• Kontakt
Saturday, May 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pas 7 muajsh kërbaç ndaj opozitës, Ambasada e SHBA i jep një “kulaç” Bashës

22:33 : 25/09/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Ambasada e SHBA në Tiranë, përmes një postimi në rrjet, ka bërë një vlerësim për kreun demokrat Lulzim Basha, lidhur me vendimin e opozitës së bashkuar për t’u përfaqësuar në nivel ekspertësh në tryezën e OSBE për Reformën Zgjedhore.

“Përpjekjet e tij demonstrojnë udhëheqësi të vërtetë mbi një çështje thelbësore për forcimin e mëtejshëm të institucioneve demokratike të Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA, referuar kreut demokrat Lulzim Basha.

Por si erdhi ky qëndrim i Ambasadës amerikane ndaj kreut të PD-së?

Prej shkurtit të 2019, kohë kur opozita vendosi të djegë mandatet e deputetëve dhe nisi një seri protestash, diplomat amerikanë dhe europianë, në Tiranë dhe jashtë saj, ushtruan çdo lloj presioni, duke shkuar deri në mesazhe kërcënuese.

Lexo edhe:

Horoskopi, 17 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Pse u largua nga Ferma VIP? Alba zbulon publikisht sekretin e saj dhe Limit

Ndoshta gjuha e përdorur nga ndërkombëtarët ndaj politikanëve në Shqipëri është unikale në llojin e saj, pasi vështirë sot të gjesh një diplomat, pavarësisht kombësisë që ka, që t’i drejtojë gishtin një opozite apo drejtuesve të saj.

Fillimisht opozita u kryqëzua për djegien e mandateve, madje për disa javë me rradhë pati deri diku një izolim ndërkombëtar të saj.

Me nisjen e protestave nisi një tjetër valë presioni, për shkak të incidenteve që krijoheshin në protestë.

Mesazhi i cili pothuajse përsëritej para çdo proteste të opozitës ishte: “Protestat paqësore janë thelbësore për demokraci të shëndetshme dhe e drejta e qytetarëve për t’u mbledhur dhe për të protestuar kundër qeverisë së tyre është themelore. Megjithatë, forca dhe dhuna nuk kanë vend në një proces demokratik. Ne dënojmë dhunën e pranishme gjatë protestave dhe përgjegjësit e saj. Dhuna çoi në plagosje dhe dëmtime të pronës…”.

Në dukje një reagim që dukej sikur synonte rikthimin e qetësisë, në kulmin e një krize politike, për shkak edhe të skandaleve të njëpasnjëshme të qeverisë.
Nëse krahason protestat e ndërmarra nga opozita shqiptare në Tiranë apo qytete të tjera, me protestat në kryeqytetet europiane, ato që organizohen në Shqipëri të duken si “bukë me djathtë” po ti krahasosh bie fjala me protestat në Paris, Athinë, Bukuresht, tre kryeqytete të BE-së.

Në asnjë nga këto kryeqytete nuk është parë ndonjë ambasador, qoftë edhe amerikan, që të reagonte apo të dënonte aktet e dhunës, kur sulmoheshin jo vetëm me molotov, godinat dhe forcat e rendit.

Akte të tilla në protestat në Shqipëri ishin sporadike, të izoluara, ndërsa trajtimi që i bëhej nga diplomatët ishte jo proporcional me atë që realisht ndodhte.
Vështirë se mund të gjesh ndonjë deklaratë të zyrtarëve amerikanë, pavarësisht pozicioneve të tyre që të nominojnë me emra drejtues të opozitës, kandidatë për kryeministra, se do të mbajnë përgjegjësi nëse do të ketë dhunë në protesta.

Të njëjtat paralajmërime u përsëritën edhe para votimeve të 30 qershorit, që në thelb u trajtuan, si një mbështetje ndaj Qeverisë për organizimin e një procesi, për të cilin qoftë amerikanët, qoftë gjermanët, qoftë OSBE apo ODIHR, nuk janë në gjendje të thonë nëse ishte ose jo i ligjshëm, përsa kohë nuk ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese.

Dhe duket se e gjithë kjo situatë, ndryshime kursi ekstreme, ku herë liderët e opozitës trajtohen si liderë të vërtetë, se morën vendime për të çuar tre ekspertë në një tryezë formale të thirrur nga OSBE, dhe në anën tjetër nominohen me emra sikur të jenë banditë apo terroristë, ka sjellë një frymë gjithë e në rritje mosbesuese ndaj Ambasadës së SHBA në Tiranë.

Për të evidentuar këtë mjafton të monitohen komentet që bëhen në rrjet nga qytetarët, pas çdo postimi të Ambasadës.

Ironizmet shkojnë deri atje sa deklaratat apo qëndrimet njehsohen me ato të Rilindjes, qeverisë, apo individëve të veçantë brenda saj.

Lajme të lidhura

SHOW BIZ

Horoskopi, 17 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:55 : 16/05/2025
SHOW BIZ

Pse u largua nga Ferma VIP? Alba zbulon publikisht sekretin e saj dhe Limit

22:52 : 16/05/2025
BOTA

Alarm në Çikago! 11 të burgosur arratisen nga burgu, policia: Janë të armatosur dhe të rrezikshëm

22:51 : 16/05/2025
SPORT

Gattuso drejt lamtumirës me Hajdukun: Ndeshja ndaj Rijekës mund të jetë e fundit

22:45 : 16/05/2025
RAJONI

MPJ Gjermane për DW: Procesi i Berlinit dhe mbështetja për anëtarësimin në BE mbeten prioritete të qarta.

22:40 : 16/05/2025
SHOW BIZ

Largimi i papritur nga Ferma VIP, Lim Hoti zbulon prapaskenat: A ishte Alba arsyeja

22:32 : 16/05/2025
Para

Borchardti, çuni problematik, Ivi dhe Lymi

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Horoskopi, 17 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:55 : 16/05/2025

Pse u largua nga Ferma VIP? Alba zbulon publikisht sekretin e saj dhe Limit

22:52 : 16/05/2025

Alarm në Çikago! 11 të burgosur arratisen nga burgu, policia: Janë të armatosur dhe të rrezikshëm

22:51 : 16/05/2025

Gattuso drejt lamtumirës me Hajdukun: Ndeshja ndaj Rijekës mund të jetë e fundit

22:45 : 16/05/2025

MPJ Gjermane për DW: Procesi i Berlinit dhe mbështetja për anëtarësimin në BE mbeten prioritete të qarta.

22:40 : 16/05/2025

Largimi i papritur nga Ferma VIP, Lim Hoti zbulon prapaskenat: A ishte Alba arsyeja

22:32 : 16/05/2025

100 ditët e para të Trump ishin një dështim ekonomik

22:30 : 16/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com