• Kontakt
Monday, June 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Reforma Zgjedhore, PD nuk njeh komisionin Hajdari-Gjiknuri/ Propozohet ngritja e një strukture me ndërkombëtarë

09:58 : 25/09/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Opozita mbështet zyrtarisht realizimin e reformës zgjedhore, madje propozon ngritjen e një strukture të posaçme për këtë.

Kjo u bë e ditur nga përfaqësuesi i PD-së në tryezën e organizuar nga OSBE për reformën zgjedhore, Ivi Kaso.

“Opozita konsideron se personat që janë subjekt i dosjes 339 dhe 184 janë në kushtet e konfliktit të interesit me zgjedhjet e lira e të ndershme dhe me reformën e vërtetë zgjedhore që ka nevojë vendi.

Për këtë arsye reforma e vërtetë zgjedhore mund dhe duhet të realizohet e zbatohet vetëm nga institucione apo subjekte zgjedhore që kanë vullnet për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme”, tha Kaso në emër të opozitës së bashkuar.

Në qëndrimin e saj zyrtar, opozita nuk e njeh legjitimitetin e Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore.

Lexo edhe:

Tirana “paralizohet” sërish, shkak samiti i SEECP/ Rrugët që bllokohen sot

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

Duke e cilësuar si një organ që nuk përfaqëson vullnetin e qytetarëve, pasi ka dalë nga zgjedhjet e blera me krimin në 20017-ën, qëndrimi i opozitës për mosnjohjen e këtij komisioni është i qartë: “Asnjë Komision që ka në përbërje dhe drejtim individë që duhet të ishin në burg për krime elektorale, nuk gëzon legjitimitetin për realizimin e Reformës Zgjedhore. Asnjë Komision që ka në përbërje dhe drejtim individë që nuk përfaqësojnë opozitën, nuk mund të përcaktojë rregullat për pjesëmarrje në zgjedhje të partive politike opozitare”, thuhet në qendrimin zyrtar të opozitës për reformën zgjedhore.

Propozimi i opozitës për zgjidhjen e këtij problemi është ngritja e një grupi të posaçëm për reformën, që përfaqëson drejt elektoratin shqiptar, në përbërje të të cilit të ketë edhe përfaqësues të partnerëve kryesorë ndërkombëtarë.

“Opozita e Bashkuar propozon që procesi të drejtohet nga një strukturë e përbërë nga përfaqësues të organizmave ndërkombëtarë (OSBE/ODIHR, BE, SHBA, etj.), një përfaqësues i Parlamentit monopartiak dhe një përfaqësues i Opozitës së Bashkuar.

Produkti i dakordësuar nga kjo strukturë, pasi i nënshtrohet konsultimit me publikun, nëpërmjet formave dhe metodave që mundësojnë marrjen e mendimit të qytetarëve, miratohet pa ndryshime”, thuhet në qendrimin zyrtar të opozitës së bashkuar për reformën zgjedhore.

Ky qendrim ka në përbërje 5 çështje kryesore që opozita i shikon si një rrugë e mirë për të zgjidhur problemin e refomës zgjedhore, një nga kushtet kryesore për nisjen e negociatave.

Kaso tha se opozita është gati për të diskutuar ndryshime për ligjin e partive politike, sistemin zgjedhor dhe Kushtetutën. Duhen edhe ndryshime për referendumet.

“Përvec angazhimit për të realizuar reformën zgjedhore përmes një strukture të posaçme ekstraparlamentare, një pikë tjetër e rëndësishme e qendrimit të opozitës është gatishmëria e PD dhe aleatëve të saj për të diskutuar jo thjesht ndryshimin e disa neneve në Kod, por për të bërë një refomë të thellë partiake dhe kushtetuese.

Duke e konsideruar të domosdoshme përfshirjen në hartimin e refomësedhe të grupeve të interesit dhe shoqërisë civile, opozita shprehet qartë për vullnetin e saj për të reformuar sistemin politik përmes 3 ndërhyrjeve madhore.

