së janë Vladimir Mara dhe Esmerakda Keshi (Cami). Ata garojnë për të zëvendësuar Gentian Osmanin, të shkarkuar nga vetingu.