• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Në pritje të Godosë ose plotësimit të kushteve gjermane

22:17 : 25/09/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Ilir Kalemaj

Lista e gjatë e kushteve e vendosur nga Bundestagu e bën minimalisht të dyshimtë festimin për herë të tretë të negociatave që si “shpata e Damokleut” i rri mbi kokës elitës së Tiranës e cila reformat të cilat i kërkohen i ka degdisur me vakt në “kalendat greke”.

Pesë kushtet e përhershme, u kthyen në shtatë para ca ditësh dhe së fundmi në plot nëntë por që nga nënpikat që përmbajnë duken të paktën nëntëmbëdhjetë. Poshtëruese po të mendosh ku ishte Maqedonia e Veriut një vit më parë dhe i hap pa kushte sot.

Por djalli fshihet në detaje dhe puna nuk është vetëm te numri i kushteve si të ishte një ushtrim i thjeshtë aritmetikor. Në fakt gjasat që të realizohen qoftë dhe gjysma e tyre fshihet në vullnetin kryesisht të qeverisë për të bërë “detyrat e shtëpisë”. Pra jo më gjasme apo retorikë plot patos por mbi të gjitha planveprimi konkret dhe të implementueshëm, me afate të qarta dhe përgjegjësi të ndara. Se në fund të fundit, fushatat bëhen në poezi, por qeverisja është në prozë.

Procedime të shpejta për ata që janë të përfshirë në shit-blerje votash si pikë e parë gjermane reflekton në gërmë dhe në frymë atë që ka kërkuar opozita që në orën e parë të protestave. Pa burg të atyre që shesin dhe blejnë votën si në Pazar të gjësë së gjallë, pa ndëshkim të parasë kriminale të vënë në funksion të deformimit të procesit zgjedhor, pa ndërshkueshmëri të atyre që përdorin administratën publike në favor të një rezultati të njëanshëm elektoral dhe pa rregullim të ligjit për financimin e partive politike, cdo diskutim i mëpasmë për formën dhe llojin e kodit zgjedhor dhe reformën elektorale do të mbetej në hava. Pra nuk do të siguronte mirëbesimin e nevojshëm mes palëve si dhe vullnetin politik bipartizan për një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse.

Lexo edhe:

Nis numërimi i votave preferenciale në Kashar, lejohen vetëm vëzhguesit ndërkombëtarë dhe mediat

Dëmtim “katastrofik” për Jayson Tatum, NBA humbet një ndër yjet kryesorë

Fillimi i procedimeve penale kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve që ngelën në klasë në veting është një pikë tejet interesante për t’ua vërë kufirin te thana pehlivanëve tanë të cilët janë mësuar me hedhje hiri syve dhe me parrullën e vjetër komuniste “ne bëjmë sikur punojmë dhe ata bëjnë sikur paguajnë”.

Se në rastin konkret dikush po paguan vërtet dhe ata që paguajnë duan rezultate konkrete, jo dokrra hini. Çdo krim duhet të marrë ndëshkimin që meriton dhe çdo abuzues i ligjit duhet të përballet deri në fund me të. Parimi “ndiq paranë” duhet të bëhet udhërrëfyes i çdolloj investigimi që do të çonte pas hekurave dhe sekuestrim apo konfiskim pasurie çdo zullumqari që ka shpërdoruar detyrën dhe është përfshirë në korrupsion aktiv apo pasiv.

Rekomandimi i radhës gjerman është luftimi i krimit dhe korrupsionit në të gjitha nivelet e administratës apo me fjalë të tjera dekriminalizim dhe veting i saj në linjë me propozimin e hershëm të opozitës dhe që i shërben shëndoshjes së shtetit të së drejtës.

Ndoshta pika më e rëndësishme që konteston zgjedhjet e njëanshme lokale të 30 qershorit dhe lë hapur një marrëveshje kompromisi të imponuar nga jashtë është ajo për kushtetueshmërinë e zgjedhjeve për të cilat duhet të shprehet Gjykata Kushtetuese. Kjo e fundit duhet të konstituohet një orë dhe më parë, bashkë me Gjykatën e Lartë dhe SPAK-un si dhe Byronë e Hetimeve.

Kjo do të rikthente balancën e pushteteve dhe kufizonte arbitraritetin e ekzekutivit që ka dalë nga shina, si dhe do të rikthente parashikueshmërinë si prerogativë e rëndësishme e shtetit të së drejtës dhe funksionalitetit të institucioneve.

Sikundër ka shpjeguar bindshëm Eric Hoffer: “kur një Stalin apo Hitler mund të parashikojnë të ardhmen sepse kanë fuqi t’i kthejnë në realitet parashikimet, jeta e qytetarit mesatar kthehet në të paparashikueshme. Me parashikueshmërinë ndodh e njëjta gjë sikundër me motin: ka aq shumë në shoqëri deri në momentin që një person akumulon shumicën dhe lë pakogjë për të tjerët”.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nis numërimi i votave preferenciale në Kashar, lejohen vetëm vëzhguesit ndërkombëtarë dhe mediat

17:59 : 15/05/2025
SPORT

Dëmtim “katastrofik” për Jayson Tatum, NBA humbet një ndër yjet kryesorë

17:45 : 15/05/2025
AKTUALITET

Premtimet boshe të Ramës! Antonio Costa nuk ka një datë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

17:39 : 15/05/2025
AKTUALITET

Celibashi shkon për monitorim! ‘Kapen’ shuma parash në një makinë brenda rrethimit ku numërohen votat

17:39 : 15/05/2025
AKTUALITET

PAMJET/ Tirana në “shtetrrethim”, boshatisen rrugët

17:26 : 15/05/2025
AKTUALITET

“Mandati i dytë nuk lëviz” / Shehaj: Ja pse nuk mund të bënim koalicion me partitë e reja

17:21 : 15/05/2025
Para

Berisha: Si SHISH ndihmoi Agron Xhafajn

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Nis numërimi i votave preferenciale në Kashar, lejohen vetëm vëzhguesit ndërkombëtarë dhe mediat

17:59 : 15/05/2025

Dëmtim “katastrofik” për Jayson Tatum, NBA humbet një ndër yjet kryesorë

17:45 : 15/05/2025

Premtimet boshe të Ramës! Antonio Costa nuk ka një datë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

17:39 : 15/05/2025

Celibashi shkon për monitorim! ‘Kapen’ shuma parash në një makinë brenda rrethimit ku numërohen votat

17:39 : 15/05/2025

PAMJET/ Tirana në “shtetrrethim”, boshatisen rrugët

17:26 : 15/05/2025

“Mandati i dytë nuk lëviz” / Shehaj: Ja pse nuk mund të bënim koalicion me partitë e reja

17:21 : 15/05/2025

Finalja e Europa League/ 80 mijë tifozë udhëtojnë në Bilbao, çmimet e hoteleve rriten me 900%

17:17 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com