Opozita e Bashkuar angazhohet për të diskutuar një reformë për ligjin e partive politike, përfshirë transparencën e financimit të tyre dhe fushatave zgjedhore, vendimmarrjen demokratike brenda partive politike, si dhe një sistem zgjedhor që u jep mundësi qytetarëve të shprehen për përfaqësuesit e tyre dhe një reformë kushtetuese që synon forcimin e llogaridhënies dhe kontrollit ndaj pushtetit”, tha Kaso.

Në qendrimin e saj, opozita vë në dukje se reforma zgjedhore përmirëson aspektet teknike të organizimit të zgjedhjeve, por është e pamjaftueshme për garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

“Asnjë Reformë nuk mund të jetë e suksesshme nëse nuk ekziston vullneti politik dhe institucional për të zbatuar ligjet në fuqi. Reformat Zgjedhore marrin kuptim vetëm atëherë kur krimet elektorale të së shkuarës të jenë hetuar në mënyrë profesionale dhe të pavarur dhe autorët e krimeve të jenë përballur me ligjin”, thuhet në qendrimin e opozitës, e cila liston shitblerjen e votës, presionin mbi zgjedhësit në administratën publike, abuzimin me burimet shtetërore, cënimin e sekretit dhe lirirsë së votës, manipulimin e fallsfikimit të rezultatit si çështje që duhen hetuar dhe ndëshkuar nga organet e zbatimit të ligjit.

Opozita thekson në qendrimin e saj se “duhet vullnet politik dhe një mekanizëm konkret të zbatueshëm për të realizuar ndarjen e plotë të politikës nga krimi. Qendrimi i opozitës për reformën zgjedhore përfshin edhe dhënien e garancive për vendimmarrje të drejtëpërdrejtë nga qytetarët, përmes bërjes efektive të Referendumeve.

“Kodi Zgjedhor aktual, i pandryshuar për këtë çështje që nga viti 2000, pamundëson zhvillimin efektiv të Referendumeve. Referendumet janë e vetmja formë që përveç mundësisë për vendimmarrje të drejtëpërdrejtë nga qytetarët për një çështje, garantojnë edhe të drejtën e qytetarëve për të ndikuar drejtëpërdrejtë në politikbërje, nga Qeveria, Parlamenti dhe partitë politike”, thuhet në qendrimin zyrtar të opozitës.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tirana “paralizohet” sërish, shkak samiti i SEECP/ Rrugët që bllokohen sot

08:19 : 16/06/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:14 : 16/06/2025
AKTUALITET

Sot seancë plenare në Kuvend, çfarë do të diskutohet

08:14 : 16/06/2025
AKTUALITET

35-vjeçari tenton t’i japë fund jetës me armë zjarri, dërgohet me urgjencë te Trauma

08:04 : 16/06/2025
AKTUALITET

Temperatura deri në 31°C, parashikimi i motit për ditën e sotme

08:01 : 16/06/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, e hënë, 16 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:07 : 15/06/2025
Para

Birësojnë vajzën 9 vjeçare, tmerrohen kur zbulojnë moshën e vërtetë

TË GJITHA

Tirana “paralizohet” sërish, shkak samiti i SEECP/ Rrugët që bllokohen sot

08:19 : 16/06/2025

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:14 : 16/06/2025

Sot seancë plenare në Kuvend, çfarë do të diskutohet

08:14 : 16/06/2025

35-vjeçari tenton t’i japë fund jetës me armë zjarri, dërgohet me urgjencë te Trauma

08:04 : 16/06/2025

Temperatura deri në 31°C, parashikimi i motit për ditën e sotme

08:01 : 16/06/2025

Horoskopi, e hënë, 16 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:07 : 15/06/2025

Plagoset me Jet Ski turisti belg tek Shëmbi i Kavajës, dërgohet në gjendje kritike te Trauma

22:59 : 15/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com