• Kontakt
Sunday, May 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Moment reflektimi kombëtar/ Basha kujton masakrën e komunistëve ndaj kuksianëve

08:08 : 26/09/2019
në AKTUALITET, POLITIKE

Kreu demokrat Lulzim Basha ka kujtuar 75 vjetorin e masakrës së forcave komuniste ndaj banorëve të Lumës në Buzëmadhe të Kukësit.

Përmes një postimi në rrjet Basha shprehet se ky duhet të jetë moment reflektimi kombëtar.

“75 vjet më parë, në Lëndinën e Kroit të Bardhë, pranë fshatit Buzëmadhe të Lumës u krye njëra nga masakrat që simbolizon më qartë se çdo gjë tjetër luftën vllavrasëse që forcat komuniste konsumuan në Shqipëri përgjatë gjithë periudhës shtator 1943 – nëntor 1944.

Në një akt të pabesë, forcat komuniste mashtruan popullsinë civile të fshatit Buzëmadhe dhe pushkatuan pa gjyq 21 banorë të fshatit, me pretendimin se ata po mbronin Muharrem Bajraktarin. Masakra e Buzëmadhes u krye sipas porosisë politike për të likuiduar çdo rezistencë tjetër që po i bënte ballë pushtimit gjerman dhe që aspironte për një Shqipëri demokratike, duke i hapur rrugën vetëm diktaturës së partisë-shtet, diktaturës së një individi që kishte tmerr nga çdo sprovë zgjedhjesh që mund të vinte në dyshim pushtetin e tij. Në këtë masakër u morën 21 jetë të pafajshme, dhe mbrtën 16 gra të veja e 58 fëmijë jetimë”, shkruan Basha.

Sipas tij, krimi makabër ishte aq i papërtypshëm, saqë në plenumin e Beratit, të nëntorit të 1944-s, vetë udhëheqja politike e autorëve të këtij akti terrorist u detyrua të pranonte se në Lumë ishte tejkaluar politika e terrorit dhe se ishin vrarë njerëz të pafajshëm.

Lexo edhe:

Horoskopi, 18 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Gjesti flet për herë të parë për jetën pas “BBV”, zbulon ç’po ndodh me Eglin

“Por gjithçka ishte propagandë, sepse para Masakrës së Buzëmadhes, daulleve të vëllavrasjes, sipas parimit “të gjithë pushtetin sovjetëve”, forcat komuniste i ranë anekënd Shqipërisë, në Dukat të Vlorës, në Lushnje, në Dumre, në Martanesh, në Starovë, dhe pas kësaj masakre, u vijua njësoj me politikën e terrorit dhe të masakrave, edhe në Mirditë, në Tivar e në të gjithë territorin e Kosovës.

Urimi im sot është që 75-vjetori i Masakrës së Buzëmadhes të shërbejë si një moment reflektimi kombëtar. Në këtë vit jubilar, kur kremtohet 75-vjetori i çlirimit të Shqipërisë nga forcat pushtuese nazi-fashiste, ne duhet të tregohemi në lartësinë e kësaj date dhe të dalim mbi leximin e vjetër bardh e zi të këtij përvjetori”, shkruan Basha.

Në vijim ai thekson se shenjat e politikës së ulët që shfaqet në politikën e sotme të tipit “pushteti jonë është fituar me gjak dhe do të lëshohet vetëm me gjak” flasin për panikun e këtyre qenieve meskine, që s’kanë respekt as për gjakun e të rënëve e as për përvjetorin e çlirimit të vendit.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, 18 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:58 : 17/05/2025
SHOW BIZ

Gjesti flet për herë të parë për jetën pas “BBV”, zbulon ç’po ndodh me Eglin

22:55 : 17/05/2025
SPORT

Gyökeres në krye të garës për Këpucën e Artë, Mbappé dhe Salah në ndjekje

22:54 : 17/05/2025
AKTUALITET

Krime zgjedhore/ SPAK i sekuestron telefonin ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi

22:53 : 17/05/2025
AKTUALITET

Fiken ekranet/ Ndërpritet numërimi i votave tek ‘Parku Olimpik’

22:44 : 17/05/2025
AKTUALITET

Plagosja në Durrës, Policia: I plagosuri jashtë rrezikut për jetën

22:27 : 17/05/2025
Para

Adria Airways vijon ndalimin e fluturimeve/ Apeli për pasagjerët

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Horoskopi, 18 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:58 : 17/05/2025

Gjesti flet për herë të parë për jetën pas “BBV”, zbulon ç’po ndodh me Eglin

22:55 : 17/05/2025

Gyökeres në krye të garës për Këpucën e Artë, Mbappé dhe Salah në ndjekje

22:54 : 17/05/2025

Krime zgjedhore/ SPAK i sekuestron telefonin ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi

22:53 : 17/05/2025

Fiken ekranet/ Ndërpritet numërimi i votave tek ‘Parku Olimpik’

22:44 : 17/05/2025

Plagosja në Durrës, Policia: I plagosuri jashtë rrezikut për jetën

22:27 : 17/05/2025

“Dështoi të bashkojë 4 frontet opozitare”, Xhaferaj rendit arsyet e humbjes së Berishës

22:23 : 17/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com