Kreu demokrat Lulzim Basha ka vizituar banesat, që rezultojnë më të prekura nga tërmeti i tre ditëve më parë.
Në një postim në rrjet, Basha shkruan se banorët kanë nevojë për mbështetje dhe jo propagandë!
“Kërkojmë urgjentisht:
• Të bëhet evidentimi dhe transparenca e dëmeve për çdo banesë dhe biznes.
• Të caktohet dhe shpallet publikisht fondi i posaçëm i buxhetit për riparimin e banesave të prekura.
• Të pezullohen pagesat e ujit dhe energjisë për familjet e dëmtuara, deri në stabilizimin e gjendjes.
• Pezullimin e taksës së pronës deri në rikuperimin e dëmeve të shkaktuara.
• Mbështetje me kredi të buta për bizneset që kanë pësuar dëmtime nga tërmeti”, shkruan Basha në një posim në rrjet